Skip to content
.:
Komuna e Gostivarit
Në Gostivar u prezantua sporti i ri "Frizbi", nga organizata ndërkombëtare “10 Million Discs”

Gostivar, me 06 Tetor – 2016Ne Gostivar u prezantua sporti i ri Frizbi nga organizata ndërkombëtare 10 Million Discs 1

Trent Simmons, president i bordit drejtues në organizatën jo qeveritare ndërkombëtare për zhvillimin e të rinjve “10 Million Discs”, sot qëndroi për vizitë në Komunën e Gostivarit.

Pas takimit me shefin e Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe implementim projektesh, z. Pajtim Saiti, Simmons u prit edhe nga kryetari i Komunës, z. Nevzat Bejta.

Qëllimi i vizitës dhe takimeve në Komunën e Gostivarit, ishte prezantimi i platformës së kësaj organizate. Simmons gjatë takimit me kryetarin Bejta, e njoftoi që qëllimi kryesorë i organizatës që përfaqëson është angazhimi i të rinjve përmes sportit, fokusi është te të rinjtë që vijnë nga vendet që kanë pasur konflikt.

Simmons tha që misioni i “10 Million Discs”, është promovimi i zhvillimit mental dhe fizik i të rinjve në mbarë botën, kurse u fokusua në promovimin e një sporti të ri "Frizbi", i cili tashmë është i përfshirë edhe në lojërat olimpike.

Lexo më shumë...
 
Në Gostivar u realizua dita informuese për thirrjen e parë për propozime në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni - Shqipëri 2014-2020

Në Gostivar u realizua dita informuese për thirrjen e parë për propozime në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni - Shqipëri 2014-2020 9

Gostivar, me 05 Tetor – 2016

Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni - Shqipëri 2014-2020, për thirrjen e parë për propozime, në qytetin e Gostivarit u realizua dita informuese me pjesëmarrje të përfaqësuesve të sektorit civil, sipërmarrjeve dhe palëve të tjera të interesuara.

Arsim Fidani përfaqësues i Ministrisë së Pushtetit të Vetëqeverisjes Lokale njoftoi që gjatë vitit 2016 mbaroi zbatimi i shumë projekteve nga thirrja e tretë e programit për periudhën 2007 / 2013 nga IPA program për bashkëpunim kufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë.

“Janë mbajtur disa sesione informative, tani ndodhemi në Gostivar dhe është sesioni i fundit në kuadër të thirrjes së parë për propozime për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni - Shqipëri 2014 - 2020. Zakonisht, për çdo thirrje për projekt propozime mbahen sesione informative ku tregohen në detaje procedurat dhe thirrja në përgjithësi”, tha Fidani, duke shtuar që: “Me projekte mund të aplikojnë të gjitha shoqatat joqeveritare, kurse kësaj radhe ka një risi dhe mund të aplikojnë edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”.

Lexo më shumë...
 
Investim kapital në Zdunjë, ndërtohet kanalizimi fekal për gjithë fshatin

Gostivar, me 04 Tetor – 2016Investim kapital në Zdunjë ndërtohet kanalizimi fekal për gjithë fshatin 1

Banorët e fshatit Zdunjë të Komunës së Gostivarit, përfundimisht i japin zgjidhje problemit të kanalizimit të ujërave të zeza. Gropat septike dhe kanali i hapur që kalon përmes fshatit, tashmë do t’i kalojnë së kaluarës, me ndërtimin e kanalizimit për ujërat e zeza.

Për të ndjekur punimet nga afër, në terren doli kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i cili këtë projekt ua kishte premtuar banorëve të fshatit Zdunjë para zgjedhjeve lokale të vitit 2013, dha pa mbaruar mandati projekti po bëhet realitet.

“Në vendbanimet tona kemi dy probleme kryesore, kanalizimet për ujërat e zeza dhe mbetjet komunale. Punojmë që t’i tejkalojmë këto probleme. Në shumë vendbanime kemi ndërtuar kanalizimet për ujërat e zeza, dhe sot ndodhemi në Zdunjë ku kemi filluar ndërtimin e kanalizimit për ujërat e zeza. Ishte kërkesë e banorëve dhe e kemi pasur në programin parazgjedhor. Besoj se Ndërmarrja Publike “Komunalec”, bashkë me subjektet e tjera, për shumë shpejt të përfundojnë punimet”, tha kryetari Bejta, duke shtuar që: “Me ndërtimin e kanalizimit, banorët e Zdunjës njëherë e përgjithmonë do të zgjedhin problemin me ujërat e zeza”.

Lexo më shumë...
 
FTESË

Gostivar , 3 Tetorë 2016images 1

Të nderuar,

Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni-Shqipëri 2014-2020, më datë 16 Shtator 2016, u shpall Thirrja e Parë për projekt propozime. Kjo thirrje shpallet për tri Prioritete Tematike të programit, konkretisht:

· nxitja e turizmit, kulturës dhe trashëgimisë natyrore
· rritja e konkurrencës, biznesit, tregtisë dhe investimeve
· mbrojtja e mjedisit, nxitja e përshtatjes dhe lehtësimit ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut
Thirrja do të qëndrojë e hapur deri më datë 1 Nëntor 2016. Buxheti në total i saj është 2,890,000 (EUR).

