Skip to content
.: Lajme nga Komuna Bejta në patronatin e shkollës së Forinës: Do ta ndërtojmë Sallën Sportive
Bejta në patronatin e shkollës së Forinës: Do ta ndërtojmë Sallën Sportive PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 25 Shtator – 2017Bejta ne patronatin e shkolles se Forines 3

Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta tha në patronatin e shkollës fillore Forinë se mundësimi i kushteve solide për zhvillimin e procesit arsimor të shkollës ishte vetëm fillimi drejt arsimit të Gostivarit të Nesërm.

"Prej vitit 2014, në Gostivarin e sotëm, Shkolla Fillore "Forinë" funksionon si shkollë e pavarur. Tani përmirësuam edhe më shumë funksionimin e shkollës suaj. Dhe ky është vetëm fillimi drejt arsimit të Gostivarit të nesërm për banorët e Forinës dhe gjithë Gostivarit," tha Bejta, duke paralajmëruar ndërtimin e Sallës Sportive në këtë shkollë.

Z. Bejta tha se arsimi dhe të rinjtë janë parësorë.

"Ne besojmë te fuqia e së ardhmes. Ne besojmë te fuqia e Gostivarit. Dhe ju jeni e ardhmja e Gostivarit. Gjatë katër viteve të fundit, së bashku me shkollën tuaj, kemi punuar dhe për përmirësimin e çdo shkolle tjetër si dhe kemi ndërtuar një të re. Angazhimi ynë për arsimin ka qenë maksimal. Sepse arsimi e meriton. Sepse ju e meritoni," u shpreh Bejta.

Kryetari i Komunës së Gostivarit Bejta tha angazhimi në të mirë të arsimit duhet të mund të vazhdojë.

"Siç e thashë, punët nuk kanë mbaruar. Duhet të vazhdojmë të investojmë në çdo shkollë. Por edhe në rrugë të tjera në Gostivar. Së bashku, do të ndërtojmë edhe ura të tjera. Synim kryesor është ekonomia dhe punësimi," përfundoi fjalën Bejta.
Premtimi për ndërtimin e Sallës Sportive ishte bindës edhe nga kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili mes tjerash foli mbi historikun e shkollës ku dhe ai mësoi.
“Ne gjeneratat e vjetra dhe unë personalisht mësonim në kushte të vështira. Këtu ku jemi sot, dikur mbahej thëngjilli dhe nxemja nuk ishte siç është sot moderne. Për nxemjen e shkollës kujdeseshin edhe prindërit tonë. Sot ju keni mësimdhënës të shkëlqyeshëm, dhe mësoni në kushte shumë të mira”, tha Xhaferi.

Drejtori i shkollës, z. Ejup Nesimi falënderoi Kryetarin Bejta, kryeparlamentarin Xhaferin dhe donatorët e tjerë për investimet, siç tha ai, që ndryshuan rrënjësisht shkollën e fshatit Forinë. Nesimi, po ashtu, shprehu mirënjohje për Kryetarin Bejta për projektin e përbashkët me UNICEF-in për vënien në funksion të kopshtit për fëmijë në fshatin Forinë.

Shërbimi për informim

Bejta ne patronatin e shkolles se Forines 1

Bejta ne patronatin e shkolles se Forines 2

Bejta ne patronatin e shkolles se Forines 6

Bejta ne patronatin e shkolles se Forines 7

Bejta ne patronatin e shkolles se Forines 10

Bejta ne patronatin e shkolles se Forines 11

Bejta ne patronatin e shkolles se Forines 12

Bejta ne patronatin e shkolles se Forines 15

 

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1095
Content View Hits : 2577655