Skip to content
.:
Komuna e Gostivarit
Thellohet bashkëpunimi mes Komunës së Gostivarit dhe Komunës Ejup (Eyup) të Republikës së Turqisë

Gostivar, me 20 Prill – 2017Thellohet bashkëpunimi mes Komunës së Gostivarit dhe Komunës Ejup Eyup të Republikës së Turqisë 6

Një delegacion nga Komuna Ejup (Eyup), e Republikës së Turqisë, i kryesuar nga Ahmet Tufekçi nënkryetar i kësaj komune, qëndroi për vizitë në Komunën e Gostivarit dhe u takua me kryetari e Komunës, Nevzat Bejta.

Në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit mes dy komunave dhe në këtë drejtim u shqyrtuar mundësia e binjakëzimit, projekti për ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatin Banjicë të epërme si dhe organizimi i iftarit tradicional në qytetin e Gostivarit.

“Projekti për kanalizimin fekal në fshatin Banjicë e Epërme ekziston, por për shkak se ka kosto të lartë financiare është mirë që të shqyrtoni mundësitë që si Komunë të mund të ndihmoni në realizimin e këtij projekti me vlerë rreth 700 mijë euro”, dhe mes tjerash kryetari Bejta.

Lexo më shumë...
 
Komuna e Gostivarit jep sqarim për mungesën e kuadrove për trajtimin e fëmijëve me autizëm

Gostivar, me 18 Prill – 2017Komuna e Gostivarit

Mungesa e kuadrove profesionale respektivisht mësimdhënësve për trajtimin e fëmijëve me autizëm është evidente dhe pamundëson plotësimin e vendeve të punës në institucionet edukative, respektivisht çerdhet publike të qytetit.

Në disa institucione edukativo – arsimore është arritur të merret pëlqim nga institucionet gjegjëse, mirëpo me konkursin e publikuar nuk është arritur të plotësohen vendet e hapura të punës për shkak të mungesës së kuadrove të specializuara për këtë drejtim.

Rast eklatant ishte konkursi i hapur në shkollën e mesme teknike komunale ku në konkursin e hapur për vendin e lirë nuk u paraqit asnjë kuadër i kualifikuar për fëmijët me autizëm.

Mungesën e kuadrit të tillë nëpër institucionet edukativo – arsimore e kemi të evidentuar dhe punojmë për plotësimin e vendeve të punës.

Lexo më shumë...
 
Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional “Mirë se erdhe o Resulall-llah”

Gostivar, me 18 Prill – 2017Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional Mirë se erdhe o Resulall-llah 7

Në organizim të Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar dhe me mbështetje financiare nga Komuna e Gostivarit, javës që lamë pas organizoi manifestimin tradicional me rastin e ditëlindjes së profetit Muhamedit, ditë kjo që paraqet një ngjarje të madhe për besimtarët e Botës Islame.

I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe kryetarit Nevzat Bejta i cili në prononcimin për mediat shprehu respekt dhe falënderim për Muftininë e qytetit me rastin e organizimit për ditëlindjen e profetit Muhamed.

“Muhamedi është drita e pashuar e njerëzisë. Me ardhjen e Muhamedit, shoqërisë në gjithë Botën i erdhi paqja. Ne si Komunë edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të përkrahim organizimin e mevludit për ditëlindjen e profetit tonë, sepse Muhamedi a.s shoqërinë e shpiu përpara drejt rrugës së njerëzisë dhe besoj që të gjithë ata që do ta ndjekin rrugën e njerëzisë do të gjejnë drejtësi në këtë Botë dhe Botën tjetër”, tha mes tjerash kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.
Me këtë rast, muftiu i Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, Shaqir ef Fetahu vuri në dukje që ishte kënaqësi të përjetohet ky manifestim i jashtëzakonshëm me të gjitha ngjyrat e aktiviteteve të realizuara në suaza të këtij evenimenti.

Lexo më shumë...
 
