Skip to content
.: Lajme nga Komuna Filloi ndërtimi i Urës së Demokracisë në Gostivar
Filloi ndërtimi i Urës së Demokracisë në Gostivar PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 25 Maj – 2016Filloi ndërtimi i Urës në Gostivar 1

Data 25 Maj për qytetarët e Gostivarit do të mbetet një ditë e rëndësishme. Me një ceremoni rasti, u vendos gurrëthemeli për ndërtimin e urës së re për komunikacion në qytetin e Gostivarit.

Lopata e parë me beton në gurrëthemel u hodh nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i cili është meritor kryesor për ndërtimin e urës që e quajti Ura e Demokracisë.

Me këtë rast, nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bëri me dije që fondet për ndërtimin e urës janë me vlerë prej 23.600.000 denarë dhe u siguruan në formë kredie nga MIDF nëpërmjet një banke komerciale të akredituar nga ky institucion, dhe se ura sipas dinamikës pritet të ndërtohet brenda gjashtë muajsh.

“Sot është një ditë e veçantë për mua, administratën dhe qytetarët e Komunës së Gostivarit. Sot kemi ndodhinë më të madhe dhe kontribut të madh për realizimin e projektit kanë dhënë të gjithë ishte kënaqësi e madhe që në prani të funksionarëve, këshilltarëve dhe qytetarëve të hedhim gurrëthemelin e ndërtimit të urës e cila do t’i lidhe dy anët e qytetit. Me qellim të lidhjes me efikase të dy anëve të qytetit (nga te dy anët e bregut të lumit Vardar) dhe te shkarkimit të komunikacionit e kemi paraparë të ndërtohet ura mbi lumen Vardar që vendosëm ta quajmë Ura e Demokracisë, sepse përherë të parë pas ardhjes së Demokracisë në Gostivar po ndërtojmë një urë të re për komunikacion, dhe besoj se jemi Komuna e parë në Maqedoni që ndërtojmë një urë pas 26 vitesh demokraci. Kompani që fitoi projektin është “Pellagonija”, kurse inspektuese e punimeve “Teraplan”, dhe besojmë që ura të realizohet brenda afati të paraparë prej 6 muajsh”, tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta, i cili po ashtu vuri në dukje që ura do të jetë me katër korsi, do të ketë shteg për biçikleta dhe do të ketë trotuare në të dyja anët e urës.

Ura e re mbi lumin Vardar do të lidh rrugën “JNA” me rrugën “Zhivko Brajkovski”, në anën tjetër të lumit, respektivisht lagjen Dutllëk.

Gjatësia e urës është paraparë të jetë 42 metra, ndërse gjerësia 20 metra. Do të jetë me 4 korsi për vetura nga 3.50 m të gjera, 2 staza për biçiklistët me gjerësi nga 1 metra secila dhe me 2 trotuare me gjerësi nga 2 metra, po ashtu çdonjëra nga ata. Ura do të mbështetet në 8 shtylla mbajtëse.

Për realizimin e projektit “Ndërtimi i urës mbi lumin Vardar” Komuna e Gostivarit vendosi kontaktet dhe bashkëpunimin me MIDF (Fondit për Zhvillim Infrastrukturor të Komunave) fond ky Evropian me seli në Luksemburg dhe që përfaqësohet nga Shkolla për Shërbime Financiare Frankfurt të Gjermanisë.

E pranishme në këtë eveniment ishte edhe ministrja e Pushtetit Lokal, Shiret Elezi, e cili bëri me dije që Fondi krejtësisht i ri për vendin tonë dhe i cili ka për qëllim financimin e investimeve të infrastrukturës komunale përmes bankave komerciale vendore.
Ajo njoftoi se Komuna e Gostivarit është Komuna e parë në Maqedoni që përfiton nga ky fond, dhe ftoj edhe Komuna e tjera ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

MIDF i asistoj Komunës së Gostivarit në përgatitjen e dokumentcionit teknik për ndërtimin e urës si dhe dokumentet tjera përcjellëse me ekspertët e vetë.

Shërbimi për informim

Filloi ndërtimi i Urës në Gostivar 2

 

Filloi ndërtimi i Urës në Gostivar 3

Filloi ndërtimi i Urës në Gostivar 4

Filloi ndërtimi i Urës në Gostivar 5

Filloi ndërtimi i Urës në Gostivar 6

Filloi ndërtimi i Urës në Gostivar 7

Filloi ndërtimi i Urës në Gostivar 8

Filloi ndërtimi i Urës në Gostivar 9

Filloi ndërtimi i Urës në Gostivar 10

Filloi ndërtimi i Urës në Gostivar 11

Filloi ndërtimi i Urës në Gostivar 12

Filloi ndërtimi i Urës në Gostivar 13

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1095
Content View Hits : 2522781