Skip to content
.:
Komuna e Gostivarit
Hyrja e komunës shtrohet me kalldërm nga Italia

Kallderma 17 07 2013 1Gostivar, 18 Korrik 2013

Kanë filluar punët për rregullimin e hyrjes së Komunës së Gostivarit. 

Mbi 100 metra katror hapësirë do të shtrohen me kalldërm (gur) italian të llojit “Porfido”. 

Ky donacion vjen nga një kompani nga Italia e që kushton 10 mijë euro.

Shërbimi për Informim

 

Lexo më shumë...
 
Nga data 24 e deri me 27 Korrik në Gostivar do mbahet manifestimi kulturor “Gosfest”

16 07 2013 gosfest 2Gostivar, 16 Korrik 2013

Nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, për herë të parë në Gostivar do të mbahet Java Kulturore “Gosfest”.

Manifestimi do të mbahet nga data 24 e deri me 27 Korrik me fillim në ora 22:00, dhe për katër ditë manifestimi do të mbahet në Amfiteatrin e parkut të qytetit dhe në sheshin e qytetit në Gostivar.

Pjesëmarrës në këtë manifestim do të jenë mbi 200 artist nga gjashtë organizata joqeveritare nga Gostivari.

Argjent Farizi nga Këshilli Artistik tha se ky manifestim organizohet për të respektuar përcaktimet programore të kryetarit Nevzat Bejta për përkrahje të kulturës dhe promovim të shoqatave kulturore lokale.

Lexo më shumë...
 
300 mijë euro do investohen në shkollën “Bashkimi” në Gostivar

16 07 2013 shkolla bashkimi 12Gostivar, 16 Korrik 2013

Në shkollën fillore “Bashkimi” në Gostivar, nga java e kaluar ka filluar implementimi dhe zbatimi i projektit për modernizimin e arsimit që do zhvillohet në dy faza.

Me këtë investim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Bankës Botërore, dukshëm do përmirësohen kushtet në këtë shkollë nga fillimi vitit të ri shkollor, thotë drejtori i shkollës fillore “Bashkimi”, Mersel Sadiku.

Lexo më shumë...
 
Filluan punët për hapjen e rrugës që lidh rrugën e “Dibrës” me “18 Nëntorin”

15 07 2013 hapja e rruges 10Gostivar, 15 Korrik 2013

Për herë të parë në terren filluan punët për hapjen e rrugës “Llazar Llazarevski”, e cila do të lidh rrugën e “Dibrës” me rrugën “18 Nëntori”. Hapja e rrugës vjen pas kërkesës së vetë banorëve, drejtuar komunës së Gostivarit. Në terren për të parë nga afër fillimin e punëve, doli edhe vetë kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe bashkëpunëtoret e tij. Ai tha se bëhet fjalë për një projekt të madh që kushton mbi 200 mijë euro dhe me hapjen e rrugës do përfitojnë banorët që jetojnë në këtë lagje.

Lexo më shumë...
 
Lajmërim

Gostivar, 15 Korrik 2013

Lajmërohen qytetarët e Gostivarit, se me datë 17.07.2013, e Mërkurë me fillim në ora 13:00, në Sallën e Komunës së Gostivarit, nga Agjencia për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural do të mbahet takim pune, ku drejtpërsëdrejti do njoftohen qytetarët e interesuar për programet që i ofron Agjencia

Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal

 
Homazhe te varrezat e dëshmorëve të Flamurit, të 9 Korrikut të vitit 1997

09 07 2013 9 korriku 4Gostivar, 9 Korrik 2013

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, Ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi, të shoqëruar edhe nga Kryetari i Këshillit, Nasir Musliu, bën homazhe te varrezat e dëshmorëve të Flamurit, të 9-të Korrikut të vitit 1997.

Homazhet nisen në varrin e dëshmorit, Dr. Shpend Iseini në fshatin Forinë dhe më pas në varrin e dëshmorit, Nazmi Saliu në fshatin Turçan i Vogël.

Në fshatin Dobërdoll, në organizim të Komunës së Vrapçishtit, është bërë homazhe në varrin e dëshmorit, Milaim Dauti.

Lexo më shumë...
 
Bejta: Humbësit e zgjedhjeve vazhdojnë me manipulime dhe mashtrime

12 07 2013 banjice 6Gostivar, 12 Korrik 2013

Manipulim me qytetarët dhe marketing politik janë akuzat e partisë humbëse të zgjedhjeve lokale në Gostivar, lidhur me rritjen e çmimit të ujit, tha Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. Ai tha se humbësit e zgjedhjeve vazhdojnë me po të njëjtin mashtrim dhe manipulim ndaj qytetarëve, për interesat e veta personale.

Kryetari Bejta tha se rritja e çmimit të ujit është rekomandim nga KFW Banka gjermane.
“Ata mundojnë të bëjnë marketing politik. Ne dallohemi prej tjerëve, ne nuk bëjmë marketing politik. Ata e dinë të vërtetën, por nuk e thonë të vërtetën. Mundojnë ti manipulojnë qytetarët ashtu siç i manipuluan gjatë kate viteve të shkuara, ashtu siç i manipuluan edhe gjatë aktiviteteve parazgjedhore. E vërteta del në sipërfaqe se kush çka ka bërë për qytetarët. Gostivari përsëri mbetët me çmim më të ulët për dallim prej qyteteve më të mëdha në Maqedoni”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Lexo më shumë...
 
<< Fillim < Mëparshme 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 Vijuesi > Fundi >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1095
Content View Hits : 2522725