Skip to content
.: Lajme nga Komuna U mbajt seanca e 33-të e Këshillit të Komunës së Gostivarit, këshilltarët aprovuan një serë vendimesh të rëndësishme për qytetarët e Gostivarit
U mbajt seanca e 33-të e Këshillit të Komunës së Gostivarit, këshilltarët aprovuan një serë vendimesh të rëndësishme për qytetarët e Gostivarit PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 14 Nëntor – 2016U mbajt seanca e 33-të e Këshillit të Komunës së Gostivarit këshilltarët aprovuan një serë vendimesh të rëndësishme për qytetarët e Gostivarit 7

Këshilli i Komunës së Gostivarit, sot mbajti seancën e 33-të me radhë, me ç’rast u miratuan disa vendime të rëndësishme.

Me shumicë prej 17 votash, asnjë kundër dhe të përmbajtur, u propozim – konkluzion për miratimin e raportit kuartal - III për realizimin e buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2016.

Për realizimin e raportin kuartal – III para këshilltarëve foli zonja, Fitore Aligega, përgjegjëse e Sektorit për Çështje Financiare.

“Në buxhetin e komunës së Gostivarit për kuartalin e tretë janë realizuar te hyra në vlerë prej 63,5%, kurse shpenzimet e realizuara janë 61% nga buxheti i përgjithshëm i komunës së Gostivarit. Gjithsej të hyrat e buxhetit bazë nga buxheti i planifikuar janë realizuar në masën prej 58%, deklaroi Aligega, duke shtuar që tek të dalat e buxhetit bazë kemi realizim prej 55%, nga të cilat të dalat rrjedhëse operative në kuartalin e parë janë realizuar në masën 51%, kurse të dala kapitale është shënuar 65% realizim.
“Nëse bëjmë krahasim me vitin e kaluar nga buxheti i përgjithshëm shohim se kemi rritje të të hyrave prej 1% ne buxhetin bazë prej 1.10% dhe te llogaria e vetëfinancimit 1.30 %, llogarinë e dotacionit 1%”, tha mes tjerash Aligega.
Pika e dytë e rendit të ditës ishte propozim - ribalanci i buxhetit të komunës së Gostivarit për vitin 2016, e cila kaloi me shumicë prej 16 votash të këshilltarëve komunal.

Në arsyetimin për ndryshim dhe plotësim të mjeteve financiare (rebalans) në buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2016, Fitore Aligega, përgjegjëse e Sektorit për Çështje Financiare, vuri në dukje që rebalansi përfshin buxhetin bazë, vetëfinancimin, dotacionin ,donacionin dhe kredive.

“Në buxhetin e konsoliduar për vitin 2016 shuma e planifikuar prej 1.091.534.000,00 denarë, me ribalans ndryshohet në 1.003.165.000,00 denarë, që do të thotë zvogëlohet prej 88.369.000,00 denarë ose8 %. Të njëjtat janë rezultat i korrigjimit të të hyrave dhe të dalave të planifikuara dhe nevojat e ndryshme të dorëzuara nga shfrytëzuesit buxhetor për ndryshime dhe plotësime të caktuara të planeve të tyre vjetore për pozicionet e caktuara. Sipas kësaj vërejmë që kemi rritje në kolonën e vetëfinancimit dhe kolonën e dotacionit kurse zvogëlim te kolona e buxhetit bazë, donacionit dhe kreditit”, tha Aligega, sipas të cilës tek të dalat e buxhetit bazë ka zvogëlim te kolonat: paga dhe kompensime rezervat dhe shpenzimet e padefinuara, mallra dhe shërbime, pagim kamatash, subvencione dhe transfere, benefite sociale, ndërsa rritje te shpenzimet kapitale.

Këshilltarët aprovuan edhe propozim- plan programën zhvillimore të Komunës së Gostivarit për vitin 2017. Pajtim Saiti, përgjegjës i Zyrës për Zhvillimin Ekonomik Lokal dhe implementim projektesh, vuri në dukje që plan programa zhvillimore të Komunës së Gostivarit për vitin 2017, përfshinë 60 projekte në infrastrukturë me vlerë të përgjithshme prej 996.050.000 denarë apo 16.195.935 euro.

“Në sferën e arsimit dhe cilësisë së lartë kemi parashikuar katër projekte me vlerë 127.300.000 denarë apo 2.069.919 euro. Zhvillimi rural dhe bujqësi e denjë 2 projekte me vlerë 21.000.000 denarë apo 341.464 euro, Kulturë e pasur 3 projekte me vlerë 8.400.000 denarë apo 136.585 euro, Rini, sport dhe rekreim 3 projekte me vlerë 33.000.000 denarë apo 536.585 euro, Turizëm aktiv, tradicional dhe modern dy projekte me vlerë 6.000.000 denarë apo 97.560 euro, Përkujdesja sociale që garanton dinjitet të qytetarëve 6 projekte me buxhet 17.000.000 denarë ose 279.422 euro, ose 80 projekte në përgjithësi me vlerë të përgjithshme prej 1.208.750.000 denarë apo 19.654.471 euro”, tha Saiti.

