Skip to content
.:
Komuna e Gostivarit
Kryetar i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta uron mësimdhënësit. Çdo ditë e vitit duhet të jetë ditë falënderimi për punën e tyre të palodhshme

Gostivar, me 7 Mars – 2017Kryetar i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta uron mësimdhënësit

Shumë të nderuar mësimdhënës dhe punëtorë të arsimit,

Më 7 Mars të vitit 1887 në qytetin e Korçës u hap mësonjëtorja e parë në gjuhën shqipe. Sot pas 130 vitesh, me përkulje përkujtojmë Pandeli Sotirin, mësuesin dhe drejtuesin e tempullit të diturisë shqiptare.

Kjo ngjarje historike ishte, është dhe do të jetë një fitore e madhe për popullin shqiptar brenda dhe jashtë kufijve administrativ të shtetit amë.

Misionin e Pandeli Sotirit me shumë dashuri dhe përkushtim e vazhduan pasardhësit e tij, mësimdhënësit gjithandej hapësirës shqiptare.

Data 7 Mars është dita e veçantë e cila i kushtohet mësuesit shqiptar, edhe pse, çdo ditë e vitit duhet të jetë ditë falënderimi për punën e tyre të palodhshme.

Lexo më shumë...
 
Kreu diplomatik suedez në Maqedoni qëndroi për vizitë në Komunën e Gostivarit, Bejta: Qeveria duhet të krijohet sa më shpejt

Gostivar, me 1 Mars – 2017Kreu diplomatik suedez në Maqedoni qëndroi për vizitë në Komunën e Gostivarit 9

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta priti në kabinetin e tij ambasadorin e Republikës së Suedisë në Maqedoni, z. Mats Stafanson i cili shoqërohej edhe nga ndihmësambasadori, z. Anton Irekvist.

Gjatë takimit të mbajtur në kabinetin e kryetarit, është biseduar për zhvillimet politike në vend si dhe punët dhe projektet e Komunës së Gostivarit.

Në drejtim të formimit të kabinetit të ri qeveritar, konstatim i përbashkët ishte se qeveria duhet të krijohet sa më shpejt me qëllim që të fillohet me procesin e reformave në shtet.

Kryetari Nevzat Bejta, theksoi nevojën që qeveria e re duhet të fokusohet në drejtim të reformave në drejtësi me qëllim që të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të ndjehen të barabartë dhe ku drejtësia do të vlen për të gjithë një sojë.

Lexo më shumë...
 
Ura e re në Gostivar drejt finalizimit, kryetari Bejta ndjek nga afër betonimin e pllakës mbi urë

Gostivar, me 27 Shkurt- 2017Ura e re në Gostivar drejt finalizimit kryetari Bejta ndjek nga afër betonimin e pllakës mbi urë  3

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ndoqën nga afër punimet rreth betonimit të pllakës së urës së re të qytetit.

Në deklaratën për mediat, kryetari Nevzat Bejta vuri në dukje që ura të cilën e quajtëm si ura e demokracisë, po bëhet realitet dhe se në pjesën e parë të muajt prill pritet të vihet në funksion.

“Me qellim të lidhjes me efikase të dy anëve të qytetit dhe te shkarkimit të komunikacionit e kemi paraparë të ndërtohet ura mbi lumen Vardar që vendosëm ta quajmë Ura e Demokracisë, sepse përherë të parë pas 26 vitesh nga ardhja e Demokracisë në Gostivar po ndërtojmë një urë të re për komunikacion. Punimet rreth ndërtimit të urës janë nga fundi dhe sot ndodhemi mbi sipërfaqen e urës dhe nga këtu u drejtohemi qytetarëve të Gostivarit”, deklaroi Bejta duke shtuar që sipas planit dinamik që e ka dorëzuar realizuesi i punës, duhet që brenda muajt Prill duhet të jetë i kompletuar i tërë realizimi i projektit.

Lexo më shumë...
 
Shqyrtohen mundësitë për të ndihmuar familjet pa status të rregullar të vendbanimit

Gostivar, me 26 Shkurt – 2017Shqyrtohen mundësitë për të ndihmuar familjet pa status të rregullar të vendbanimit 3

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta realizoi takim me Shoqatën Joqeveritare “Habitat – Maqedoni”, e cila kujdeset për familjet në nevojë dhe që nuk kanë kushte elementare për jetesë.

Gjatë takimit, theksi u vendos tek popullata rome që jeton në Gostivar, respektivisht në lagjen “Fazanaria”.

Kryetari Bejta u zotua që në bazë të kompetencave që ka Pushteti Lokal dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera, të shqyrtohen të gjitha mundësitë për të gjetur zgjidhje për familjet që nuk kanë kulm mbi kokë.

