Skip to content
.:
Komuna e Gostivarit
Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta dekorohet me çmimin e karrierës për kontributin e tij në zhvillimin e jetës kulturore

Gostivar, me 27 Nëntor – 2016Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta dekorohet me çmimin e karrierës për kontributin e tij në zhvillimin e jetës kulturore 1

Komuna e Gostivarit është ndër institucionet kryesore që ndihmon zhvillimin e jetës kulturore në qytetin e Gostivarit. Me këtë motiv, drejtoria e Qendrës për Kulturë shpërbleu kryetarin e Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta me çmimin e karrierës, pikërisht për mbështetjen e parezervë të aktiviteteve kulturore.

Ndarja e çmimit u bë gjatë manifestimit dedikuar ditës së flamurit kombëtar “28 Nëntorit”. Drejtori, z. Luan Zenku potencoi që gjitha aktivitetet e Qendrës për Kulturë në Gostivar, janë realizuar fal mbështetjes së Komunës së Gostivarit dhe Ministrisë së Kulturës, andaj kryetari Nevzat Bejta dekorohet me këtë çmim më se të merituar.

Gjatë manifestimit, çmime për zhvillim të jetës kulturore në qytetin e Gostivarit u ndanë edhe për dy Shoqëritë Kulturore Artistike të qytetit, “Jahi Hasani”, dhe “Lulet e Malësisë”, ndërsa si Ansambël nikoqir i manifestimit, çmim u nda edhe për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Emin Duraku”, nga Shkupi.

Lexo më shumë...
 
Bejta ua shtroi rrugën me asfalt, banorët e presin me tupana dhe zurle

Gostivar, me 25 nëntor – 2016Bejta ua shtroi rrugën me asfalt banorët e presin me tupana dhe zurle 8

Banorët e lagjes “Banjeshnica”, kanë pritur me tupana dhe zurle kryetarin e Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta, i cili bashkë me shefin e kabinetit, z. Bashkim Hasani vizitoi këtë lagje për të inauguruar rrugën e asfaltuar.

Në një atmosferë festive, kryetari Bejta vuri në dukje që brenda vitit u bë asfaltimi i rrugës që lidh këtë lokalitet me fshatrat Turçan i Vogël dhe Turçan i madh.

“Rruga është e gjatë mbi 650 metra, kurse e gjerë katet metra. Vlera e Investimit është mbi 2 milion e 700 mijë denarë. Kjo rrugë do tu shërben jo vetëm banorëve të kësaj rruge, por edhe qytetarëve të vendbanimeve të tjera për rreth dhe do të shfrytëzohet si rrugë altnernative për lëvizje drejt qytetit në periudha kur krijohen tollovi dhe radhë të gjata në rrugët kryesore. Dëshiroj tu falenderoj banorëve të lagjes për këtë mikëpritje të përzemërt. Kjo na inkurajon të vazhdojmë me punë pandrërrerje”, tha mes tjerash kryetari Bejta.

Lexo më shumë...
 
Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit

Gostivar, me 22 Nëntor – 2016Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit 6

Festa e 22 Nëntorit ishte festë e dyfishtë për nxënësit dhe mësimdhënësit e Gjimnazit të Gostivarit. Në prani të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ministrave Shiret Elezi dhe Valdet Xhaferi, muftiut të Gostivarit, Shaqir Fetahu dhe shumë mysafirëve të ftuar, u lëshua në përdorim Salla Sportive e Shkollës së Mesme Komunale të Gostivarit, një investim i realizuar kryesisht nga buxheti komunal.

Në fjalimin e tij, kryetari Nevzat Bejta potencoi që: Sot është një ditë e madhe për qytetin dhe qytetarët e Gostivarit dhe një ditë e veçantë edhe për mua si kryetar Komune”.

“Sot kemi dy festa të rëndësishme”, tha kryetari Bejta, duke potencuar që Komuna e Gostivarit është ndër komunat e rralla që ka ndërtuar Sallë Sportive me buxhet vetanak, dhe se kjo paraqet një të arritur të jashtëzakonshme në Komunën e Gostivarit në dekadat e fundit.
E para, se kremtojmë 22 Nëntorin, festën e krijimit të Alfabetit Shqip, dhe e dyta, sepse, sot përurojmë Sallën Sportive të Gjimnazit të Gostivarit”.

Lexo më shumë...
 
U inaugurua konvikti i Fondacionit “Ilksav”, në qytetin e Gostivarit

Gostivar, me 21 nëntor – 2016U inaugurua konvikti i Fondacionit Ilksav në qytetin e Gostivarit 5

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevza Bejta mori pjesë në hapjen solemne të konviktit për nxënësit dhe studentët që u hap në qytetin e Gostivarit nga Qendra për Dituri, Kulturë dhe Art “Ilksav”.

Në prani të drejtuesve vendas dhe koordinatori për Ballkan të “Ilksavit”, kryetari Bejta theksoi që komuna e Gostivarit vazhdimisht ka mbështetur iniciativa të tilla që shkojnë në dobi të rinisë.

Në konvikt, shtoi Bejta, do të qëndrojnë nxënës dhe studentë nga qytetet e tjera, të cilëve do tu sigurohet qëndrim dhe ushqim pa pagesë, dhe mbi gjitha do tu mundësohet ndjekja e kurseve të ndryshme siç është lënda nga matematika apo gjuha angleze.

