Skip to content
.: Lajme nga Komuna Bejta në përurim në SHMKM: Festojmë përkushtimin e përbashkët ndaj së ardhmes
Bejta në përurim në SHMKM: Festojmë përkushtimin e përbashkët ndaj së ardhmes PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 22 Shtator - 2017Bejta në përurim në SHMKM festojmë përkushtimin e përbashkët ndaj së ardhmes 19

Në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Gostivar u përurua sot përmbushja e disa investimeve, përfshi së fundmi ndërtimin e një objekti shtesë në mjediset e kësaj shkolle.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, u tha të pranishmëve se investimet në shkollën e mesme mjekësore tregojnë se Gostivari është i përkushtuar dhe beson te fuqia e së ardhmes.

"Sot, nuk inaugurojmë vetëm një investim dhe një objekt shtesë në shkollën tonë të dashur të mjekësisë. Sot, nuk tregojmë vetëm përkushtimin tonë të vazhdueshëm ndaj kësaj shkolle dhe arsimit në qytetin e Gostivarit. Por, sot, të gjithë së bashku, jemi mbledhur që të tregojmë e të festojmë përkushtimin tonë ndaj së nesërmes. Ndaj së ardhmes," u shpreh Bejta.

Ai tha se mënyra se si investojmë në të ardhmen është duke u përkujdesur për shkollat, duke rregulluar rrugët, duke ndërtuar ura që bashkojnë, duke shtuar gjelbërimin dhe shërbimet e mira në qytet.
"Objekti shtesë që do të keni tani këtu në shkollën e mjekësisë do të përmirësojë përvojën tuaj arsimore. Do të keni më shumë klasa. Do të keni më shumë hapësirë për të mësuar rreth gjërave që ju kanë bërë të vini në këtë shkollë," u tha Bejta nxënësve.

Ai shtoi se kishte kënaqësinë të shprehte se nxënësit e meritonin plotësisht vëmendjen ndaj tyre dhe investimet në shkollë.
"Ju e meritoni këtë përmirësim. Ju e meritoni angazhimin tonë të vazhdueshëm ndaj kësaj shkolle. Siç mund ta mbani mend, jo shumë kohë më parë realizuam pavarësimin e shkollës. Krijuam mjedisin sportiv. Rregulluam pjesë të jashtme të objektit. Dhe tani objektin e zgjeruam edhe më shumë. Angazhimi ynë për këtë shkollë do të vazhdojë. Angazhimi ynë për ju do të vazhdojë. Sepse ju jeni e ardhmja. Ju jeni Gostivari i Nesërm," tha Bejta.

Gjatë fjalës së tij, drejtori i shkollës Agron Halili tha në emër të nxënësve dhe prindërve se shkolla është mirënjohëse ndaj punës dhe mbështetjes nga ana e Kryetarit Bejta dhe Komunës së Gostivarit.
“Nga viti ‎2014 deri në vitin 2017 realizuam shumë projekte për të përmbushur nevojat për një proces të rregullt edukativo – arsimor. Gjatë kësaj kohe është rregulluar terreni sporti, parkingu vetanak i shkollës, u ndërtuan katër hapësira të reja, pajisje shkollore, zhveshtore te reja për terrenin sportiv, ndërrimi i komplet dritareve dhe dyerve të shkollës, rregullimi hortikulturor i oborrit të shkollës, siguruam 50 kompjuterë të ri për informatikë, pajisje mësimore, si dhe instalimi i ndriçimit publik në oborr dhe brendinë e shkollës”, tha drejtori Halili.

Gjatë vizitës së Kryetarit Bejta, nxënësin e përkrahur nga mësimdhënësit e tyre, demonstruan punë praktike. I impresionuar nga aftësia e nxënësve, Kryetari Bejtua shprehu respektin për përkushtimin e tyre në procesin mësimor, duke mos harruar edhe mësimdhënësit të cilët po ushtrojnë profesionin e tyre me profesionalizëm dhe dinjitet. Bejta u shpreh mirënjohës për pritjen e organizuar nga drejtoria, mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës.


Në mjediset e shkollës u prezantua edhe video dokumentari mbi investimet e shkollës, ndërsa nxënësit patën rastin që të pyesin Kryetarin për çështje në interes të tyre.

Investimet në shkollën e Mesme të Mjekësisë arrijnë në rreth 250.000 euro.

Shërbimi për informim

Bejta në përurim në SHMKM festojmë përkushtimin e përbashkët ndaj së ardhmes 1

 

Bejta në përurim në SHMKM festojmë përkushtimin e përbashkët ndaj së ardhmes 2

Bejta në përurim në SHMKM festojmë përkushtimin e përbashkët ndaj së ardhmes 3

Bejta në përurim në SHMKM festojmë përkushtimin e përbashkët ndaj së ardhmes 5

Bejta në përurim në SHMKM festojmë përkushtimin e përbashkët ndaj së ardhmes 6

Bejta në përurim në SHMKM festojmë përkushtimin e përbashkët ndaj së ardhmes 7

Bejta në përurim në SHMKM festojmë përkushtimin e përbashkët ndaj së ardhmes 8

Bejta në përurim në SHMKM festojmë përkushtimin e përbashkët ndaj së ardhmes 9

Bejta në përurim në SHMKM festojmë përkushtimin e përbashkët ndaj së ardhmes 10

Bejta në përurim në SHMKM festojmë përkushtimin e përbashkët ndaj së ardhmes 11

Bejta në përurim në SHMKM festojmë përkushtimin e përbashkët ndaj së ardhmes 12

Bejta në përurim në SHMKM festojmë përkushtimin e përbashkët ndaj së ardhmes 13

Bejta në përurim në SHMKM festojmë përkushtimin e përbashkët ndaj së ardhmes 14

Bejta në përurim në SHMKM festojmë përkushtimin e përbashkët ndaj së ardhmes 15

Bejta në përurim në SHMKM festojmë përkushtimin e përbashkët ndaj së ardhmes 16

Bejta në përurim në SHMKM festojmë përkushtimin e përbashkët ndaj së ardhmes 17

Bejta në përurim në SHMKM festojmë përkushtimin e përbashkët ndaj së ardhmes 19

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1093
Content View Hits : 2431851