Skip to content
.: Lajme nga Komuna Gostivar, Parket profesional basketbolli në Palestrën Sportive Rinia
Gostivar, Parket profesional basketbolli në Palestrën Sportive Rinia PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 31 Gusht – 2017Gostivar Parket profesional basketbolli në Palestrën Sportive Rinia 3

Pas kalimit të skuadrës së basketbollit Gostivar - 2015 në ligën e parë, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me bizneset lokale kanë mundësuar nisjen e projektit për shtrimin e fushës së basketbollit në Palestrën Sportive Rinia.

Ky ishte një premtim i para pak muajve ndaj skuadrës, i Kryetarit të Komunës Nevzat Bejta.

"Kur kryesia e klubit të basketbollit Gostivar - 2015 më vizitoi në Komunë pak muaj më parë, për të njoftuar zyrtarisht për suksesin e kalimit në ligën e parë, më dhuruan dresin me numrin 1. Kjo, natyrisht, ishte përgjegjësi e madhe për mua pasi, edhe pse në mënyrë simbolike, u bëra pjesë e skuadrës. Dhe kush nuk bën çdo gjë për skuadrën e vetë?!" tha për mediat z. Bejta.

Ai tha se projekti për vendosjen e parketit të basketbollit në Palestrën Sportive Rinia nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e bizneseve dhe shtoi se Komuna do të vazhdojë përkrahjen për skuadrën.

"Ky investim, me mjete nga komuna dhe bizneset e qytetit, është vetëm koshi i parë që ne si Komunë duam të shënojmë për skuadrën tonë. I urojmë Gostivarit - 2015 suksese dhe u themi se Komunën dhe qytetin i kanë pranë në çdo përballje që do të keni," tha kryetari i Komunës.

Investimi kap vlerën e 60 mijë eurove.

Shërbimi për informim

Gostivar Parket profesional basketbolli në Palestrën Sportive Rinia 1

 

Gostivar Parket profesional basketbolli në Palestrën Sportive Rinia 2

Gostivar Parket profesional basketbolli në Palestrën Sportive Rinia 3

Gostivar Parket profesional basketbolli në Palestrën Sportive Rinia 4

Gostivar Parket profesional basketbolli në Palestrën Sportive Rinia 6 1

 

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1085
Content View Hits : 2343671