Skip to content
.:
Komuna e Gostivarit
Kryetari Bejta takoi delegacionet nga Komunat Stari Grad dhe Smolen

Gostivar, me 29 Qershor – 2017Kryetari Bejta takoi delegacionet nga Komunat Stari Grad dhe Smolen  7

Manifestimin për Ditën e Komunës së Gostivarit, 29 Qershorin, me praninë e tyre e kanë madhëruar edhe delegacionet nga Komuna e Smolenit (Republika e Bullgarisë) dhe Komuna e Stari Gradit (Sarajevë), me të cilat Komuna e Gostivarit ka nënshkruar aktin e binjakëzimit.

Gjatë qëndrimit të Gostivar, delegacionet u pritën nga Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta.

Fillimisht, Kryetari Bejta takoi delegacionin nga Komuna e Smolenit në përbërje: Ivan Todorov Peykov, Yordan Shtonov Shtonov, Mariana Milcheva Ivanova dhe Anastasiya Ivanova Staykova.

Lexo më shumë...
 
“Gostivar Future Music Festival”, solli në skenë këngëtarët e rinj Gostivaras

Gostivar, me 29 Qershor – 2017Gostivar Future Music Festival solli në skenë këngëtarët e rinj Gostivaras  4

Dita e Komunës së Gostivarit, 29 Qershori po kalon në frymën e aktiviteteve të shumta festive. Aktiviteti i radhës ishte manifestimi kulturor “Gostivar Future Music Festival”, që organizohet nga Këshilli Rinor dhe me mbështetje financiare nga Komuna e Gostivarit.

“E dashura Rini e Gostivarit, mirëmbrëma dhe mirë se takohemi edhe këtë vit në sheshin e bukur të qytetit të Gostivarit. Sonte nuk jam këtu për të mbajtur fjalim, as Ju nuk jeni këtu për të më dëgjuar mua, por kemi ardhur që të ndjekim artistët e rinj të qyteti të Gostivarit. Ne bashkë, aq sa kemi mundur i kemi përkrahur deri tani, dhe aq sa mundemi së bashku do të vazhdojmë t’i përkrahim edhe në të ardhmen. Ju dëshiroj disponim të këndshëm dhe uroj të kaloni sa më bukur. Natën e mirë dhe mirë u takofshim vitin e ardhshëm”, tha Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta para të rinjve të tubuar në sheshin e qytetit në Gostivar.

Lexo më shumë...
 
Vlerësohet puna e Shoqërisë Kulturore Artistike – SHKA “Jahi Hasani

Gostivar, me 28 Qershor – 2017Vlerësohet puna e Shoqërisë Kulturore Artistike  SHKA Jahi Hasani 6

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta priti në kabinetin e tij një delegacion të Shoqërisë Kulturore Artistike – SHKA “Jahi Hasani, të kryesuar nga kryetari, z. Zani Memedi.

Me këtë rast, në Ditën e Komunës së Gostivarit, Kryetari Bejta ndahu mirënjohje për këtë Shoqëri për sukseset e arritura në prezantimin e kulturës, dokeve dhe traditës së anës së Gostivarit brenda dhe jashtë kufijve të shtetit.

Puna e juaj, tha kryetari Bejta, meriton çdo respekt pasi paraqet punën dhe përkushtimin e një ambasadori të mirëfillit të rajonit të Gostivarit dhe me gjerë, në skenat brenda dhe jashtë shtetit.

Lexo më shumë...
 
Mirënjohje për Shoqatën e Artistëve të Artit Figurativ “Draudacum”

Gostivar, me 28 Qershor – 2017Mirënjohje për Shoqatën e Artistëve të Artit Figurativ Draudacum 1

Me rastin e Ditës së Komunës së Gostivarit, 29 Qershorit, Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta priti në takim një delegacion të Shoqatës së Artistëve të Artit Figurativ “Draudacum”, ku të pranishëm ishin edhe pjesëmarrësit e Kolonisë Artistike
“Gostivari – 2017”.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta ndahu mirënjohje për drejtuesit e kësaj shoqate, me motivacionin për kontribut dhe avancim të jetës Kulturore dhe Artistike në qytetin e Gostivarit.