Në seancën e 33-të me radhë, këshilltarët miratuan edhe propozim – vendim për miratimin e Аktit të Përgjithshëm për fshatin Balindoll. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta tha që bashkëpunimi me qeverisjen qendrore mundësoi që Komuna e Gostivarit të jetë komuna e parë në nivel të shtetit që aprovon akte të përgjithshme për fshatrat e Gostivarit.

“Miratuam aktin e përgjithshëm për fshatrat Çegram, Forinë, Çajlë, Debresh, Banjicë e Poshtme dhe e Epërme dhe sot edhe për fshatin Balindoll. Me këto akte, qytetarëve u mundësohet legalizimi i objekteve të tyre, si dhe zvogëlimi i tatimeve të ndryshme, siç është kyçja në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike”, tha mes tjerash kryetar Bejta.
Këshilltari nga fshatin Balindoll, Bafaqar Nuredini shprehu falënderim deri tek kryetari i Komunës dhe Këshilli Komunal për aprovimin e aktit të përgjithshëm për fshatin Balindoll, duke shtuar se tash rreth 30 shtëpi të fshatit do të kyçen në rrjetin elektrik duke paguar vetëm 500 euro dhe jo siç ishte më herët afër 2000 euro.

U miratua edhe propozim - vendim për azhurnim të rregullt të vlerësimit të rrezikshmërisë në territorin e Komunës së Gostivarit nga të gjitha risqet dhe rreziqet.
Këshilltarët aprovuan edhe propozim - vendimin për eksproprijim të tokës ndërtimore për rregullimin e varrezave, me çka, do të mundësohet sigurimi hapësirave të reja për varrezat e qytetit.

Sa i përket punës së NP “Komunalec”, këshilltarët aprovuan propozim – konkluzionin për dhënie pëlqim vendimit të Këshillit Drejtues të kësaj ndërmarre për miratimin e Raportit financiar me gjendjen e datës: 30.09.2016.

Nga sfera e arsimit, u aprovuan propozim - vendim për ndarjen e mjeteve financiare SHMK “Gostivari”– Gostivar me vlerë prej 1.500.000 denarë për furnizimin e sallës sportive me rekuizita sportive, si dhe propozim – konkluzion për dhënie pëlqim kërkesës së SHMTK “Gostivari” – Gostivar, si dhe propozim – vendimi për ndarjen e mjeteve financiare SHMTK “Gostivari” – Gostivar, 550 mijë denarë për ndërrimin e dyerve dhe dritareve të objektit shkollor. Këshilltarët aprovuan edhe disa propozim vendime të tjera që ndërlidhen me veprimtarinë e shkollave fillore dhe të mesme publike të Komunës së Gostivarit.

Me shumicë votash, u miratua edhe propozim – vendimi për dhënie pëlqim Planit vjetor për punësimin e nëpunësve shtetëror në komunën e Gostivarit për vitin 2017.

Me këtë rast u aprovuan edhe disa propozim - vendime për sjelljen e dokumentacionit planor urbanistik për persona fizik, si dhe disa propozim – vendime për përfshirjen e objekteve të ndërtuar pa leje në dokumentacionin e planit urbanistik, po ashtu për persona fizik.


Me respekt;

Shërbimi për Informim – Komuna e Gostivarit

U mbajt seanca e 33-të e Këshillit të Komunës së Gostivarit këshilltarët aprovuan një serë vendimesh të rëndësishme për qytetarët e Gostivarit 1

U mbajt seanca e 33-të e Këshillit të Komunës së Gostivarit këshilltarët aprovuan një serë vendimesh të rëndësishme për qytetarët e Gostivarit 2

U mbajt seanca e 33-të e Këshillit të Komunës së Gostivarit këshilltarët aprovuan një serë vendimesh të rëndësishme për qytetarët e Gostivarit 3

U mbajt seanca e 33-të e Këshillit të Komunës së Gostivarit këshilltarët aprovuan një serë vendimesh të rëndësishme për qytetarët e Gostivarit 4

U mbajt seanca e 33-të e Këshillit të Komunës së Gostivarit këshilltarët aprovuan një serë vendimesh të rëndësishme për qytetarët e Gostivarit 5

U mbajt seanca e 33-të e Këshillit të Komunës së Gostivarit këshilltarët aprovuan një serë vendimesh të rëndësishme për qytetarët e Gostivarit 6

U mbajt seanca e 33-të e Këshillit të Komunës së Gostivarit këshilltarët aprovuan një serë vendimesh të rëndësishme për qytetarët e Gostivarit 8

U mbajt seanca e 33-të e Këshillit të Komunës së Gostivarit këshilltarët aprovuan një serë vendimesh të rëndësishme për qytetarët e Gostivarit 9

U mbajt seanca e 33-të e Këshillit të Komunës së Gostivarit këshilltarët aprovuan një serë vendimesh të rëndësishme për qytetarët e Gostivarit 10

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1095
Content View Hits : 2522717