Skip to content
.:
Komuna e Gostivarit
FTESË

Gostivar , 3 Tetorë 2016images 1

Të nderuar,

Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni-Shqipëri 2014-2020, më datë 16 Shtator 2016, u shpall Thirrja e Parë për projekt propozime. Kjo thirrje shpallet për tri Prioritete Tematike të programit, konkretisht:

· nxitja e turizmit, kulturës dhe trashëgimisë natyrore
· rritja e konkurrencës, biznesit, tregtisë dhe investimeve
· mbrojtja e mjedisit, nxitja e përshtatjes dhe lehtësimit ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut
Thirrja do të qëndrojë e hapur deri më datë 1 Nëntor 2016. Buxheti në total i saj është 2,890,000 (EUR).

                                                                           F T E S Ë
Në lidhje me hapjen e kësaj Thirrje, do të organizohen ditët informuese,
Ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin informues në Komunën e Gostivarit.
Në komunën e Gostivarit sesioni informues do të mbahet më datë 05 Tetor 2016 ( E Mërkurë) në Sallën e Këshillit Komunal, me fillim në ora 14.30.

Lexo më shumë...
 
Inaugurohen terrenet sportive në qytetin e Gostivarit, Bejta: Çdo vendbanim do ta bëjmë me terrene sportive

Gostivar, me 30 Shtator – 2016Inaugurohen terrenet sportive në qytetin e Gostivarit 4

Investimet e filluara brenda vitit në Komunën e Gostivarit, janë në përfundim e sipër. Këto ditë përfunduan punimet për rrethimin dhe rregullimin e dy terreneve sportive brenda qytetit të Gostivarit, njëra në lagjen “Hekurudha”, dhe tjetra në lagjen “Kej i Vardarit”, tek blloku i banesave kolektive.

Në inaugurimin e terrenit sportiv në lagjen “Hekurudha”, ishte kryetari i Komunës, z. Nevzat Bejta me bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast, kryetari Bejta tha që si në mandatin e parë ashtu edhe në mandatin e dytë është investuar në ndërtimin e shumë terreneve sportive. Nga viti 2013 dhe deri tash, tha kryetari Bejta, janë ndërtuar dhe rinovuar 9 terrene sportive nëpër qytet, shkolla dhe fshatra.

Lexo më shumë...
 
Takohen tregtarët nga Gostivari dhe Kosova, Bejta: Mbështesim bashkëpunimin mes tyre

Gostivar, me 29 Shtator – 2016Takohen tregtarët nga Gostivari dhe Kosova 3

Në qytetin e Gostivarit u realizua takimi i punës mes biznesmenëve nga Kosova (Dragash dhe Shtërpcë) dhe atyre nga Gostivari.

Organizimi i takimit “Biznesi për Biznesin”, u realizua në kuadër të projektit të ndërmarrë nga organizata “Global Consulting & Development Associates”, e Republikës së Kosovës me mbështetje të programit të UNDP – Kosovë, dhe synon përforcimin e bashkëpunimit në aktivitetet e bujqësisë, industrie ushqimore dhe të gastronomisë-turizëm.

Në cilësinë e nikoqirit, i pranishëm ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i cili pasi përshëndeti dhe u uroj mirëseardhje në qytetin e Gostivarit drejtuesve të Sektorit privat nga Kosova, potencoi që: “Projekti i financuar nga UNDP dhe që mundësoi takimin e biznesmenëve nga Gostivari dhe dy komunave nga Republika e Kosovës, është i mirëseardhur sepse shfrytëzohet për tu njoftuar mes veti biznesmenët nga këto vende, me perspektivë që në të ardhmen edhe të bashkëpunojnë”.

“Duke mos pasur kontakte njëri me tjetrin, nuk kanë njohuri për veprimtarinë e tyre. Si mungesë e informacionit, biznesmenët detyrohen të shkojnë dhe të bashkëpunojnë me subjekte ekonomike të shteteve më të largëta, duke bërë shpenzime shumë të larta. Ka mundësi që i njëjti prodhim dhe me të njëjtin cilësi të gjendet edhe në tregjet tona. Duhet të mbajnë kontakte mes veti dhe tu shmangen shpenzimeve dhe humbjes së kohës duke udhëtuar andej këndej”, tha kryetari Nevzat Bejta, i cili po ashtu potencoi që: ”Në shtetet demokratike, i jepet përparësi zhvillimit të sektorit privat, dhe se Komuna e Gostivarit vazhdon të mbështet bizneset lokale me mundësitë që i ka si pushtet lokal”.

Lexo më shumë...
 