Lexo më shumë...
 
U bë hapja solemne e Ekspozitës Internacionale “Gostivari – 2017”

Gostivar, me 27 Qershor – 2017U bë hapja solemne e Ekspozitës Internacionale Gostivari  2017 1

Sonte në qytetin e Gostivarit, solemnisht u bë hapja e Ekspozitës Internacionale “Gostivari – 2017”, që organizohet me rastin e Ditës së Komunës së Gostivarit, 29 Qershorit nga Shoqata e Artistëve Figurativ të Maqedonisë “Draudacum” dhe me përprahje nga Komuna dhe Ministria e Kulturës.

Në fjalimin e tij, Kryetari Bejta vuri në dukje që: “Mbështetja nga Komuna e Gostivarit do të vazhdon edhe në të ardhmen për aktivitetet kulturore, dhe me theks të veçantë aktivitetet nga sfera e Artit Figurativ.

“Arti në historinë e njerëzimit ka luajtur rol të rëndësishëm në përparimin shoqëror dhe zhvillimin kulturor. Kur më pyesin se përse Gostivari qyteti i Gostivarit është qyteti më i bukur, unë u përgjigjem ngqë në Gostivar tani e 12 vite vijnë artistë nga gjithë Bota”, tha Bejta, duke uruar që artistët pjesëmarrës ditët në vijim të kalojnë sa më bukur në qytetin dhe me qytetarët e Gostivarit.

Lexo më shumë...
 
Me rastin e Ditës së Komunës së Gostivarit, u ndanë mirënjohje për nxënësit shembullor

Gostivar, me 28 Qershor – 2017Me rastin e Ditës së Komunës së Gostivarit u ndanë mirënjohje për nxënësit shembullor  12

Me rastin e Ditës së Komunës së Gostivarit, 29 Qershorit, Komuna e Gostivarit ndau mirënjohje për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme që u shpallën nxënës gjenerate, si dhe nxënësit të gjitha komuniteteve që fituan vendet e para në gara të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

“Me rastin e Ditës së Komunës, vendosëm që të ndajmë mirënjohje për nxënësit e dalluar me sukseset e tyre. Në mesin tonë kemi nxënës gjenerate, nxënës që morën çmime të para në gara lokale, regjionale, nacionale dhe ndërkombëtare. Numri i tyre është gati 130 dhe kjo tregon që një pjesë e madhe e nxënësve të qytetit dhe vendbanimeve tona kanë treguar suksese të mëdha. Kjo na bën që të krenohemi të gjithë Ne”, tha Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta gjatë ceremonisë së mbajtur në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit.

Lexo më shumë...
 
Në shkollat e mesme publike të Komunës së Gostivarit, më 28 dhe 29 qershor do të realizohet afati i parë i paraqitjes dhe regjistrimit në afatin regjistrues të qershorit

Gostivar, me 27 Qershor – 2017Regjistrimet Afati i Qershorit

Në shkollat e mesme publike në Komunën e Gostivarit, të mërkurën dhe të enjten (28 dhe 29 qershor) do të realizohet afati i parë i paraqitjes dhe regjistrimit në afatin regjistrues të qershorit.
Rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të shpallen më 30 qershor.
Testimi kualifikues do të organizohet në shkollat për arsim të mesëm më 3 korrik, ndërkaq rezultatet do të shpallen më 4 korrik.

Dokumentet e nevojshme për paraqitje dhe kriteret dhe kushtet janë përmbajtur në Konkursin të cilin Ministria e Arsimit dhe Shkencës e shpalli në fund të marsit dhe është vendosur në ueb-faqen e saj (www.mon.gov.mk).

Lexo më shumë...
 
<< Fillim < Mëparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vijuesi > Fundi >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1068
Content View Hits : 2251656