Skip to content
.: Lajme nga Komuna Kopshte të reja në fshatrat e Gostivarit
Kopshte të reja në fshatrat e Gostivarit PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

kopshte te reja ne fshatrat e gostivarit tGostivar, me 21 Gusht – 2017

Komuna e Gostivarit dhe zyra e UNICEF-it në Shkup nënshkruan memorandum mirëkuptimi për realizimin e projektit “Themelimi dhe funksionimi i Qendrave për edukim të hershëm të fëmijëve”, me të cilin do të vihen në funksion pesë qendra të tilla.
Marrëveshja parashikon hapjen e Qendrave për edukim të hershëm të fëmijëve pranë shkollave fillore të fshatrave Raven, Forinë, Turçan i madh, Banjicë e epërme dhe Banjicë e poshtme, me çka, këto vendbanime për herë të parë do të kenë kopshte për fëmijët parashkollorë.

Me këtë marrëveshje, Komuna e Gostivarit do të sigurojë hapësirat, rrogat e edukatoreve, shpenzimet rrjedhëse për energjinë elektrike, ujin, ngrohjen, e tjerë. UNICEF-i do të sigurojë mjetet për adaptimin e hapësirave, furnizimin e pajisjeve të nevojshme siç janë mobilimi, mjetet didaktike, lodrat dhe materialet e tjera të nevojshme që do të përdoren për punë me fëmijët e moshës.

Komuna e Gostivarit merr gjithashtu përsipër që qendrat e reja t’i regjistrojë në Institutin Nacional – Kopshti për Fëmijë “Gëzimi Fëmijëror”.  
Marrëveshja bazohet në dokumentin e nënshkruar nga shteti i Maqedonisë të Programit Nacional me UNICEF-in për periudhën kohore 2016 – 2020. Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta u shpreh i kënaqur për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit me UNICEF-in.

Kujtojmë që brenda katër viteve të kaluara u vunë në funksion edhe tre qendra për edukim të hershëm të fëmijëve, edhe atë, në fshatin Çegran, fshatin Debresh dhe lagjen Tullana, ndërkohë që u hap edhe çerdhja e tretë  me emrin Bleta në qytetin e Gostivarit.

Shërbimi për informim

 

kopshte te reja ne fshatrat e gostivarit

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1085
Content View Hits : 2343672