Skip to content
.: Kalendari i ngjarjeve
Kalendari i ngjarjeve PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga Administrator   
E Mërkurë 22 Korrik 2015 10:45

        con info 

 29.03.2016 

 14:30

PARALAJMËRIM NGJARJE

Sot në ora 14:30 në mjediset e Këshillit Rinor të Komunës së Gostivarit, do të nënshkruhet platforma e  përbashkët për promovimin e turizmit mes Komunës së Gostivarit (Maqedoni), dhe Komunës së Dragashit (Kosovë).

        con info 

 16.03.2016 

 11:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

Nesër me fillim prej ora 11:30 në ambientet e Këshillit të Komunës së Gostivarit, kryetari Nevzat Bejta do të realizon takim me nxënësit e vitit të parë të Shkollës së Mesme Komunale të Mjekësisë.

       con info 

 22.02.2016 

 14:30

 PARALAJMËRIM NGJARJE

 

Sot për vizitë në Komunën e Gostivarit do të qëndron një delegacion nga SECO - Qeveria Zvicerane.

 

Takimi do të realizohet në kabinetin e kryetarit me fillim prej ora 14:30.

 

         con info 

 17.02.2016 

 09:00

 

                               PARALAJMËRIM NGJARJE

Nesër (16.02.2016) me fillim prej ora 9:00 në Komunën e Gostivarit do të realizohet takim i kryetarit të Komunës, Nevzat Bejta me përfaqësues të Këshillit të Evropës.

 

U ftojmë ta ndiqni këtë ngjarje. 

        con info

 10.02.2016 

 11:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

 Nesër më datë 10 Shkurt – 2016, me fillim prej ora 11:00 në fshatin Banjicë të Epërme (në afërsi të Shkollës fillore), do të promovohet ndërtimi i murrit dhe rrethojës mbrojtëse.

 

con info

 29.12.2015 

 11:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

 

Nesër (e martë, 29 Dhjetor – 2015), me fillim prej ora 11:00 do të lëshohet në përdorim Stacioni Filtrues për Ujin e pijshëm në fshatin Vërtok.

Të pranishëm në inaugurim do të jenë kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe ministri i Mjedisit dhe Ambientit Jetësor, Nurhan Izairi.
Ju ftojmë ta ndiqni këtë ngjarje.

 

con info

 28.12.2015 

 10:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

 Komuna e Gostivarit përmes Departamentit për Arsim, Kulturë dhe Sport nesër (e martë – 29 Dhjetor – 2015) do të shpërndajë dhurata për nxënësit me nevoja të posaçme.

 Aktivitetet do të realizohen në këto terminë:

   Ora, 10:00 – Vizitë te Paralelja Speciale në SH.F “Ismail Qemali”, 

   Ora, 10:30 – Vizitë te Paralelja Speciale në SH.F “Mustafa Kemal Ataturk",
   Ora, 11:00 - Vizitë te Qendra ditore për fëmijët me nevoja të posaçme.

 Ju ftojmë ti ndiqni këto aktivitete.

 

con info

 25.12.2015 

 10:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

NJOFTIM

Kryetari i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Nasir Musliu konvokoi
seancën e 27-të, të Këshillit të Komunës së Gostivarit, e caktuar për më 25.12.2015 (e Premte) me fillim në orën 10:00.

con info

 21.12.2015 

 11:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

NJOFTIM

Ju njoftojmë qe të Hënën ne ora 10:00 (21.12.2105) ne Press qendren e Komunes se Gostivarit, eshte thirrur takimi me gazetaret per ndryshimin e Ligjit per legalizim.

con info

 18.12.2015 

 11:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

 

Nesër (E premte – 18 Dhjetor – 2015), me fillim prej ora 13:00 në sallën e Këshillit Komunal, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në mënyrë solemne do të bëjë ndarjen e vendimeve të përhershme të punës për rreth 70 mësimdhënës të Shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Gostivarit.

 

Pas ceremonisë, kryetari Nevzat Bejta do të jep deklaratë për mediat.

 

Ju ftojmë ta ndiqni aktivitetin.

 

con info

 16.12.2015 

 11:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

Nesër (E enjte – 17.12.2015) me fillim prej ora 10:45, në sallën e madhe të Këshillit Komunal të Komunës së Gostivarit, do të nënshkruhet memorandumi për bashkëpunim ndërmjet Komunës së Gostivarit dhe Fondit për mbështetjen e të rinjve dhe grave sipërmarrëse “Egalite”.

Bëhet fjalë për projektin e USAID –it për Zgjerimin e Bizneseve të Vogla.