Lexo më shumë...
 
Ambasadorja gjermane, zonj. Christine Althause vizitoi Komunën e Gostivarit. Donacione për dy shkolla fillore

Gostivar, me 17 Nëntor – 2016Ambasadorja gjermane zonj. Christine Althause vizitoi Komunën e Gostivarit 4

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, zonj. Christine Althause qëndëroi për vizitë zyrtare dhe u takua me kryetarin e Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta.

Pas takimit në kabinet, kryetari Nevzat Bejta dhe ambasadorja Christine Althause vizituan shkollën fillore “Mustafa Kemal Ataturk”, në qytetin e Gostivarit dhe shkollën
fillore “Përparimi”, në fshatin Çegran.

Në këto dy objekte edukativo – arsimore, ambasada gjermane ka realizuar dy donacione me vlerë të përgjithshme prej 10 mijë euro.

Pajisje speciale për trajtimin e fëmijëve që kanë vështirësi në të folur

Në shkollën fillore qendrore “Mustafa Kemal Ataturk”, në qytetin e Gostivarit, funksionor paralelja speciale për fëmijët me nevoja të posaçme. Në këtë paralele, ambasada gjermane ka siguruar. Bëhet fjalë për set logopedik Behringer dhe aparat logopedik vibrafon për trajtimin e problemeve dhe vështirësive në të folur, pajisje këto me kosto financiare 5 mijë euro.

Lexo më shumë...
 
Letër falënderuese nga ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni

Gostivar , 18 Nëntor 2016Ambasadorja gjermane zonj. Christine Althause vizitoi Komunën e Gostivarit 4

I nderuari kryetar, zotëri Bejta,
I nderuari përfaqësues i OJQ “ECRTS”
Të nderuar drejtorë të shkollave fillore “Mustafa Kemal Ataturk” dhe “Përparimi”
Të respektuar koordinator të gjitha aktiviteteve të projekteve të muajve të kaluara,
Të nderuar bashkëpunëtor nga kabineti i Komunës së Gostivarit,
Në emër të Ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë, D-r, Kristina D Althauzer dhe në emër të sektorit për ekonomi në Ambasadë, ju shprehim falënderim të madh për organizimin e mrekullueshëm të ditës së djeshme, profesional dhe pranimit miqësor dhe mikpritjen në Komunën e Gostivarit. 

Ambasadorja u falënderon për pranimin në kabinet, vizitën në EU Info Qendrën dhe vizitat në shkollat në Gostivar dhe Çegran, ku kishte mundësi të takohet me shumë njerëz dhe të fiton përshtypje të bukura për qytetin dhe rrethinën.
Do të na vinte mirë të dëgjojmë kur Shkolla Fillore “Mustafa Kemal Ataturk” do të fillon me punë në objektet e rinovuara, dhe shkolla fillore “Përparimi”, të fillon të pranon fëmijët të moshës parashkollore në hapësirat e vete të adaptuara.

Lexo më shumë...
 
U mbajt seanca e 33-të e Këshillit të Komunës së Gostivarit, këshilltarët aprovuan një serë vendimesh të rëndësishme për qytetarët e Gostivarit

Gostivar, me 14 Nëntor – 2016U mbajt seanca e 33-të e Këshillit të Komunës së Gostivarit këshilltarët aprovuan një serë vendimesh të rëndësishme për qytetarët e Gostivarit 7

Këshilli i Komunës së Gostivarit, sot mbajti seancën e 33-të me radhë, me ç’rast u miratuan disa vendime të rëndësishme.

Me shumicë prej 17 votash, asnjë kundër dhe të përmbajtur, u propozim – konkluzion për miratimin e raportit kuartal - III për realizimin e buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2016.

Për realizimin e raportin kuartal – III para këshilltarëve foli zonja, Fitore Aligega, përgjegjëse e Sektorit për Çështje Financiare.

“Në buxhetin e komunës së Gostivarit për kuartalin e tretë janë realizuar te hyra në vlerë prej 63,5%, kurse shpenzimet e realizuara janë 61% nga buxheti i përgjithshëm i komunës së Gostivarit. Gjithsej të hyrat e buxhetit bazë nga buxheti i planifikuar janë realizuar në masën prej 58%, deklaroi Aligega, duke shtuar që tek të dalat e buxhetit bazë kemi realizim prej 55%, nga të cilat të dalat rrjedhëse operative në kuartalin e parë janë realizuar në masën 51%, kurse të dala kapitale është shënuar 65% realizim.
“Nëse bëjmë krahasim me vitin e kaluar nga buxheti i përgjithshëm shohim se kemi rritje të të hyrave prej 1% ne buxhetin bazë prej 1.10% dhe te llogaria e vetëfinancimit 1.30 %, llogarinë e dotacionit 1%”, tha mes tjerash Aligega.
Pika e dytë e rendit të ditës ishte propozim - ribalanci i buxhetit të komunës së Gostivarit për vitin 2016, e cila kaloi me shumicë prej 16 votash të këshilltarëve komunal.

Lexo më shumë...
 
<< Fillim < Mëparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vijuesi > Fundi >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL

e-Leje Ndërtimi

elejesq

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1025
Content View Hits : 2042892