Këshilli i Komunës së Gostivarit miratoi Programin Zhvillimor për vitin 2024

Këshilli i Komunës së Gostivarit gjatë ditës së sotme miratoi Programin Zhvillimor të Departamentit për Zhvillim Ekonomik Lokal pranë Komunës së Gostivarit.

Vlera totale e Programit zhvillimor kap 539,376,578.00 denarë, dhe përfshin investime në shumë fusha të ndryshe, me theks në veçantë në investimet në rrugët e qytetit.

Rrugët që pritet të rikonstruktohen gjatë vitit 2024 është rruga Beliçica, rikonstruktimi i Bulevarit “Goce Delçev” rrethrotullimi nga Shtëpia e Kulturës deri te stacioni i autobusëve, rikonstruktimi i rrugës “Ilindenska” nga ish-Mulliri deri në daljen në rrugën magjistrale – autostradën Gostivar – Tetovë, rikonstruktimi i rrugës APJ, nga Qendra deri në Bulevardin Braqa Gjinoski, riikonstruktimi dhe asfaltimi i rrugës në Lagjen Lajthia, rehabilitimi dhe asfaltimi i rrugës ekzistuese në lagjen Hekurudha, rRekonstruimi dhe asfaltimi i rrugës Borçe Jovanoski (qendër), rekonstruimi dhe asfaltimi i rrugës Leningradska, rehabilitimi i rrugës ekzistuese Drage Todoroski – lagja Lajthia, asfaltimi i rrugës së re të proјektuar në zonën e 7, Rehabilitimi i rrugës ekzistuese Gavre Lazareski, ikonstruim i trotuarëve dhe asfaltim i rr. Ivo Lola Ribar deri te rr. Beliçica, rikonstruim i rr. Pançe Poposki (prej rr. Beliçica deri në lidhje me rr. Strahinja Simonoski).

Këto janë disa nga rrugët që pritet të rikonstrohen gjatë vitit 2024 dhe përveç pjesës së qytetit, në Program janë paraparë rekonstrium të rrugëve që përfshin gjithë territorin e komunës.