Skip to content
.: Lajme nga Komuna Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit
Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 22 Nëntor – 2016Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit 6

Festa e 22 Nëntorit ishte festë e dyfishtë për nxënësit dhe mësimdhënësit e Gjimnazit të Gostivarit. Në prani të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ministrave Shiret Elezi dhe Valdet Xhaferi, muftiut të Gostivarit, Shaqir Fetahu dhe shumë mysafirëve të ftuar, u lëshua në përdorim Salla Sportive e Shkollës së Mesme Komunale të Gostivarit, një investim i realizuar kryesisht nga buxheti komunal.

Në fjalimin e tij, kryetari Nevzat Bejta potencoi që: Sot është një ditë e madhe për qytetin dhe qytetarët e Gostivarit dhe një ditë e veçantë edhe për mua si kryetar Komune”.

“Sot kemi dy festa të rëndësishme”, tha kryetari Bejta, duke potencuar që Komuna e Gostivarit është ndër komunat e rralla që ka ndërtuar Sallë Sportive me buxhet vetanak, dhe se kjo paraqet një të arritur të jashtëzakonshme në Komunën e Gostivarit në dekadat e fundit.
E para, se kremtojmë 22 Nëntorin, festën e krijimit të Alfabetit Shqip, dhe e dyta, sepse, sot përurojmë Sallën Sportive të Gjimnazit të Gostivarit”.

“Ndërtimi i sallës sportive është një histori 11 vjeçare. Filloj të ndërtohet në vitin 2005 kur unë fillova mandatin tim të parë si kryetar Komune. Nga viti 2006 dhe deri në vitin 2013, kjo sallë mbeti mbas dore dhe nuk u punua asgjë. Në zgjedhjet e vitit 2013 i premtova qytetarëve të Gostivarit që Salla Sportive në Gjimnazin e Gostivarit do të përfundon. Sot jam i lumtur dhe ndjej një kënaqësi shpirtërore që ky premtim u bë realitet dhe sallën e vendosim në përdorim. Më i lumtur jam që pikërisht sot më 22 Nëntor, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe po inaugurojmë këtë sallë të bukur që plotëson çdo kriter bashkëkohor dhe që u ngjason sallave sportive në shtetet evropiane”, tha Bejta, duke shtuar që Komuna e Gostivarit investoi gati 40 milion denarë në ndërtimin e Sallës si dhe sigurimin e rekuizitave sportive.

“Salla Sportive është një pasuri publike dhe do të shfrytëzohet nga të gjithë ne dhe nga shumë gjenerata që vijnë, prandaj duhet të kujdesimi që mos të dëmtohet ashtu siç kujdesemi për pronat tona private. Nxënësit, profesorët dhe qytetarët e Gostivarit ta gëzojnë sallën e re sportive”, tha kryetari Bejta.

Drejtori Xhezi Kamberi falënderoi kryetarin Nevzat Bejta që dha kontributin e jashtëzakonshëm në ndërtimin e Sallës Sportive, pa mbështetjen e të cilit, siç tha ai, kjo Sallë rëndë se do të kompletohej. Drejtori Kamberi dhe kryetari Bejta ndanë mirënjohje edhe për drejtuesit e bizneseve dhe individët të cilët dhanë kontributin e tyre në ndërtimin e Sallës.

Në ceremoninë e inaugurimit, pos programit të begatë kulturor dhe artistik të përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës me rastin e 22 nëntorit, me valle popullore u shfaq edhe Shoqëria Kulturore Artistike “Jahi Hasani”, ndërkaq u prezantuan edhe një video nga të arriturat e shkollës.

Pas ceremonisë, drejtoria e shkollës shtroi një koktej modest për pjesëmarrësit.

Me respekt;

Shërbimi për Informim – Komuna e Gostivarit

Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit 1

 

 

Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit 2

Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit 3

Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit 4

Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit 5

Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit 6

Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit 7

Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit 8

Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit 9

Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit 10

Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit 11

Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit 12

Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit 13

Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit 14

Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit 15

Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit 16

Gostivari në festë të dyfishtë. U shënua 22 Nëntori dhe u inaugurua Salla Sportive e Gjimnazit 17

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1011
Content View Hits : 1963817