Skip to content
.:
Komuna e Gostivarit
Aksion vullnetar nga kompani private për pastrimin e deponive të egra në Gostivar

deponi_11_05_2013_(3).jpg

Gostivar, 11 Maj 2013
 
Nisi aksioni për pastrimin e deponive të egra në rajonin e Komunës së Gostivarit. Aksionin vullnetarisht e mbështetën edhe tre kompani private, të cilat me makineri të tyre filluan ta pastrojnë rrugën lokale Gostivar – Simnicë. Për tu falënderuar kompanive për mbështetjen dhe për dhënien e kontributit të tyre në këtë aksion të Komunës së Gostivarit, në terren ishte edhe kryetari Nevzat Bejta, bashkë me bashkëpunëtorët e tij dhe me drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, Memedali Xhaferi. Kryetari Bejta tha se komuna e Gostivarit do të përkujdeset për natyrën në Gostivar dhe do pastrohen deponitë e egra të krijuara në periudhën e shkuar. 
Lexo më shumë...
 
Kryetari Bejta dhe drejtori Xhaferi promovuan kamionin për pastrimin e borës me vlerë 94 mijë eu

kamion_10_05_2013_(17).jpg

Gostivari, 10 Maj 2013
 
Komuna e Gostivarit vazhdon me furnizimin me pajisje për ndërmarrjen Publike “Komunalec”. U promovua kamioni i ri për pastrimin e borës, i cili mund të shërbeje edhe për nevojat tjera të ndërmarrjes. Promovimin e bëri kryetari i Komunës së Gostiavrit, Nevzat Bejta dhe drejtori i NP “Komunalec”, Memedali Xhaferi. Kryetari Bejta me furnizimin me pajisje themelore për mirëmbajtje e higjienës dhe pastërtisë së qytetit, qytetarëve do tu krijohet ambient më i pastër dhe një lëvizje më e mirë në çdo stinë. 
Lexo më shumë...
 
NP “Komunalec” u shpërndanë Kosha për hedhjen e mbeturinave institucioneve publike

kosha_plehrash_10_05_2013_(1).jpg

Gostivari, 10 Maj 2013
 
Ndërmarrja Publike “Komunalec”, filloi me aksionin për shpërndarjen e koshave për plehra nëpër institucionet publike. Aksioni nisi nga Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, duke vazhduar më pas në objektin e Kishës së qytetit, shkollën “Bashkimi”, Spitalin e qytetit “Ferid Murad” dhe në institucionet tjera. 
Lexo më shumë...
 
Pas trembëdhjetë viteve do të ndërtohen 70 banesa sociale në Komunën e Gostivarit

banesat_sociale_02_05_2013_(8_).jpg

Gostivar, 2 Maj  2013
 
Në Komunën e Gostivarit në pjesën e dytë të këtij viti, pritet të filloje ndërtimi i banesave sociale që do të jetë investimi i parë në këtë qytet pas trembëdhjetë viteve. Banesat do të ndërtohen nga Shoqata Aksionare për ndërtimin dhe menaxhimin e banesave dhe lokaleve të Republikës së Maqedonisë. 
 
Lexo më shumë...
 
Kryetari Nevzat Bejta u ndau mirënjohje nxënësve fitues në garat lokale të matematikës

nxenesit_bejta_07_05_2013_(13).jpg

Gostivar, 7 Maj 2013
 
Kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, priti në kabinetin e tij mësimdhënësit dhe 20 fituesit e vendeve të para, të dyta, të treta dhe dy nxënës të vendeve të katërta të shkollave nëntëvjeçare të Gostivarit dhe rrethinës, të cilët morën pjesë në garat lokale të 18-ta me radhë nga lënda e matematikës. 
 
Lexo më shumë...
 
Zbukurohet hyrja e qytetit të Gostivarit, investohen 910 mijë denar

zbukruimi_gv_29_04_2013_(4).jpg

Gostivar, 29 Prill 2013
 
Janë rregulluar dhe zbukuruar pjesët anësore – trekëndëshve në hyrje të Gostivarit. Janë mbjellë drunjë, lule dhe është bërë rregullimi i trotuarit në njërën anë trekëndëshit. Kryetarit i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe drejtori i ndërmarrjes Publike “Komunalec”, Memedali Xhaferi, dolën në terren për të pa nga afër realizimin e punëve në këtë pjesë të qytetit. Kryetari Bejta tha se bëhet fjalë për një premtim që është dhënë ndaj qytetarëve për rregullimin e ambientit jetësor dhe për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe gjelbërimit në Gostivar. 
Lexo më shumë...
 
Doli gjenerata e dytë e medresanteve në Gostivar, kryetari Bejta çmon dijen që marrin nxënësit

medreseja_10_05_2013_(18).jpg

Gostivari, 10 Maj 2013
 
Medreseja “Isa Beu”, paralelja e shtrirë në Gostivar, e përcolli gjeneratën e dytë të maturanteve. Në prezencë të familjarëve, drejtuesve të Medresesë dhe muftinisë së BFI-së në këtë qytet të udhëhequr nga Muftiu Shaqir Fetahu, drejtuesve të larta të Bashkësisë Fetare Islame, në krye me Reis Ulemanë h. Sulejman ef. Rexhepi, kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta u mbajt ceremonia e ndarjes së diplomave 23 maturanteve të diplomuara. 
Lexo më shumë...
 
<< Fillim < Mëparshme 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 Vijuesi > Fundi >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1085
Content View Hits : 2343609