                                                                           F T E S Ë
Në lidhje me hapjen e kësaj Thirrje, do të organizohen ditët informuese,
Ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin informues në Komunën e Gostivarit.
Në komunën e Gostivarit sesioni informues do të mbahet më datë 05 Tetor 2016 ( E Mërkurë) në Sallën e Këshillit Komunal, me fillim në ora 14.30.

Lexo më shumë...
 
Takohen tregtarët nga Gostivari dhe Kosova, Bejta: Mbështesim bashkëpunimin mes tyre

Gostivar, me 29 Shtator – 2016Takohen tregtarët nga Gostivari dhe Kosova 3

Në qytetin e Gostivarit u realizua takimi i punës mes biznesmenëve nga Kosova (Dragash dhe Shtërpcë) dhe atyre nga Gostivari.

Organizimi i takimit “Biznesi për Biznesin”, u realizua në kuadër të projektit të ndërmarrë nga organizata “Global Consulting & Development Associates”, e Republikës së Kosovës me mbështetje të programit të UNDP – Kosovë, dhe synon përforcimin e bashkëpunimit në aktivitetet e bujqësisë, industrie ushqimore dhe të gastronomisë-turizëm.

Në cilësinë e nikoqirit, i pranishëm ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i cili pasi përshëndeti dhe u uroj mirëseardhje në qytetin e Gostivarit drejtuesve të Sektorit privat nga Kosova, potencoi që: “Projekti i financuar nga UNDP dhe që mundësoi takimin e biznesmenëve nga Gostivari dhe dy komunave nga Republika e Kosovës, është i mirëseardhur sepse shfrytëzohet për tu njoftuar mes veti biznesmenët nga këto vende, me perspektivë që në të ardhmen edhe të bashkëpunojnë”.

“Duke mos pasur kontakte njëri me tjetrin, nuk kanë njohuri për veprimtarinë e tyre. Si mungesë e informacionit, biznesmenët detyrohen të shkojnë dhe të bashkëpunojnë me subjekte ekonomike të shteteve më të largëta, duke bërë shpenzime shumë të larta. Ka mundësi që i njëjti prodhim dhe me të njëjtin cilësi të gjendet edhe në tregjet tona. Duhet të mbajnë kontakte mes veti dhe tu shmangen shpenzimeve dhe humbjes së kohës duke udhëtuar andej këndej”, tha kryetari Nevzat Bejta, i cili po ashtu potencoi që: ”Në shtetet demokratike, i jepet përparësi zhvillimit të sektorit privat, dhe se Komuna e Gostivarit vazhdon të mbështet bizneset lokale me mundësitë që i ka si pushtet lokal”.

Lexo më shumë...
 
Inaugurohen terrenet sportive në qytetin e Gostivarit, Bejta: Çdo vendbanim do ta bëjmë me terrene sportive

Gostivar, me 30 Shtator – 2016Inaugurohen terrenet sportive në qytetin e Gostivarit 4

Investimet e filluara brenda vitit në Komunën e Gostivarit, janë në përfundim e sipër. Këto ditë përfunduan punimet për rrethimin dhe rregullimin e dy terreneve sportive brenda qytetit të Gostivarit, njëra në lagjen “Hekurudha”, dhe tjetra në lagjen “Kej i Vardarit”, tek blloku i banesave kolektive.

Në inaugurimin e terrenit sportiv në lagjen “Hekurudha”, ishte kryetari i Komunës, z. Nevzat Bejta me bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast, kryetari Bejta tha që si në mandatin e parë ashtu edhe në mandatin e dytë është investuar në ndërtimin e shumë terreneve sportive. Nga viti 2013 dhe deri tash, tha kryetari Bejta, janë ndërtuar dhe rinovuar 9 terrene sportive nëpër qytet, shkolla dhe fshatra.

Lexo më shumë...
 
U lëshua në përdorim stadiumi i rinovuar në fshatin Banjicë të Epërme të Komunës së Gostivarit

Gostivar, me 25 Shtator – 2016U lëshua në  përdorim stadiumi i rinovuar në fshatin Banjicë të Epërme të Komunës së Gostivarit 01

Me një ceremoni solemne në fshatin Banjicë të Eperme të Komunës së Gostivarit, u lëshua në përdorim stadiumi i rinovuar i fshatit.
Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë inaugurimit, kryetari Nevzat Bejta potencoi se Komuna e Gostivarit nëpërmjet kompanive me të cilat bashkëpunon, mundësoi rinovimin e këtij stadiumi dhe rregullimin e rrugës deri te stadiumi.
“Në periudhën e ardhëshme Komuna do të angazhohet per asfaltimin këtij segmenti rrugor. Në në fshatin Banjicë të Eperme Komuna e Gostivarit do të realizon edhe investime të tjera”, tha mes të tjerash kryetari Nevzat Bejta.

Lexo më shumë...
 
<< Fillim < Mëparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vijuesi > Fundi >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL

e-Leje Ndërtimi

elejesq

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1000
Content View Hits : 1920231