Skip to content
.: Lajme nga Komuna Ambasadorja gjermane, zonj. Christine Althause vizitoi Komunën e Gostivarit. Donacione për dy shkolla fillore
Ambasadorja gjermane, zonj. Christine Althause vizitoi Komunën e Gostivarit. Donacione për dy shkolla fillore PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 17 Nëntor – 2016Ambasadorja gjermane zonj. Christine Althause vizitoi Komunën e Gostivarit 4

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, zonj. Christine Althause qëndëroi për vizitë zyrtare dhe u takua me kryetarin e Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta.

Pas takimit në kabinet, kryetari Nevzat Bejta dhe ambasadorja Christine Althause vizituan shkollën fillore “Mustafa Kemal Ataturk”, në qytetin e Gostivarit dhe shkollën
fillore “Përparimi”, në fshatin Çegran.

Në këto dy objekte edukativo – arsimore, ambasada gjermane ka realizuar dy donacione me vlerë të përgjithshme prej 10 mijë euro.

Pajisje speciale për trajtimin e fëmijëve që kanë vështirësi në të folur

Në shkollën fillore qendrore “Mustafa Kemal Ataturk”, në qytetin e Gostivarit, funksionor paralelja speciale për fëmijët me nevoja të posaçme. Në këtë paralele, ambasada gjermane ka siguruar. Bëhet fjalë për set logopedik Behringer dhe aparat logopedik vibrafon për trajtimin e problemeve dhe vështirësive në të folur, pajisje këto me kosto financiare 5 mijë euro.

“Ndodhemi në shkollën fillore “Mustafa Kemal Ataturk”, ku është duke u bërë restaurimi i tërësishëm i objektit dhe ndërtimi i sallës sportive. Meremetimi i plotë u mundësua si donacion nga shoqata qeveritare turke “Tika”, me vlerë mbi 1 milion euro, dhe salla sportive që ndërtohet nga ana e qeverisë me vlerë diku 800 mijë euro. Ambasada gjermane dhuroi donacion me vlerë 5 mijë euro për paralelen speciale. Në emër të administratës komunale dhe gjithë qytetarëve të Gostivarit, falënderoi popullin dhe qeverinë gjermane për donacionin që ua mundësuan fëmijëve të Gostivarit”, tha kryetari Bejeta.

Ambasadorja Christine Althause, fillimisht theksoi që ekipi dhe puna në ekip jep rezultate, dhe se këtë përshtypje e fitoi gjatë vizitës në Komunën e Gostivarit dhe nga deklarimet e kryetarit të Komunës, për bashkëpunim me institucionet lokale, qendrore dhe ndërkombëtare.

“U ndave shumë krenare që pashë një bashkëpunim në të gjitha nivelet dhe kjo vërtetë më gëzoi. Kjo u vërejt edhe nga ana e Komunës, drejtorëve të shkollave, punonjësve dhe gjithë atyre që angazhohen në projekte të ndryshme. Vërtetë një punë e mirë ekipore”, tha ambasadorja gjermane, Christine Althause.


Mobilimi i brendshëm i Çerdhes së re në shkollën e fshatit Çegran

Pas vizitës në Komunë dhe shkollën fillore “Mustafa Kemal Ataturk”, kryetari Nevzat Bejta dhe ambasadorja Christine Althause vizituan shkollën fillore Përparimi”, në fshatin Çegran.

“Kur vendosim se cilat projekte nga projektet e vogla do ti mbështesim nga ana e ambasadës, pjesa arsimit është një nga më të rëndësishmet”, tha ambasadorja Althuese, duke shtuar se për ne fëmijët janë ardhmëria. Ambasadorja u shpreh e lumtur që puna është kryer në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Një investim tjetër i ambasadës gjermane është pajisje e objektit që do të shfrytëzohet si qendër edukative për parashkollorët e fshatit Çegran dhe rrethinë. Janë siguruar inventar dhe pajisje të tjera për mobilimin e hapësirës, po ashtu me vlerë prej 5000 euro. Kur flasim për shkollën e fshatit Çegran, dua ta përmend investimin që u realizua me mjete të ndara nga buxheti i Komunës së Gostivarit me vlerë afër 25 mijë euro, duke investuar si brenda ashtu edhe jashtë objektit shkollor”, tha kryetari Bejta, i cili edhe një herë falënderoi ambasadoren gjermane për donacionin e ndarë për fëmijët dhe nxënësit e Gostivarit.

Me respekt;

Shërbimi për Informim – Komuna e Gostivarit

Ambasadorja gjermane zonj. Christine Althause vizitoi Komunën e Gostivarit

 

 

Ambasadorja gjermane zonj. Christine Althause vizitoi Komunën e Gostivarit 2

Ambasadorja gjermane zonj. Christine Althause vizitoi Komunën e Gostivarit 4

Ambasadorja gjermane zonj. Christine Althause vizitoi Komunën e Gostivarit 5

Ambasadorja gjermane zonj. Christine Althause vizitoi Komunën e Gostivarit 6

Ambasadorja gjermane zonj. Christine Althause vizitoi Komunën e Gostivarit 8

Ambasadorja gjermane zonj. Christine Althause vizitoi Komunën e Gostivarit 9

Ambasadorja gjermane zonj. Christine Althause vizitoi Komunën e Gostivarit 12

Ambasadorja gjermane zonj. Christine Althause vizitoi Komunën e Gostivarit 14

Ambasadorja gjermane zonj. Christine Althause vizitoi Komunën e Gostivarit 15.

Ambasadorja gjermane zonj. Christine Althause vizitoi Komunën e Gostivarit 17

Ambasadorja gjermane zonj. Christine Althause vizitoi Komunën e Gostivarit 18

Ambasadorja gjermane zonj. Christine Althause vizitoi Komunën e Gostivarit 19

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1000
Content View Hits : 1920200