Skip to content
.: Lajme nga Komuna Këshilli mbaron mandatin, Bejta takim falenderimi me këshilltarët komunalë
Këshilli mbaron mandatin, Bejta takim falenderimi me këshilltarët komunalë PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 14 Shtator – 2017Këshilli mbaron mandatin Bejta takim falenderimi me këshilltarët komunalë  1

Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta ka pritur sot në zyrën e tij anëtarë të Këshillit të Komunës, për t'i falenderuar dhe për t'i informuar se, prej punës së përbashkët, programi në shërbim të
Gostivarit është zbatuar dhe tejkaluar.

Takimi u zhvillua sot, pas mbledhjes së fundit të Këshillit Komunal për mandatin që përmbyllet. Z. Bejta u shpreh mirënjohës.

"Falenderoj Kryetarin e Këshillit z. Nasir Musliu, por edhe secilin nga ju që ka punuar që Gostivari të jetë gjithmonë e më mirë. Brenda Këshillit mund të ketë pasur dhe përplasje politike, por kjo tregon demokraci të shëndetshme dhe na bën të përmirësohemi edhe më shumë për mandatin e ardhshëm. Prandaj i falënderoj edhe anëtarët e partive të tjera," tha Kryetari Bejta.

Bejta u shpreh se puna për Gostivarin e Nesërm vetëm sa filloi në këtë mandat. Ai tha se rezultati i mirë në zgjedhje duhet të tregojë se në Gostivar vlerësohet puna dhe vetëm puna në të mirë të qytetit.

"Të gjithë e mbani mend gjendjen në të cilën ishte Gostivari. Së bashku me ju, këshilltarët komunalë, dhe së bashku me qytetarët, kemi punuar dhe kemi arritur ta përmirësojmë ndjeshëm qytetin tonë. Por ky është vetëm fillimi. Projekti ynë i radhës është Gostivari i Nesërm," tha z. Bejta.

Puna që kemi bërë tha ai ka përmirësuar kushtet në terren qoftë politikisht, qoftë sa i përket jetës së qytetit.

"Deri tani, krijuam themelet duke përmirësuar infrastrukturën: Gostivari i Nesërm ka në qendër ekonominë e qytetarëve. Do të nxisim investime dhe do të krijojmë kushtet dhe bashkëpunimin e nevojshëm për të pasur sa më shumë ndikim në punësim," tha Bejta.

Takimi u mbyll me foto me disa nga anëtarët e Këshillit Komunal.

Shërbimi për informim

Këshilli mbaron mandatin Bejta takim falenderimi me këshilltarët komunalë  1

 

Këshilli mbaron mandatin Bejta takim falenderimi me këshilltarët komunalë  2

Këshilli mbaron mandatin Bejta takim falenderimi me këshilltarët komunalë  3

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1093
Content View Hits : 2431861