Në këtë drejtim, kryetari Bejta vuri në dukje që për të gjitha këto familje do të asistohet për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm për të arritur deri tek lejet e ndërtimit dhe për kyçje në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit fekal.

Lexo më shumë...
 
Urime Kosovë. 9 vjetorit iu shtofshin edhe qindra e mijëra përvjetore të tjera

Gostivar, me 17 Shkurt – 2017Nevzat Bejtaa

17 Shkurti paraqet një nga dy datat sublime të kombit shqiptar për Liri, Demokraci dhe Pavarësi.
Pas 28 Nëntorit të vitit 1912 që shënoi mëvetësinë e shtetit shqiptar, 17 Shkurt i vitit 2008 paraqet një datë po aq sublime dhe krenare, sepse, u kurorëzuan përpjekjet titanike dhe shekullore të popullit të Kosovës për Liri dhe Pavarësi.

Sot, Kosova feston 9 vjetorin e pavarësisë. Rrugëtimi i shtetit më të ri në Evropë tashmë ka filluar dhe nuk ka fuqi që ta ndalojë.Integrimet euro-atlantike duhet të jenë synim i institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës, sikurse zhvillimi i demokracisë, ekonomisë dhe prosperiteti i gjithanshëm i shoqërisë.

Urime Kosovë,
9 vjetorit iu shtofshin edhe qindra e mijëra përvjetore të tjera.
Me respekt e përulje,


Nevzat Bejta,
Kryetar i Komunës së Gostivarit

 
U mbajt manifestimi tradicional “Dita e Poezisë Shqipe” në Gostivar

Gostivar, me 17 Shkurt – 2017U mbajt manifestimi tradicional Dita e Poezisë Shqipe në Gostivar   5

Në organizim të Këshillit Rinor dhe me mbështetje financiare të Komunës së Gostivarit, u mbajt manifestimi letrar “Dita e Poezisë Shqipe”, që organizohet me rastin e 9 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe në përkujtim të 49 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit dhe atdhetarit Sefer Selimi.
Pas intonimit të himnit kombëtar dhe hapjes së manifestimit, të pranishmit i përshëndeti shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës, Bashkim Hasani.

“Manifestimi ka edhe dy simbolika shumë të çmueshme, shënojmë përvjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe po ashtu përkujtojmë jetën dhe veprën e veprimtarit Sefer Selimi. Data e pavarësimit të Kosovës është një datë jashtëzakonisht e rëndësishme për faktin se pas një beteje 100 vjeçare të popullit të Kosovës, me sukses u kurorëzua me formimin e shtetit më të ri në Evropë, Republikën e Kosovës.

Edhe përkujtimi i jetës dhe veprës së veprimtarit Sefer Selimi ka një rëndësi të veçantë, sepse gjeneratave të reja ua mësojmë sakrificën për arsimim, edukim dhe mbi gjitha sakrificën për lirinë e popullit shqiptar. Vepra e tij, ishte më tepër se një sakrificë e një jete të tërë për lirinë dhe të ardhmen më të mirë të popullit tonë”, tha Hasani, duke shtuar që: “Duke i pas para sysh këto vlera që i bart ky manifestim kulturor dhe letrar, Komuna e Gostivarit me në krye kryetarin Nevzat Bejta nga momentet e para i ka dhënë përkrahje të gjithanshme këtij manifestimi. Përkrahja e jonë nuk do të mungon edhe në të ardhmen”. 

Lexo më shumë...
 
Inspektorati republikan për transport rrugor intervenon në mënyrë joligjore në Komunën e Gostivarit

Gostivar, me 15 Shkurt – 2017Komuna e Gostivarit

Sektori për urbanizëm, komunikacion, veprimtari komunale dhe mbrojtje të mjedisit jetësor në Komunën e Gostivarit, shpreh shqetësimin për veprimin joligjor të Inspektoratit republikan për transport rrugor.

Ky inspektorat, jashtë kompetencave të veta ditën e premte (09.02.2017), ka kryer kontrolle të automjeteve që bartin nxënësit e shkollave brenda territorit të Komunës së Gostivarit, një kompetencë që nuk i takon dhe bie ndesh me ligjin për transport në komunikacionin rrugor.
Në ligjin për transport në komunikacionin rrugor, respektivisht neni 87, saktësohet që: “Inspektimi i zbatimit të dispozitave të këtij ligji dhe rregullat e sjella në bazë të këtij ligji që lidhet me transportit rrugor komunal, transportin e taksi-veturave, si dhe transportin e veçantë të udhëtarëve, kryhet në territorin e komunës nga inspektorët e autorizuar për qarkullimin rrugor të nivelit komunal”.

Lexo më shumë...
 
<< Fillim < Mëparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vijuesi > Fundi >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1039
Content View Hits : 2111049