Skip to content
.:
Komuna e Gostivarit
Ambasadori francez z. Kristian Timonier u takua me kryetarin e Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta

Gostivar, me 13 Shkurt – 2017Ambasadori  francez Kristian Timonier u takua me kryetarin e Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta 4

Ambasadori i Republikës së Francës në Maqedoni, z. Kristian Timonier qëndroi për vizitë dhe u takua me kryetarin e Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta.
Gjatë takimit, u diskutua funksionimi i Pushtetit Lokal në Gostivar, si dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Pas takimit në kabinet, në konferencës për gazetarë kryetari Bejta theksoi që: “Pata mundësi ta njoftoj ambasadorin për punën e bëra në periudhën e shkuar në nivel lokal”.

“Projektet që kemi realizuar i shfrytëzojnë të gjithë qytetarët e Gostivarit dhe nga hulumtimet e bëra tregojnë që qytetarët e Gostivarit janë të kënaqur me projektet e realizuara dhe që shkojnë në të mirë të tyre”, tha Bejta duke folur për funksionimin e pushtetit lokal.

Në këtë drejtim, ambasadori Timonier potencoi që: “Jam i kënaqur që ndodhem në qytetin e Gostivarit në vizitën time të parë zyrtare”.

Lexo më shumë...
 
Komuna e Gostivarit inkuadrohet në programin “Ritmi i Evropës”

Gostivar, me 10 Shkurt – 2017Komuna e Gostivarit inkuadrohet në programin Ritmi i Evropës 1

Shoqëria për produksion artistik “Europian Capital Advisor Managemant”, nga Shkupi në partneritet me Komunën e Gostivarit, do të realizojnë programin “Maqedonia në ritmin e Evropës”, dedikuar fëmijëve të Komunës së Gostivarit.

Me këtë program, Komuna e Gostivarit inkuadrohet në realizimin e këtij projekti të destinuar për fëmijët e arsimit fillor dhe të mesëm për të cilët ofrohet trajnim falas.

Fëmijët përgatiten që të marrin pjesë dhe ta përfaqësojnë komunën në shtetin e Evropës i cili do t’i ndahet nga ana e organizatorit të manifestimit “Maqedonia në ritmin e Evropës” në koncertin final i cili do të mbahet në Shkup me transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin kombëtar.

Lexo më shumë...
 
U mbajt seanca e 35-të me radhë e Këshillit të Komunës së Gostivarit

popoGostivar, me 9 Shkurt – 2017

Këshilli i Komunës së Gostivarit realizoi seancën e 35-të me radhë, ku u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës.

Pas miratimit të procesverbalit nga seanca e kaluar si dhe aprovimin e rendit të ditës, këshilltarët me shumicë votash verifikuan mandatin e këshilltarit Spiro Aksoski, i cili zëvendëson Bllagojçe Trpevskin i zgjedhur deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 Dhjetorit të vitit 2016. Këshilltarët duhej të verifikonin edha mandatin e dy këshilltarëve të tjerë, Dashurije Useini dhe Magdalena Petrushevska, por për shkak se nuk ishin të pranishme në punimet e Këshillit Komunal, e njëjta do të bëhet në seancat vijuese. Dashurije Useini dhe Magdalena Petrushevska zëvendësojnë këshilltarët paraprak, Vesel Memedi nga RDK dhe Dafina Jovanovska-Stojanovska nga VMRIO-DPMNE, të zgjedhur po ashtu deputet në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Në rend dite ishte vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për shkollat e mesme komunale dhe disa shkolla fillore të Komunës së Gostivarit, me vlerë të përgjithshme prej 8.555.372 denarë.

Sa i përket ndarjes së mjeteve financiare nga buxheti i Komunës së Gostivarit, me 18 vota Për, këshilltarët miratuan dhe vendimet për ndarjen e mjeteve financiare Klubit të Futbollit “Gostivari”, si dhe Klubit të Basketbollit “Gostivar 2015”.

Lexo më shumë...
 
Bejta i shoqëruar nga ministrat Kuçi dhe Xhaferi, vizituan kompaninë prodhuese “Ove Stil”, në Gostivar

Gostivar, me 8 Shkurt – 2017Bejta i shoqëruar nga ministrat Kuçi dhe Xhaferi vizituan kompaninë prodhuese Ove Stil në Gostivar

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në shoqëri të ministrit të Ekonomisë, Driton Kuçi dhe ministrit të Drejtësisë, Valdet Xhaferi, vizituan kompaninë prodhuese “Ove Stil”, në Gostivar.

Në deklaratën e tij për media, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, potencoi që Sektori privat në shtetet demokratike luan rol të veçantë në zhvillimin ekonomik.

