Skip to content
.: Lajme nga Komuna U mbajt edicioni i 11 i ekspozitës mbarëkombëtare “Çmimi i Nëntorit”, me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit
U mbajt edicioni i 11 i ekspozitës mbarëkombëtare “Çmimi i Nëntorit”, me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 29 Nëntor - 2016U mbajt edicioni i 11 i ekspozitës mbarëkombëtare Cmimi i  Nëntorit me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit 6

Në organizim të Shoqatës së Artistëve të Artit Figurativ “Draudacum”, dhe me mbështetje financiare të Komunës së Gostivarit dhe Ministrisë së Kulturës, me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit, në Gostivar u mbajt edicioni i 11 i ekspozitës mbarëkombëtare “Çmimi i Nëntorit”.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gostivarit BashkimHasani, theksoi se: “Ekspozita “Çmimi i Nëntorit”, tashmë është bërë një traditë e bukur në qytetin e Gostivarit, ku në një vend mblidhen artistë të artit figurativ nga gjitha trojet shqiptare”.

“Komuna e Gostivarit vazhdimisht u ka dhënë përkrahje aktiviteteve të tilla artistike dhe kulturore. Është bërë traditë që qyteti i Gostivarit të grumbullon për çdo vit artistët nga gjitha trojet shqiptare. Gostivari me të drejtë ka fituar epitetin e qytetit të artit figurativ”, tha mes tjerash Hasani.

Kryetari i Shoqatës “Draudacum”, Reshat Ameti theksoi se Komuna e Gostivarit, por edhe Ministria e Kulturës, tashmë disa vite po i japin mbështetje jetës kulturore në qytetin e Gostivarit, dhe me theks të veçantë aktiviteteve të kësaj shoqate, për çka, shprehu mirënjohje publike.

“Ekspozita e radhës e shoqatës e cila është tradicionale “Çmimi i Nëntorit” vazhdon edhe më tej të jetë ndër ekspozitat më cilësore të organizuara në këto treva kulturore. Në këtë ekspozitë defilojnë artistë të rëndësishëm të kohës dhe me relevancë artistike, ndërsa këtë e argumenton edhe prezenca e veprave të emrave të rëndësishëm dhe të dëshmuar me cilësi vendore dhe botërore të artit figurativ shqiptar. Idetë artistike, motivet dhe mesazhet estetike filozofike, janë të ndryshme duke filluar nga realja, asociativja dhe deri tek abstraksioni dhe janë zgjedhje individuale që e iniciojnë artistin që të shprehet. Pra, prezantohen vepra me stile të ndryshme, filozofi të pasur krijuese, laramani në koncept etj. E gjithë kjo, e pasqyron realitetin dhe zhvillimin tonë artistik në lëmin e artit figurativ, gjë që nuk është larg nga nivelet tjera artistike në botë. Artistët shqiptarë janë kreativ, me ego të theksuar, krijues me vullnet të fuqishëm për të qenë në hap me kohën, por edhe të jenë udhëheqës në rrugëtimet artistike”, tha Ameti.

Interesi kaq i madh i artistëve nga të gjitha trevat kulturore shqiptare, tha ai, për të marrë pjesë në këtë ekspozitë, dëshmon se kjo shoqatë është rritur dhe është formuar si epiqendër е artistëve shqiptarë, fortesë ku kultivohet dhe zhvillohet arti pamor, strehimore e vlerave të dëshmuarа, por edhe mundësi për artistët e rinj të cilët shkëndijat artistike kanë filluar t’i rrezatojnë nga kjo shoqatë, po ashtu edhe rritjen e tyre individuale.

I pranishëm në manifestim ishte edhe sekretari shtetëror pranë Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, i cili tha se traditën e “Draudakum” por edhe të Gostivarit në përgjithësi, duhet ta ndjekin edhe qytete tjera të Maqedonisë, për siç tha, mënyrën e denjë të organizimit të çdo eventi kulturorë.

Nga juria profesionale u vendos që “Çmim i Nëntorit”, t’i takoi artistit nga Kumanova, Rexhai Hyseni. Skender Idrizi nga Mitrovica fitoi çmimin për pikturë, ndërsa Shkurta Haxhiu çmimin për grafikë.

Veprat që prezantohen në këtë ekspozitë, janë nga artistë të të gjitha hapësirave kulturore shqiptare: Maqedonia, Kosova, Shqipëria, si dhe nga diaspora. Të pranishme janë veprat artistike me prejardhje nga lëmi të ndryshme të artit pamor; pikturë, grafikë, skulpturë, por nuk mungojnë as veprat nga mediumet tjera, siç janë: fotografia artistike, dizajni grafik dhe lëmi tjera jotradicionale.

Shërbimi për informim

U mbajt edicioni i 11 i ekspozitës mbarëkombëtare Cmimi i  Nëntorit me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit 1

 

U mbajt edicioni i 11 i ekspozitës mbarëkombëtare Cmimi i  Nëntorit me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit 2

U mbajt edicioni i 11 i ekspozitës mbarëkombëtare Cmimi i  Nëntorit me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit 5

U mbajt edicioni i 11 i ekspozitës mbarëkombëtare Cmimi i  Nëntorit me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit 6

U mbajt edicioni i 11 i ekspozitës mbarëkombëtare Cmimi i  Nëntorit me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit 7

U mbajt edicioni i 11 i ekspozitës mbarëkombëtare Cmimi i  Nëntorit me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit 9

U mbajt edicioni i 11 i ekspozitës mbarëkombëtare Cmimi i  Nëntorit me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit 11

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1025
Content View Hits : 2042896