Memorandumi do të nënshkruhet nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ambasadori amerikan, Jess Baily dhe Mirjana Makedonska si përfaqësuese e Fondit për mbështetjen e të rinjve dhe grave sipërmarrëse “Egalite”.

con info

 15.12.2015 

 11:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

NJOFTIM

Nesër (e mërkurë, 16.12.2015) me fillim prej ora 11:00 do të promovohet rruga te mëhalla Rrafshe Madhe në fshatin Padalishtë.

I pranishëm do të jetë kryetari i Komunës, Nevzat Bejta i cili do të prononcohet për mediat.

con info

 20.11.2015 

 11:00

NJOFTIM

Sot (e premte - 20 Nëntor 2015), me fillim prej ora 11:00 do të promovohet këndi i lojërave në kopshtin e fëmijëve "Bleta". Në promovim do të jetë i pranishëm edhe kryetari i komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta.

Ju ftojmë ta ndiqni ngjarjen.

con info

 04.11.2015 

 10:00

dhe

12:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

NJOFTIM

Nesër (E mërkurë - 04 Nëntor – 2015), me fillim prej ora 10:00 do të promovohet rruga e asfaltuar nga fshati Gjenovicë dhe që lidhet me rrugën rajonale për në fshatin Sërmnovë.

Ceremonia do të zhvillohet në lagjen e quajtur “Bigor”.
Preferohet që për vajtje - ardhje të zgjidhet rruga rajonale Gostivar – Sërmnovë.

NJOFTIM

Nesër (E mërkurë - 04 Nëntor – 2015), me fillim prej ora 12:00 do të promovohet fillimi i punimeve për ndërtimin e rezervuarit për ujë të pijshëm në hyrje të fshatit Vërtok

con info

 03.11.2015 

 10:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

Të martën (03.11.2015) me fillim prej ora 10:00, në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit do të mbahet ceremonia solemne për shpalljen e ish presidentit kroat z.Sjepan Mesiç - qytetar nderi i Komunës së Gostivarit.

Vendimin do ta kumtojë kryetari i Këshillit Komunal, z. Nasir Musliu, dhuratën simbolike me çelësin e qytetit z.Sjepan Mesiç do të ia dhurojë kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta.

Në ceremoni, fjalë rasti do të kenë z.Sjepan Mesiç dhe z. Nevzat Bejta.

Në ora 10:40 do të mbahet konferenca për shtyp në “PRESS QENDRËN” e
Komunës së Gostivarit.

Ju ftojmë ta ndiqni këtë aktivitet

con info

 28.10.2015 

 12:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

Sot (e mërkurë) në ora 12:00 përballë Qendrës për kulturë në Gostivar, kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta do të promovojë vendosjen e pikëqëndrimeve të autobusëve në lokacione të ndryshme në qytet dhe në fshatrat më të mëdha të komunës së Gostivarit.

Ju ftojmë ta ndiqni ngjarjen.

con info

 26.10.2015 

 12:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

Të hënën (26.10.2015) në ora 12:00, për vizitë zyrtare në Komunën e Gostivarit do të qëndrojë ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, z.Fatos Reka.

Pas takimit me kryetarin e Komunës, z.Nevzat Bejta do të zhvillohet konferenca për shtyp. Ju ftojmë ta ndiqni

con info

 07.10.2015 

 13:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

Sesioni pasues në kuadër të Programit Forume në bashkësi në komunën e Gostivarit. Salla e Këshillit të Komunës së Gostivarit, e Mërkurë – 7 Tetor 2015, në ora 13:00.

con info

 03.10.2015 

 11:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

Nesër (e shtunë) 03.10.2015 me fillim në ora 11:00, në vendin e quajtur “Ura e Shushicës”, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në shoqëri të ministrit të mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Nurhan Izairi do të marrin pjesë në aksionin “Maqedonia pa mbeturina”, me ç’rast do të bëhet pastrimi i mbeturinave nga hapësirat e palejuara.

Me këtë rast, kryetari Nevzat Bejta dhe ministri Nurhan Izairi do të japin deklarata për ekipet e pranishme të mediave.

con info

 02.10.2015 

 11:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

 Të premten (02.10.2015) në ora 11:00 kryetari i Komunës së Gostivarit, Nezat Bejta do të vëzhgon nga afër procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve të Unioneve të nxënësve në katër Shkollat e mesme publike të Komunës së Gostivarit.

Fillimisht, do të vizitohet shkolla e mesme publike e mjekësisë, ku dhe do të jepet deklaratë për mediat.

con info

 01.10.2015 

 11:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

Të enjten (nesër - 01.10.2015) me fillim prej ora 11:00 në mjediset e Internatit të nxënësve të shkollave të mesme në Gostivar, do të përurohet çerdhja publike për fëmijë “Bleta”.