“Në demokraci shteti nuk hap fabrika, por ndihmon në lehtësimin e procedurave për investitorët privat. Sipërmarrjet private janë ndër subjektet juridike që krijojnë më së shumti vende pune, prandaj ne si institucione bëjmë kujdes maksimal për të ndihmuar bizneset private”, tha Bejta, duke shtuar që fabrika “Ove Stil” është shembulli më i mirë për suksesin e sektorit privat, duke përgëzuar me këtë rast familjen Banjica për sukseset e arritura në biznes nga gjenerata në gjeneratë dhe duke krijuar traditën e biznesit familjar.
Kryetari Bejta tha që Komuna e Gostivarit, në bazë të kompetencave të veta, jep angazhim maksimal për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Lexo më shumë...
 
Në shkollat fillore dhe të mesme publike të Komunës së Gostivarit, filloi gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2016 / 2017

Gostivar, me 23 janar – 2017Në shkollat fillore dhe të mesme publike të Komunës së Gostivarit filloi gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2016  2017 1

Përmes një konference për shtyp, drejtuesit e Sektorit për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit, kumtuan fillimin e gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor 2016 / 2017 në shkollat fillore dhe të mesme publike.

Nafije Zendeli – Ziberi, përfaqësuese e Sektorit për Arsim, Kulturë dhe Sport kumtoi që me përjashtim të një rast në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Gostivarit, ka filluar procesi edukativo – arsimor.

Lexo më shumë...
 
Kryetari i BFI-së, Reis Ul Ulema Sulejman ef. Rexhepi takoi kryetarin e Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta

Gostivar, me 6 Shkurt – 2017Kryetari i BFI-së Reis Ul Ulema Sulejman ef. Rexhepi takoi kryetarin e Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta 2

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, Reis Ul Ulema Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Irsal ef. Jakupi, drejtori gjeneral i Medresesë “Ise Behu”, prof. Ibrahim ef. Idrizi dhe muftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu qëndruan për vizitë zyrtare në Komunën e Gostivarit, me ç’rast u pritën nga kryetari, Nevzat Bejta.

Qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi mes dy institucioneve në drejtim të organizimit të jetës fetare në territorin e Komunës së Gostivarit. Ky bashkëpunim u vlerësuar lartë si nga mysafirët ashtu edhe nga nikoqiri, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

“Sot ishte një ditë dhe kënaqësi e veçantë për mua si kryetar komune, administratë dhe qytetarët e Gostivarit, sepse komuna e Gostivarit u vizitua nga Reis ul Ulema Sulejman ef. Rexhepi. Bashkë me muftiun Shaqir ef. Fetahu, e njoftova Reisin për punët e bëra në qytetin e Gostivarit dhe për bashkëpunimin e mirë që kemi me Bashkësinë Fetare Islame të Gostivarit. Ne si Komunë e Gostivarit jemi në shërbim të Bashkësisë Fetare Islame në nivel nacional dhe në shërbim të Muftinisë në nivel lokal. E gjithë pasuria që i takon Bashkësisë Islame është pasuri e besimtarëve Islam dhe është pasuri e Zotit. Shtëpitë tona mund të mbesin shkret, por objektet fetare nuk do të ngelin asnjëherë, sepse, çdoherë do të ketë trashëgimtarë të besimit Islam”, tha kryetari Nevzat Bejta, duke shtuar se edhe në të ardhmen Komuna e Gostivarit do të jetë në shërbim të Bashkësisë Fetare Islame dhe besimtarëve të besimit Islam.

Lexo më shumë...
 
U ndërrua mekanizmi i orëve të Sahat Kullës në Gostivar, tani e tutje do të tregojnë orën e saktë

Gostivar, me 20 Janar – 2017U ndërrua mekanizmi i orëve të Sahat Kullës në Gostivar tani e tutje orët do të tregojnë orën e saktë 8

Këto ditë u përmbyll projekti për rregullimin dhe funksionimin e orëve të Kullës së Sahatit në qytetin e Gostivarit, projekt ky i realizuar nga Instituti Nacional Qendra Konservuese në Gostivari dhe e mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës.

Në promovimin e projektit, të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, sekretari në Ministrinë e Kulturës, Behxhaudin Shehapi, muftiu i Muftinisë së Gostivarit, Shaqir Fetahu dhe nikoqiri, Adnan Fejzullai, drejtor i Qendrës Konservuese në Gostivar.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, vlerësoi lartë investimin e kryer në objektin e Sahat Kullës dhe që llogaritet si simbol i qytetit të Gostivarit.
Vënia në funksion e katër orëve të Sahat Kullës, tha kryetari Bejta, bëhet pas disa dekadash, dhe se ky projekt do tu shërben qytetarëve të Gostivarit.

Lexo më shumë...
 
<< Fillim < Mëparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vijuesi > Fundi >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL

e-Leje Ndërtimi

elejesq

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1025
Content View Hits : 2042891