Skip to content
.: Lajme nga Komuna Këshilli miraton buxhet për Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Gostivar
Këshilli miraton buxhet për Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Gostivar PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 14 Shtator – 2017Komuna do të përkrah financiarisht Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit që do të mbahet në Gostivar  6

Këshilli i Komunës së Gostivarit mbajti seancën e fundit për mandatin 2013 – 2017, në të cilën u miratuam shumë vendime të rëndësishme. Një nga ato ishte vendimi për ndarje të mjete financiare nga Buxheti i Komunës së Gostivarit për vitin 2017 për Qendrën për Kulturë në Gostivar.

Me këtë vendim janë siguruar 345 mijë denarë për organizimin e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Othello”, që sivjet do të mbahet për herë të parë në organizim të Shoqatës Fishta, Qendrës për Kulturë dhe me mbështetje financiare të Komunës së Gostivarit dhe Ministrisë së Kulturës.

Në këtë festival që pritet të mbahet brenda vitit, do të marrin pjesë teatro nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe shtetet e tjera të rajonit, ndërsa festivali pritet të organizohet çdo vit në qytetin e Gostivarit.

Ndër pikat e miratuara ishte raporti kuartal- II për realizimin e buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2017. Janë realizuar te hyra në vlerë prej 419.780.484,00 denarë ose 38.5 % nga buxheti i përgjithshëm i planifikuar i komunës së Gostivarit

“Shpenzimet e realizuara janë në vlerë prej 404.645.686,00 denarë ose 37 % nga buxheti i planifikuar. Llogaria e buxhetit bazë ka realizim të të hyrave 28.5%, ndërsa të dalave 27%. Të hyrat e realizuara nga llogaria e vetëfinancimit janë 56%, kurse të dalat janë 33%. Të hyrat rrjedhëse operative për shfrytëzuesit e mjeteve nga llogaria e bllok dotacioneve janë 51% kurse të dalat rrjedhëse operative janë gjithashtu 50% .Të hyrat dhe te dalat nga llogaria e donacioneve dhe kredive për kuartalin e dytë nuk kanë realizim, të njëjtat priten të realizohen në kuartalet vijuese”, deklaroi para këshilltarëve përgjegjësja e Sektorit për Çështje Financiare, Fitore Aligega.

U aprovua edhe vendimi për zgjerimin e mjeteve në Buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2017.

“Bëhet fjalë për zgjerimin e mjeteve në vlerë prej 3.350.000,00 denarë në llogarinë donatore për SHMMK, për projektin e fituar nga BE, programi “Erazmo” për arsimimin profesional dhe trajnimin e kuadrove dhe nxënësve në vendet Evropiane”, u shpreh Aligega para këshilltarëve.

Këshilltarët me shumicë votash aprovoi Strategjinë për zhvillimin ekonomik lokal të komunës së Gostivarit për periudhën 2017-2020.

U aprovuan edhe vendimet për ndarjen e mjeteve financiare për Shkollën e mesme komunale, Qendrës për kulturë “Asnom”–Gostivar, SHFK ”Ismail Qemali”, dhe SHFK “Goce Delcev”, në Gostivar, si dhe aprovuan raportet vjetor për më tepër shkolla fillore dhe të mesme si dhe Institutit Publik “Gëzimi fëmijëror” – Gostivar për vitin 2016 - 2017.

Shërbimi për informim

Komuna do të përkrah financiarisht Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit që do të mbahet në Gostivar  1

 

Komuna do të përkrah financiarisht Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit që do të mbahet në Gostivar  2

Komuna do të përkrah financiarisht Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit që do të mbahet në Gostivar  4

Komuna do të përkrah financiarisht Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit që do të mbahet në Gostivar  5

Komuna do të përkrah financiarisht Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit që do të mbahet në Gostivar  6

Komuna do të përkrah financiarisht Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit që do të mbahet në Gostivar  8

Komuna do të përkrah financiarisht Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit që do të mbahet në Gostivar  9

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1095
Content View Hits : 2577676