Skip to content
.: Lajme nga Komuna Thirrje publike
Thirrje publike PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Nr. 18–1446/1logo1
04.10.2017 vit
Gostivar   

Në bazë të nenit 21 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe  urbanistik (“Gazeta zyrtare e R.M.“ nr. 199/14, 44/15, 193/15, 31/16 dhe 163/16), dhe Ligjit për vetëqeverisje lokale (Gaz. Zyrtare e RM nr. 5/02), Kryetari i Komunës së Gostivarit e solli këtë:

TH I RR J E   P U B L I K E

Njoftohen qytetarët dhe personat juridik në teritorrin e Komunës së Gostivarit për shpalljen e Thirrjes publike për dorëzimin e iniciativave për përpunimin e Planeve urbanistike.

   • Thirrja publike do të zgjasë prej 12.10.2017 deri 11.11.2017 vit.

   • Thirrja publike do të shpallet në web faqen zyrtare të Komunës së Gostivarit www.gostivari.gov.mk, në tabelën e shpalljeve në komunë, në sistemin informativ e-urbanizëm dhe në shtypin ditor “ Slloboden peçat “ dhe “Koha ”.
   • Secili person fizik dhe juridik i interesuar në periudhën e thirrjes publike mundet të dorëzoj  iniciativën për përpunimin dhe sjelljen e planeve urbanistike nga neni 7 paragrafi (1) pika 2 alinea 2,3 dhe 4 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik.

   • Lëndë për iniciativ mundet të jetë sjellja e Planit të ri urbanistik, ndryshimi dhe plotësimi i Planeve urbanistike ekzistuese ose Dokumentacioneve planore urbanistike.
   • Personat e interesuar fizik dhe juridik iniciativat mundet ti dorëzojnë në formë të shkruar në Qendrën për shërbime publike të Komunës së Gostivarit ose në formë elektronike nëpërmjet sistemit informativ e-urbanizëm në afatin e paraparë.
   • Për iniciativat e dorëzuara parashtruesit do të jenë të informuar në formë të shkruar ose në formën elektronike nëpërmjet sistemit informativ e – urbanizëm në afat prej 15 ditë pune nga kalimi i afatit për dorëzimin e iniciativave.
   • Iniciativat e pranuara nga Thirrja publike do të inkorporohen në Programën për përpunimin e planeve urbanistike në territorin e Komunës së Gostivarit për vitin 2018.

Mjetet për përpunimin e dokumentacioneve të nevojshme për iniciativat e pranuara duhet ti sigurojnë personat fizik ose juridik të cilët kanë parashtruar iniciativat.

Dokumentin e nënshkruar (në PDF formë) mund ta shkarkoni në këtë lidhje: ThirrjaPublike_18-1446_1

 

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1095
Content View Hits : 2577651