Skip to content
.:
Komuna e Gostivarit
Vendosen shtylla mbrojtëse në trotuaret e rrugëve të qytetit të Gostivarit
22_06_2013_shtylla_trotuare_(1).JPGGostivar, 22 Qershor 2013

Me qëllim të rritjes së sigurisë gjatë lëvizjes së këmbësorëve dhe mos parkimit të veturave mbi trotuare, në rrugët në pjesën qendrore të qytetit të Gostivarit janë vendosur shtylla mbrojtëse prej betoni. Janë vendosur mbi 200 copë shtylla, me gjatësi mbi 400 metra. Vlera e projektit është afër dhjetë mijë euro dhe financohet me mjete të Komunës së Gostivarit.
Lexo më shumë...
 
Kryetari Nevzat Bejta përmbylli vizitën disaditore në Turqi
bashshehri_20_06_2013_(1).jpgStamboll, 20 Qershor 2013

Vizitën disaditore në Republikën e Turqisë, Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta e përmbylli me takimet me kryetarin e Komunës Bahçeshehir, Mevlut Ujsal, me Sekretarin Gjeneral të Komunës Byjykshehir të Stambollit, Ibrahim Kapaklikaja dhe me Sekretarin Gjeneral të Unionit Botëror të Komunave Turke, Mustafa Bashkurt.
Lexo më shumë...
 
Regjimi i komunikacionit në rrugën “Vëllezërit Gjonsoki”, rruga bëhet njëkahëshe
19_06_2013_rruga_(3).JPGGostivar, 19 Qershor 2013

Nga dita e nesërme regjimi i komunikacionit në rrugën “Vëllezërit Gjonski”, nga udhëkryqi në rrugën e “Dibrës”, deri në rrugën “Major Çede Filiposki”, do të zhvillohet vetëm në një drejtim.

Deri më tani veturat në këtë rrugë kanë lëvizur në të dyja drejtimet, mirëpo për shkak të kaosit dhe ngarkesës së madhe, nga Departamenti i Komunikacionit në Komunën e Gostivarit, vendosen që këtë rrugë ta bëjnë njëkahëshe – njëdrejtimësh.
Lexo më shumë...
 
Kryetari Nevzat Bejta vizitoi shoqatën e Gostivarasve në Stamboll
shoqata_gostivari_19_06_2013_(1).JPGStamboll, 19 Qershor 2013

Gjatë vizitës në Republikën e Turqisë, Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta realizoi një takim me Shoqatën Gostivarase për Kulturë dhe Solidaritet në Alibejkoj, ku u i pranishëm ishte edhe deputeti në Parlamentin turk Gjylaj Dajlan i cili është me prejardhje nga Gostivari.
Lexo më shumë...
 
U aprovua vendimi për themelimin e Shkollës së Mesme të Medicinës dhe për shkollën e Forinës
Gostivar, 12 Qershor 2013

Këshilli i Komunës së Gostivarit mbajti Seancën e tretë të radhës me 35 pika të rendit të ditës. Me shumicë votash u aprovua propozim vendim për themelimin e Shkollës së Mesme Komunale të Medicinës, si dhe propozim aktvendim për formimin e Komisioni për të kryer përgatitjet për fillimin e punës së Shkollës Fillore në fshatin Forinë.

12_06_2013_seanca_III_(10).JPG

Lexo më shumë...
 
Kryetari Nevzat Bejta për vizitë zyrtare në Turqi
15_06_2013_bejta_turqi_(1).JPG Komuna e Gostivarit nder themelueset e Asociacionit ndërkombëtar të përfaqësuesve territorial

Stamboll, 15 Qershor 2013


Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta këto ditë është duke qëndruar në Republikën e Turqisë me ftesë të Asociacionit të qeveritarëve turk. Në kuadër të vizitës së tij, pas nënshkrimit solemn të deklaratës për themelim të Asociacionit ndërkombëtar të përfaqësuesve territorial të shteteve, Kryetari i komunës së Gostivarit pati takim zyrtar me Ministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë Muammer Guler në rezidencën e tij.
Lexo më shumë...
 
Asfaltohen dy krahët e rrugës në afërsi të Gjyqit në Gostivar
11_06_2013_rruga_gjyqi (1).JPGGostivar, 11 Qershor 2013

U promovua asfaltimi i dy krahëve të rrugës në Bulevardin “Vëllezërit Gjinoski”, në afërsi të Gjyqit në Gostivar.

Punët janë kryer në afatin e paraparë dhe janë bërë sipas standardeve të cilët kërkohen, e jo si më herët kur rrugët gërvishteshin dhe shtrohej i njëjti asfalt.
Lexo më shumë...
 
<< Fillim < Mëparshme 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 Vijuesi > Fundi >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1085
Content View Hits : 2343618