Skip to content
.: Lajme nga Komuna Kryetari Bejta ndau mirënjohje dhe mjete financiare për gjimnazistët e Gostivarit që fituan shtatë çmime ndërkombëtare nga lënda e matematikës
Kryetari Bejta ndau mirënjohje dhe mjete financiare për gjimnazistët e Gostivarit që fituan shtatë çmime ndërkombëtare nga lënda e matematikës PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 3 nëntor – 2016Kryetari Bejta ndau mirënjohje dhe mjete financiare për gjimnazistët e Gostivarit që fituan shtatë çmime ndërkombëtare nga lënda e matematikës  5

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta priti në kabinetin e tij nxënësit, mësimdhënësit nga lënda e matematikës si dhe drejtorin e shkollës së mesme komunale të Gostivarit. Preteksti i pritjes ishte rezultati i arritur nga gjimnazistët e Gostivarit në garën ndërkombëtare “Matematika pa Kufij”, të mbajtur në Bullgari gjatë muajt tetor.

Nga kjo garë me karakter ndërkombëtar, gjimnazistët e Gostivarit kanë arritur të pozicionohen në tre vende të para, një vend të dytë dhe tre vende të treta.

Ky sukses i jashtëzakonshëm i nxënësve gostivaras, tha kryetari Bejta, është fryt i angazhimit maksimal në radhë të para nga nxënësit, familjeve, mentorëve të tyre, drejtorisë së shkollës dhe Komunës së Gostivarit në përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve në arsim.

“Sot kisha kënaqësi që bashkë me udhëheqësen e Sektorit të Arsimit, zonjën Nafije Zendeli – Ziberi, të presim në kabinet drejtorin e Gjimnazit, profesorët e matematikës, si dhe nxënësit e Gjimnazit që fituan në garat e matematikës. Drejtori na dha para disa ditëve një lajm të mirë që nxënësit e Gjimnazit të Gostivarit fituan shtatë çmime në garat ndërkombëtare të matematikës. Nxënësit kanë zënë vendet e para, dyta dhe të treta. Uroj që nxënësit dhe profesorët e tyre që kanë punuar me mish e me shpirt, të vijojnë me sukseset e tyre. Më vjen mirë që punët që i kemi bërë bashkë me drejtorin, profesorët dhe prindërit, po na shpërblehen dhe ja tash i kemi edhe rezultatet e para. Kur ato korrin suksese, ne krenohemi dhe nuk kursejmë as mjete financiare dhe as nga koha jonë për tu krijuar atyre kushte sa më të mira”, tha kryetari Bejta, duke shprehur falenderim për drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit dhe familjet e tyre për angazhimin e treguar. Bejta, falënderoi edhe donatorët privat për donacionet e tyre në rregullimin e objekteve shkollore.

Drejtori i Gjimnazit të Gostivarit, z. Xhezi Kamberi falenderoi kryetarin Bejta për mikërpitjen e treguar, duke shtuar që: “Rezultat i arritur në garat e matematikës është një mburje për të gjithë ne”.

“Dua të falenderoi mësimdhënësit dhe institucionet që ndihmojnë funksinimin e shkollës. Meritat kryesore i ka Komuna e Gostivarit si themeluese e shkollës. Jemi mirënjohës për të githë faktorët që ndikojnë në procesin edukativo – arismor. Mirënjohje dhe suksese edhe për nxënësit që arritën rezultate në garat ndërkombëtare të matematikës”, tha drejtori Kamberi.

Me këtë rast, nxënësit Zehra Ebibi, Fjolla Fetai, Angela Trifunoska si fitues të vendeve të para, Imona Janakieska si fituese e vendit të dytë, si dhe Alejna Beqiri, Enisa Aliu dhe Alixhan Ali si fitues të vendeve të treta, pranuan mirënjohje nga kryetari Nevzat Bejta, ndërkohë që në shenjë motivimi për të vijuar edhe më tej me sukseset e tyre, duke shfrytëzuar mekanizmat ligjore, kryetari Bejta u ndau nga 6 mijë denarë nxënësve pjesëmarrës në gara, si dhe nga 10 mijë denarë mentorëve, respektivisht profesorëve të matematikës.

Me respekt;

Shërbimi për Informim – Komuna e Gostivarit

Kryetari Bejta ndau mirënjohje dhe mjete financiare për gjimnazistët e Gostivarit që fituan shtatë çmime ndërkombëtare nga lënda e matematikës  1

 

 

Kryetari Bejta ndau mirënjohje dhe mjete financiare për gjimnazistët e Gostivarit që fituan shtatë çmime ndërkombëtare nga lënda e matematikës  2

Kryetari Bejta ndau mirënjohje dhe mjete financiare për gjimnazistët e Gostivarit që fituan shtatë çmime ndërkombëtare nga lënda e matematikës  3

Kryetari Bejta ndau mirënjohje dhe mjete financiare për gjimnazistët e Gostivarit që fituan shtatë çmime ndërkombëtare nga lënda e matematikës  4

Kryetari Bejta ndau mirënjohje dhe mjete financiare për gjimnazistët e Gostivarit që fituan shtatë çmime ndërkombëtare nga lënda e matematikës  5

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1025
Content View Hits : 2042886