Skip to content
.: Lajme nga Komuna U inaugurua konvikti i Fondacionit “Ilksav”, në qytetin e Gostivarit
U inaugurua konvikti i Fondacionit “Ilksav”, në qytetin e Gostivarit PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 21 nëntor – 2016U inaugurua konvikti i Fondacionit Ilksav në qytetin e Gostivarit 5

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevza Bejta mori pjesë në hapjen solemne të konviktit për nxënësit dhe studentët që u hap në qytetin e Gostivarit nga Qendra për Dituri, Kulturë dhe Art “Ilksav”.

Në prani të drejtuesve vendas dhe koordinatori për Ballkan të “Ilksavit”, kryetari Bejta theksoi që komuna e Gostivarit vazhdimisht ka mbështetur iniciativa të tilla që shkojnë në dobi të rinisë.

Në konvikt, shtoi Bejta, do të qëndrojnë nxënës dhe studentë nga qytetet e tjera, të cilëve do tu sigurohet qëndrim dhe ushqim pa pagesë, dhe mbi gjitha do tu mundësohet ndjekja e kurseve të ndryshme siç është lënda nga matematika apo gjuha angleze.

“Më lejoni të përshëndes themeluesin e “Ilksavit”, në Maqedoni zotëri Qemal Zhupanin, po ashtu me kënaqësi shpirtërore përshëndes koordinatorin për Ballkanin, zotëri Faruk Hoxha. Kur më vizituan në Komunë po sa e mora mandatit, ma shprehën dëshirën dhe vullnetin e tyre që në qytetin e Gostivarit të ndërtojnë një konvikt të bukur. I prita me një kënaqësi të madhe. U thash se Gostivarit i takon një konvikt nga Fondacioni për Dituri, Kulturë dhe Art, për shkak se Gostivari është një nga pesë qytetet më të mëdha në Maqedoni dhe qytetarët e Gostivarit janë të mrekullueshëm. Kanë një kulturë të veçantë në veten e tyre, e duan fenë, diturinë, kulturën dhe artin. Ia nisëm punës. Si kryetar Komune kam dhënë me mijëra leje, por kjo leje është e veçantë sepse është ndërtuar një objekt shumë i bukur dhe ka zbukuruar lagjen e re. Është afër Xhamisë dhe këtu do të edukohen fëmijët e Gostivarit, dhe kjo do të bëhet pa pagesë”, tha mes tjerash kryetari Bejta, i cili mori mirënjohje nga drejtuesit e Fondacionit për mbështetjen e dhënë në ndërtimin e objektit, i cili posedon shumë hapësira, duke filluar nga dhomat e gjumit, kuzhina, këndi i lojërave, biblioteka, faltorja dhe hapësira të tjera të nevojshme për edukimin e nxënësve.

Me respekt;

Shërbimi për Informim – Komuna e Gostivarit

U inaugurua konvikti i Fondacionit Ilksav në qytetin e Gostivarit 1

 

 

U inaugurua konvikti i Fondacionit Ilksav në qytetin e Gostivarit 2

U inaugurua konvikti i Fondacionit Ilksav në qytetin e Gostivarit 3

U inaugurua konvikti i Fondacionit Ilksav në qytetin e Gostivarit 4

U inaugurua konvikti i Fondacionit Ilksav në qytetin e Gostivarit 6

U inaugurua konvikti i Fondacionit Ilksav në qytetin e Gostivarit 7

U inaugurua konvikti i Fondacionit Ilksav në qytetin e Gostivarit 8

U inaugurua konvikti i Fondacionit Ilksav në qytetin e Gostivarit 9

U inaugurua konvikti i Fondacionit Ilksav në qytetin e Gostivarit 10

U inaugurua konvikti i Fondacionit Ilksav në qytetin e Gostivarit 11

U inaugurua konvikti i Fondacionit Ilksav në qytetin e Gostivarit 12

U inaugurua konvikti i Fondacionit Ilksav në qytetin e Gostivarit 13

U inaugurua konvikti i Fondacionit Ilksav në qytetin e Gostivarit 14

U inaugurua konvikti i Fondacionit Ilksav në qytetin e Gostivarit 15

U inaugurua konvikti i Fondacionit Ilksav në qytetin e Gostivarit 16

U inaugurua konvikti i Fondacionit Ilksav në qytetin e Gostivarit 17

U inaugurua konvikti i Fondacionit Ilksav në qytetin e Gostivarit 18

U inaugurua konvikti i Fondacionit Ilksav në qytetin e Gostivarit 19

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1085
Content View Hits : 2343652