Skip to content
.: Lajme nga Komuna Bejta rinovon krejtësisht rrugën e lagjes Xhamixhid të Gostivarit
Bejta rinovon krejtësisht rrugën e lagjes Xhamixhid të Gostivarit PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 5 Shtator - 2017Bejta rinovon krejtësisht rrugën e lagjes Xhamixhid të Gostivarit 7

Sot janë inspektuar punimet në rrugën kryesore të lagjes Xhamixhid në Gostivar, ku po kryet trasimi, nivelizimi, tamponimi dhe asfaltimi i plotë i saj. Me grupin e Komunës ishte dhe kryetari i Komunës së Goativarit z. Nevzat Bejta.

Z. Bejta falenderoi punëtorët për përkushtimin në punën e tyre dhe bisedoi për punimet edhe me banorët e lagjes.

"Rruga juaj kryesore që ju lidh me urën dhe rrugën e re te qytetit, jo vetëm që po rregullohet, por po ndërtojmë gjithashtu kanalizim nëntokësor për ujërat atmosferike, do të vendosim trotuare në të dyja anët e rrugës, si dhe rinovohet ndriçimi publik," tha z. Bejta.

Banorët shprehën mirënjohje për realizimin e këtij projekti. Në lagjen Xhamixhid, për shkak të ndërtesave kolektive, pritet të shtohen rreth 200 familje të reja.

Kryetari Bejta tha se deri tani është punuar për përmirësimin e Gostivarit të sotëm dhe se tani nis ndërtimi i Gostivarit të nesërm. Ai u premtoi banorëve se si pjesë e programit të ri do të parashikohet hapja dhe vazhdimi i rrugës drejt fshatit Zdunjë.

"Po ashtu, përreth lumit Vardar do të përgatitet projekt për gjelbërimin e hapësirës dhe përshtatjen e një pjese si vazhdim i shëtitores rreth lumit Vardar. Parashohim gjithashtu të plotësojmë kërkesat tuaja, duke ndërtuar një urë të re për këmbësorë mbi lumin Vardar, e cila do të lidhë dy lagjet Dutllek dhe Xhamixhid," tha z. Bejta, i cili njoftoi edhe për asfaltimin e një pjese të rrugës që lidhet me rrugën e Dibrës, konkretisht në afërsi të Qendrës Tregtare ETC.

Komuna njofton se, nëse punët në rrugë vazhdojnë sipas planit të paraparë, rruga e re kryesore e lagjes Xhamixhid do të jetë në përdorim nga qytetarët brenda muajit shtator.

Shërbimi për informim

Bejta rinovon krejtësisht rrugën e lagjes Xhamixhid të Gostivarit 1

 

Bejta rinovon krejtësisht rrugën e lagjes Xhamixhid të Gostivarit 2

Bejta rinovon krejtësisht rrugën e lagjes Xhamixhid të Gostivarit 3

Bejta rinovon krejtësisht rrugën e lagjes Xhamixhid të Gostivarit 4

Bejta rinovon krejtësisht rrugën e lagjes Xhamixhid të Gostivarit 5

Bejta rinovon krejtësisht rrugën e lagjes Xhamixhid të Gostivarit 6

Bejta rinovon krejtësisht rrugën e lagjes Xhamixhid të Gostivarit 8

Bejta rinovon krejtësisht rrugën e lagjes Xhamixhid të Gostivarit 7

Bejta rinovon krejtësisht rrugën e lagjes Xhamixhid të Gostivarit 9

Bejta rinovon krejtësisht rrugën e lagjes Xhamixhid të Gostivarit 10

Bejta rinovon krejtësisht rrugën e lagjes Xhamixhid të Gostivarit 11

Bejta rinovon krejtësisht rrugën e lagjes Xhamixhid të Gostivarit 12

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1095
Content View Hits : 2522737