Bëhet furnizim në veshmbathje për punonjësit e Ndërmarrjeve Publike Komunale të Komunës së Gostivarit

Gostivar, me 14 Prill – 2017Bëhet furnizim në veshmbathje për punonjësit e Ndërmarrjeve Publike Komunale të Komunës së Gostivarit 1

Ndërmarrjet Publike Komunale “Komunalec”, dhe “Parkingje dhe Gjelbërim”, në Komunën e Gostivarit, kanë vijuar furnizimin me veshmbathje pune për punonjësit e tyre.

Furnizimi i fundit është bërë këto ditë nga sipërmarrja “HTZ”, ndërsa vlera totale e furnizimit është 1.200.000 denarë, respektivisht rreth 20 mijë euro.
Furnizimi është realizuar për vitin kalendarik 2017 dhe përmban veshje dhe këpucë me dedikim.

Brenda kohës, Ndërmarrja Publike Komunale “Komunalec”, për nevojat e veta për punë në terren është furnizuar me automjet të markës “Izuzu” 4 x 4. Vlera e automjetit është 1.506.860 denarë ose rreth 25 mijë euro.

Lexo më shumë...
 
NJOFTIM

Gostivar , 12 Prill 2017

Të nderuar qytetarë të Gostivarit,
Kam nderin t’ju bëj me dije se ditën e enjte, me fillim në ora 14:00, do të bëhet inaugurimi i urës dhe rrugës së re ”101” në qytetin e Gostivarit.
Të gjithë jeni të mirëseardhur në këtë eveniment që e organizojmë për të përuruar një ndër projektet jetike për qytetin dhe qytetarët e Gostivarit.
Me respekt, 


Nevzat Bejta
Kryetari i Komunës së Gostivarit

Lexo më shumë...
 
U inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga që lidh dy pjesët e qytetit të Gostivarit

Gostivar, me 13 Prill – 2017U inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga që lidh dy pjesët e qytetit të Gostivarit 13

Në prani të qindra qytetarëve të Gostivarit, mysafirëve dhe delegacionit të udhëhequr nga kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta të enjten u inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga e re e hapur që lidh dy pjesët e qytetit.

Në fjalimin e tij para qytetarëve të pranishëm, kryetari z. Nevzat Bejta u shpreh që: “Sot është një ditë e veçantë për mua si kryetar komune, administratën komunale dhe qytetarët e Gostivarit, sepse përurojmë një projekt të shumëpritur dhe me rëndësi të veçantë për qytetarët e Gostivarit”.

Lexo më shumë...
 
Kryetari Bejta priti një delegacion të komunitetit Romë me rastin e ditës ndërkombëtare të tyre

Gostivar, me 8 Prill – 2017Kryetari Bejta priti një delegacion të komunitetit Romë me rastin e ditës ndërkombëtare të tyre  9

Me rastin e ditës ndërkombëtare të Romëve, 8 Prilli, kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, priti në kabinetin e tij një delegacion të komunitetit Romë të kryesuar nga këshilltari komunal, Kashmir Saliu.

“Sot pata nderin që në kabinetin tim të takoi përfaqësuesit e komunitetit Romë së bashku me këshilltarin nga radhët e këtij komuniteti, Kashmir Saliu, me rastin e ditës botërore të Romëve. Sot është 8 Prilli, festa më e madhe e komunitetit Romë. Për mua si kryetar dhe administratën e Komunës së Gostivarit, ishte kënaqësi që të takoi delegacionin e komunitetit Romë. Kjo ditë për komunitetin Romë dhe qytetarët e Gostivarit është një ditë e veçantë. Për të dytin vit me radhë, kemi krijuar traditë që pjesëtarët e komunitetit Romë të vendosin para shtyllave të objektit të Komunës, flamurin e tyre nacional. Në rrugët kryesore të qytetit, po ashtu, vendoset flamuri i tyre, dhe me këtë të gjithë ne e kuptojmë që sot është dita ndërkombëtare e Romëve”, tha kryetari Bejta pas takimit.

Lexo më shumë...
 
<< Fillim < Mëparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vijuesi > Fundi >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1085
Content View Hits : 2343593