U lëshua në përdorim stadiumi i rinovuar në fshatin Banjicë të Epërme të Komunës së Gostivarit

Gostivar, me 25 Shtator – 2016U lëshua në  përdorim stadiumi i rinovuar në fshatin Banjicë të Epërme të Komunës së Gostivarit 01

Me një ceremoni solemne në fshatin Banjicë të Eperme të Komunës së Gostivarit, u lëshua në përdorim stadiumi i rinovuar i fshatit.
Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë inaugurimit, kryetari Nevzat Bejta potencoi se Komuna e Gostivarit nëpërmjet kompanive me të cilat bashkëpunon, mundësoi rinovimin e këtij stadiumi dhe rregullimin e rrugës deri te stadiumi.
“Në periudhën e ardhëshme Komuna do të angazhohet per asfaltimin këtij segmenti rrugor. Në në fshatin Banjicë të Eperme Komuna e Gostivarit do të realizon edhe investime të tjera”, tha mes të tjerash kryetari Nevzat Bejta.

Lexo më shumë...
 
Bashkëpunim mes Sektorit privat nga Gostivari dhe bizneseve kosovare

Gostivar, me 22 Shtator – 2016Bashkëpunim mes Sektorit privat nga Gostivari dhe bizneseve kosovare  2

Bashkëpunimi i Sektorit Privat të dy Komunave të Kosovës me Sektorin Privat të Komunës së Gostivarit, ishte qëllimi i takimit mes kryetarit, z. Nevzat Bejta me përfaqësuesit e organizatës “Global Consulting & Development Associates – Kosovë”, e cila realizon projektin në kuadër të programit të UNDP – Kosovë.

Mysafirët nga Republika e Kosovës njoftuan kryetarin Nevzat Bejta se projekti respektivisht organizimi i takimit “Biznesi për Biznesin”, midis bizneseve të dy rajoneve ekonomike të Kosovës (Dragash dhe Shtërpcë) dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, ka synim forcimin e bashkëpunimit në aktivitetet e bujqësisë, industrie ushqimore dhe të gastronomisë-turizëm.

“Objektivi kryesor i kësaj detyre është që të krijojë një rrjet të komunikimit dhe bashkëpunimit mes prodhuesve vendor (bizneset të komunave Dragash dhe Shtërpcë) me prodhuesit / bizneset në rajon dhe të mundësojë shkëmbime të mira të praktikave të biznesit/prodhimit, në rastin konkret me bizneset e Gostivarit”, tha Arsim Vranovci.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i dha mbështetje të plotë realizimit të këtij projekti, duke premtuar çdo lloj mbështetje në suaza të kompetencave që ka Komuna e Gostivarit.

Lexo më shumë...
 
Kompania nga Anglia investon 20 milion dollar në Gostivar

Gostivar, me 23 Shtator – 2016Kompania nga Anglia investon 20 milion dollar në Gostivar 2

Në Komunën e Gostivarit po materializohet një investim kapital nga Anglia me vlerë prej 20 milion dollarë. Bëhet fjalë për Kompaninë “PRG Angli”, e cila tashmë ka vendosur të hap fabrikën pas një viti hulumtim për prodhimin e materialeve biokompatibile me qëllim të hapjes së fabrikës për prodhimin e xeheve në fshatin Balindoll të Gostivarit.

Fillimisht Komuna e Gostivarit ia kishte mundësuar hulumtimin kompanisë në fjalë, dhe hulumtimi ka rezultuar me sukses dhe është marrë vendim për planifikim afatgjatë të prodhimit në territorin e Komunës së Gostivarit.

Për këtë qëllim, sot në kabinetin e tij, kryetari, z. Nevzat Bejta priti kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë “PRG Angli”, z. Raymond Power, i cili falënderoi kryetarin Bejta për mbështetjen e parezervë në realizimin e këtij investimi.

Lexo më shumë...
 
Seancë e Këshillit Komunal të Gostivarit, miratohen shumë vendime të rëndësishme

Gostivar, me 20 Shtator – 2016Seancë e Këshillit Komunal të Gostivarit 9

Këshilli i Komunës së Gostivarit, mbajti seancën e 32 të me radhë, me çka, këshilltarët miratuan shumë vendime të rëndësishme.

Ndër pikat kryesore ishte propozim – konkluzioni për miratimin e raportit të Stacionit Policor të Gostivarit për gjysmën e parë të vitit 2016.

Para këshilltarëve, raportin e paraqiti komandanti i Stacionit Policor, Gazi Abdurahimi, i cili tha që Sektori i Punëve të Brendshme - Tetovë gjatë gjysëmvjetorit të parë të vitit 2016 ndërmori masa permanente dhe aktivitete në kuadër të autorizimeve ligjore me qëllim të pengimit, prevenimit dhe shkatërrimit të të gjitha formave të kriminalitetit dhe sjelljeve devijante.

“Gjatë gjysëmvjetorit të parë të vitit 2016 në territorin e SP Gostivar shënojmë zvogëlim të kriminalitetit prej 8% % në krahasim me gjysëmvjetorin e parë të vitit të kaluar 2015. Në periudhën e cekur gjithsej janë kryer 418 (2014-454) vepra penale për të cilat janë parashtruar gjithsej vepra penale 192(180) Gostivar kundër 252 (226) Gostivar”, tha Abdurahmani.

Lexo më shumë...
 
<< Fillim < Mëparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vijuesi > Fundi >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL

e-Leje Ndërtimi

elejesq

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1011
Content View Hits : 1963814