Në këtë eveniment, të pranishëm do të jenë kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.

con info

 30.09.2015 

 10:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

Këshilli i Komunës së Gostivarit, do të mbajë seancën e 24-të të caktuar për më datë: 30.09.2015 (e Mërkurë) me fillim në orën 10:00.

con info

 29.09.2015 

 11:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

 Nesër (e martë) me fillim prej ora 11:00 në rrugën për në fshatin Shushicë (afër restorant Zlatno Burence), do të bëhet promovimi i rrjetit të kanalizimit.

I pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i cili do të jep prononcim për mediat е pranishme.

con info

 15.09.2015 

 11:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

Sot (15.09.2015) me fillim prej ora 11:00, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta do të ndjek fillimin e punimeve për rregullimin e rrugës që ndodhet afër Tregut të kafshëve në lagjen “Fazenari”.

Po ashtu, sot (15.09.2015) me fillim prej ora 12:00, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta do të ndjek fillimin e punimeve për rregullimin e rrugës në afërsi të TV “Zëri i Çegranit”, në fshatin Çegran.

con info

 01.09.2015 

 10:00

 

PARALAJMËRIM NGJARJE

Ju njoftojmë se nesër (e martë – 01.09.2015) në ora 10:00, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta do të vizitojë Shkollën Fillore “Forina” në fshatin Forinë, me ç’rast nxënësve të klasave të para do tu dëshirojë fillim të mbarë të arsimimit të tyre.

Njëherit, kryetari Nevzat Bejta do të jep deklaratë për mediat në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor 2015/2016 në shkollat publike të komunës së Gostivarit.
Ju ftojmë ta përcjellni ngjarjen.

con info

 06.08.2015 

 11:00

 

PARALAJMËRIM NGJARJE

Nesër (e enjte - 06.08.2015) me fillim prej ora 11:00 do të mbajet mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Komunës së Gostivarit, me pikë të vetme të rendit të ditës: Propozim - Vendim për mbështetje financiare Komunës së Tetovës, pas ngjarjeve tragjike nga përmbytjet.

con info

 30.07.2015 

 10:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

Nesër me fillim në orën 10:00 do të behet promovimi i investimit në lagjen "Pitarnica" (afër trafostacionit).

Ftoheni ta ndiqni ngjarjen !

con info

 29.07.2015 

 11:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

Nesër (e mërkurë – 29 Korrik 2015 ) me fillim prej ora 11:00 në mjediset e Komunës së Gostivarit do të mbahet konferencë për shtyp nga drejtuesit e Komunës dhe Stacionit Policor të Gostivarit.

Qëllimi i konferencë është apeli drejtuar qytetarëve për të shmangur përdorimin e armëve të zjarrit në gazmendet familjare.

con info

 28.07.2015 

 10:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

Të martën (28.VII.2015) me fillim prej ora 10:00 do të mbahet seanca e 22-te e Këshillit të Komunës së Gostivarit.

Ftoheni ta ndiqni ngjarjen !

con info

 27.07.2015 

 10:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

Të hënën (nesër - 27.07.2015), ora: 10:00 në press qendën e Komunës së Gostivarit do të mbahet konferencë për shtyp, me qëllim për të shpalosur agjendën e Manifestimit "Gosfest" i cili sivjet do të mbahet nga data 29 deri 31 Korrik në qytetin e Gostivarit.

Ftoheni ta ndiqni ngjarjen !

 

con info 24.07.2015 

 11:00

PARALAJMËRIM NGJARJE

Nesër (E Premte, 24 Korrik – 2015), me fillim nga ora: 11:00 në selinë e NP “Komunalec”, do të bëhet promovimi i pajisjeve të siguruara për këtë ndërmarrje.

I pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Ftoheni ta ndiqni ngjarjen !

 con info

 22.07.2015 

11:00

 

PARALAJMËRIM NGJARJE

Në rrugën “Gave Llazarevski”, pranë shkollës fillore “Goce Dellçev”, do të bëhet promovimi i ndërtimit të trotuareve.

I pranishëm do të jetë edhe kryetari Nevzat Bejta, i cili me këtë rast do të prononcohet për mediat.

Ftoheni ta mbuloni këtë ngjarje

con info

 21.07.2015 

10:00

 

PARALAJMËRIM NGJARJE

Në mjediset e Kuvendit komunal të Komunës së Gostivarit do të bëhet prezantimi i projektit “Furnizimi me uji të pijshëm në Komunën e Gostivarit”

Aktiviteti do të realizohet në bashkëpunim mes Komunës së Gostivarit, NP “Komunalec” dhe Sekretariatit për çështje ekonomike të shtetit Zvicerian (SECO).

Ftojmë mediat ta ndjekin këtë aktivitetet

LAST_UPDATED2
 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1095
Content View Hits : 2522701