Skip to content
.:
Komuna e Gostivarit
Me mbështetjen e Komunës së Gostivarit shoqata e shurdhëmemecëve hap zyrë në qytet

Gostivar, me 4 Gusht – 2017Me mbështetjen e Komunës së Gostivarit shoqata e shurdhëmemecëve hap zyrë në qytet 1

Në një ceremoni të thjeshtë u inaugurua dje në Gostivar zyra e shoqatës së shurdhëmemecëve, ku morën pjesë edhe drejtues të Lidhjes nacionale të shoqatave të shurdhmemecëve.

I pranishëm në takim, kryetari i Komunës së këtij qyteti Nevzat Bejta përgëzoi shoqatën për punën që kryen dhe u shpreh se ata janë pjesë e krenarisë së Gostivarit.

"Një nga gjërat për të cilat qytetarët e Gostivarit janë më krenarë se çdo gjë tjetër është shumëllojshmëria. Por shumëllojshëria nuk është vetëm komunitetet e ndryshme etnike. Shumëllojshmëria nuk është vetëm besimet e ndryshme fetare. Shumëllojshmëria është edhe të kesh aftësi në gjëra të ndryshme," u shpreh Bejta.

Z. Bejta shtoi se puna e shoqatës është e domosdoshme në të mirë të komunitetit që ajo përfaqëson.

Lexo më shumë...
 
Art në zyrën e Bejtës

Gostivar, me 3 Gusht – 2017Art në zyrën e Bejtës 1

Me iniciativë të Shoqatës Draudacum, është stolisur me vepra arti zyra e Kryetarit të Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta.

Punimet artistike janë vepra të krijuara nga artistët pjesëmarrës të Kolonisë Aritstike Gostivari - 2017.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për përkrahjen e gjithanshme të organizimit të Kolonisë Aritistike për vite me radhë, organizatorët për çdo vit Komunës së Gostivarit i dhurojnë punime nga Kolonia Artistike. Këtë vit, punimet u vendosën në zyrën e Kryetarit të Komunës.

Lexo më shumë...
 
Këshilli i Komunës së Gostivarit ndau mjete për familjen Miftari

Gostivar, 01 Gusht – 2017Këshilli i Komunës së Gostivarit ndau mjete për familjen Miftari   1

Në seancën e 39-të me radhë të Këshillit të Komunës së Gostivarit, këshilltarët me shumicë prej 29 votash miratuan propozim – vendimin për ndarje të mjeteve financiare për familjen Miftari nga fshati Simnicë, në vlerë prej 180 mijë denarë.

Në drejtim të ndarjes së mjeteve financiare nga buxheti i Komunës së Gostivarit, këshilltarët miratuan propozim – vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për Klubin e futbollit “Gostivari”, me vlerë prej 1 milion denarë. Klubi i Gostivarit, në stinorin e ri do të garon në ligën e dytë republikane.

Lexo më shumë...
 
NJOFTIM

Gostivar , 19 Korrik 2017

Për shkak të zhvillimit të punimeve për riasfaltimin e rrugës regjionale Turçan i Madhe – Llakavicë, nga dita e enjte (20 Korrik – 2017) dhe deri ditën e martë (25 Korrik – 2017) në përjashtim të ditës së diel (23 Korrik – 2017), rruga do të jetë e pakalueshme për automjetet.

Duke llogaritur në mirëkuptimin e qytetarëve të Gostivarit, paraprakisht u kërkojmë ndjesë.

Shërbimi për Informim,
Komuna e Gostivarit

 
U përkujtuan dëshmorët e 9 Korrikut, Bejta: Në Gostivar ndodhi një masakër e paparë

Gostivar, me 9 Korrik – 2017U përkujtuan dëshmorët e 9 Korrikut Bejta Në Gostivar ndodhi një masakër e paparë 1

Në 20 vjetorin e ngjarjeve të Gostivarit, një delegacion i Komunës së Gostivarit i udhëhequr nga Kryetari, z. Nevzat Bejta dhe kryesuesi i Këshillit Komunal, z. Nasir Musliu bënë homazhe në vendprehjet e dëshmorëve të 9 Korrikut.

Në prononcimin për mediat, Kryetari, z. Nevzat Bejta u shpreh që: “Më 9 Korrik të vitit 1997 në Gostivar ndodhi një masakër e paparë në tokat shqiptare ku ranë tre dëshmorët e Kombit, Shpend Useini, Nazmi Saliu dhe Milaim Dauti.

Lexo më shumë...
 
APEL PUBLIK

Gostivar , 18 Korrik 2017Komuna e Gostivarit

Ftohen qytetarët e komunës së Gostivarit dhe veçanërisht mërgimtarët të cilët aplikuan për legalizimin e objekteve të ndërtuara paleje, në kohë të përfundojnë me kompletimin e lëndëve.

Për ata qytetarë që kanë dorëzuar kërkesë për legalizim të objekteve në afatin plotësues, elaborate gjeodezike do të mund të dorëzojnë më së voni deri më 31 dhjetor 2017.

Pas këtij afati ligjor, nuk do të mund të vijohet me procedurën e legalizimit dhe personat që dorëzuan kërkesat e tyre, nëse deri në fund të vitit nuk do të dorëzojnë elaboratin, lënda e tyre do të ndërpritet dhe nuk do të mund të vijohet me procedurën e legalizimit, pra, lënda do të ndërpritet, kurse objekti do të mbetet pa status të rregulluar juridik.

Janë disa lëndë të cilat i kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore, por nuk e kanë kryer pagesën, prandaj u bëhet thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë mundësinë që ua ofron ligji për legalizimet për ta kryer pagesën dhe të përmbyllin procesin e legalizimit.

Lexo më shumë...
 
Apel: Uji për pije të shfrytëzohet vetëm për nevojat e amvisërisë

Gostivar, me 2 Korrik – 2017Apel Komuna e Gostivarit

Për shkak të temperaturave të larta dhe ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje në ditët në vazhdim, apelojmë deri tek qytetarët e komunës së Gostivarit të bëjnë kujdes të shtuar gjatë përdorimit të ujit të pijshëm.

Luten qytetarët që t’i shmangen përdorimit të ujit nga sistemi i ujësjellësit, për vaditje të arave, sipërfaqeve të gjelbra, oborreve, larjen e automjeteve dhe të ngjashme.
Në disa lagje dhe fshatra përreth, ndjehet mungesa e ujit të pijshëm. Për atë shkak dhe me qëllim të mundësohet që të gjithë shfrytëzuesit e sistemit të ujësjellësit të kenë ujë të pijshëm dhe për nevojat themelore për jetesë, Komuna e Gostivarit apelon deri tek qytetarët që uji të shfrytëzohet në mënyrë racionale dhe vetëm për nevojat e amvisërisë.

Lexo më shumë...
 
<< Fillim < Mëparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vijuesi > Fundi >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1085
Content View Hits : 2343621