Skip to content
.: Lajme nga Komuna Përurohet fabrika, kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar
Përurohet fabrika, kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 19 Shtator – 2017Përurohet fabrika kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar 16

Sot në Gostivar u inaugurua hapja e fabrikës për prodhimin e materialeve biokompatibile të kompanisë ndërkombëtare "PRG Angli", ku morën pjesë kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Raymond Power, Kryetari i

Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta dhe Princi Michael i Kentit, kushëri i parë i Mbretëreshës së Anglisë dhe një nga njerëzit në listën e trashëgimtarëve të fronit të Britanisë së Madhe.

Kryeshefi ekzekutiv i “PRG Angli”, Raymond Power, falënderoi Kryetarin e Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta për mbështetjen për hapjen e fabrikës e cila deri tani ka punësuar 40 punonjës.

"Me kënaqësi mund të them faleminderit fillimisht për Kryetarin tonë, z. Bejta i cili i dha mbështetje të paimagjinueshme ekipit tonë dhe pa mbështetjen e të cilit ne nuk do të mund të kishim sukses," u shpreh z. Power.

Me këtë rast, në emër të kompanisë "PRG Angli", ai prezantoi një tjetër investim në Gostivar, gjegjësisht hapjen e një fabrike të re me vlerë financiare prej 15 milionë dollarësh.

“Paraprakisht siguruam lejet tona të brendshme që të vazhdojmë me investimin e dytë në Gostivar, të cilin shpresojmë të fillojmë ta realizojmë brenda këtij viti. Do të jetë objekt me vlerë prej 15 milionë dollarësh amerikanë i cili do të mund të përpunon një numër të madh metalesh dhe do të mundëson hapjen e vendeve të reja të punës për më tepër se 70 persona. Vazhdimi i investimeve tona këtu është një formë e falënderimit dhe përkushtimit që kemi ndaj Gostivarit”, tha Power.

Nga ana e tij, pasi i urdhëroi mirëseardhjen Princit Michael të Kentit, Kryetari i Komunës z. Nevzat

Bejta falënderoi përzemërsisht kompaninë "PRG Anlgi" për seriozitetin e investimeve dhe punën e saj në Gostivar.

"Ne synojmë që Komuna e Gostivarit të jetë tashmë një portë e hapur për investimet e huaja serioze. Dhe kompania "PRG Angli" e ka treguar tashmë seriozitetin e saj duke punësuar 40 banorë të Komunës dhe duke

investuar deri 12 milionë dollarë për këtë fabrikë. E falënderoj kompaninë PRG Angli, por edhe ju i
dashur Princ Michael i Kentit për praninë tuaj të rëndësishme. Investimet e ardhshme do të kenë patjetër mbështetjen tonë," u shpreh Bejta.

Bejta theksoi se puna e bërë deri tani në Gostivar ka si synim pikërisht shtimin e investimeve dhe punësimit.

"Gostivari këto vite të fundit është përqendruar të bëhet më mikpritës i kompanive që rrisin punësimin, si "PRG Angli". Rrugët, urat, kanalizimet, qyteti dhe fshatrat tona janë tashmë në gjendje më të mirë. Së bashku me qytetarët kemi përmirësuar Gostivarin e sotëm, tani, së bashku, ndërtojmë Gostivarin e Nesërm, me më shumë investime të tilla dhe me në qendër ekonominë lokale dhe punësimin," u shpreh Bejta.

Princi Michel i Kentit tha se kompani si "PRG Angli" janë të certifikuara ndërkombëtarisht dhe se produktet e tyre shkojnë në tregun botëror, deri te kompani si Apple.

“Me kompanitë si PRG”, të cilat janë kompani të certifikuara ndërkombëtare dhe pakonflikt, keqpërdorimet i takojnë të kaluarës. Kjo është po aq e rëndësishme nga fakti që janë publikisht të pranuara nga kompani udhëheqëse botërore siç është Apple”, tha në fjalimin e tij Princi Michael i Kentit.

Princi, në bisedë me Kryetarin Bejta, shprehu dëshirën që sërish ta viziton Gostivarit në vitet në vazhdim.

Fabrika e kompanisë "PRG Angli që sot edhe zyrtarisht filloi punën në Balindoll të Gostivarit dhe merret me përpunimin e Tantalit, material biokompaktibil i rrallë, i cili gjendet së bashku me kallajin dhe volframin në formë të mineralit tantal. Ky material përdoret në komponentë elektrike të cilësisë së lartë dhe gjendet në pajisje si iPhone, tableta dhe pajisje tjera të teknologjisë së lartë. Përveç kësaj përdoret edhe si pjesë e implanteve në medicinën moderne për shkak të pajtueshmërisë me trupin e njeriut dhe brendshmërisë kimike.

”PRG” ka zhvilluar proces unikat për përpunimin nga praktikat e mëhershme të zhvilluara në hidro-metalurgji dhe procesi është i sigurte për rrethinën dhe pa emisione të gazit ose mbetje të kontaminuara.rgji dhe procesi është i sigurte për rrethinën dhe pa emisione të gazit ose mbetje të kontaminuara.

Shërbimi për informim

Përurohet fabrika kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar 1

 

Përurohet fabrika kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar 2

Përurohet fabrika kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar 3

Përurohet fabrika kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar 4

Përurohet fabrika kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar 5

Përurohet fabrika kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar 6

Përurohet fabrika kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar 7

Përurohet fabrika kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar 8

Përurohet fabrika kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar 9

Përurohet fabrika kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar 11

Përurohet fabrika kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar 12

Përurohet fabrika kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar 13

Përurohet fabrika kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar 14

Përurohet fabrika kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar 15

Përurohet fabrika kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar 16

Përurohet fabrika kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar 17

Përurohet fabrika kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar 18

Përurohet fabrika kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar 20

Përurohet fabrika kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar 21

Përurohet fabrika kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar 22

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1093
Content View Hits : 2431860