Skip to content
.: Lajme nga Komuna Bejta stërvitje në parkun e Gostivarit, inaugurohen pajisjet sportive
Bejta stërvitje në parkun e Gostivarit, inaugurohen pajisjet sportive PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar , 11 Gusht 2017FOTO  Bejta stërvitje në parkun e Gostivarit inaugurohen pajisjet sportive 10

Në Gostivar u hap për publikun qendra sportive rekreative në parkun e qytetit, ku banorët do të kenë mundësi të përdorin pajisje profesionale për fitnes pa pasur nevojë të paguajnë.

Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, i cili i provoi personalisht pajisjet, falënderoi donatorët dhe qytetarët. Ai tha se qendra ishte pjesë e misionit të përbashkët për përmirësimin e Gostivarit.

"Me më shumë aktivitete, hapësira të rregulluara, gjelbërim dhe pastërti, qyteti tashmë i ngjan më shumë qytetarëve të tij. Misioni ynë është të përmirësojmë Gostivarin. Dhe në çdo gjë që Komuna realizon, unë vërej ndihmën dhe mbështetjen tuaj si qytetarë," tha Bejta.

Kryetari i Komunës Bejta falënderoi veçanërisht donatorët e projektit Coca Cola Maqedoni dhe Birraria Shkupi, duke shtuar se puna në Gostivar duhet të vazhdojë.
"Së bashku me mbështetjen e donatorëve, si miqtë e Coca Cola dhe Birraria e Shkupit që kemi sot këtu, kemi arritur ta çojmë Gostivarin e sotëm gjithmonë përpara. Por, elementë si kjo hapësirë sportive në park, janë vetëm fillimi. Janë vetëm themelet e asaj që duhet të ndërtojmë së bashku: Gostivarin e Nesërm," tha z. Bejta.
"Tani që kemi pajisjet në park do të bëhemi edhe më të fortë dhe më të aftë për të çuar punët përpara. Le të punojmë edhe më shumë për mirëqenien tonë. Për mirëqenien e qytetit të Gostivarit," shtoi ai.

Në aktivitetin inaugurues morën pjesë edhe sportistë si Argjend Beqiri. Beqiri u shpreh se vendosja e pajisjeve është shumë e dobishme për qytetarët.
"Besoj që qendra sportive – rekreative që sonte promovohet është një ide dhe projekt i qëlluar për qytetin dhe qytetarët e Gostivarit. Çdo qytetar i Gostivarit do të ketë mundësi që brenda ditës të vijë dhe të stërvitet me këto pajisje për fitnes," tha ai.

Lambro Patçe, përfaqësues i Coca Cola Maqedoni, falënderoi Komunën e Gostivarit për bashkëpunimin në këtë projekt.
"Zona aktive Coca Cola realizohet me mbështetje të Pushtetit Lokal, dhe e njejta përmban gjashtë pajisje fitnesi më bashkëkohore dhe profesionale, të cilat vendosen në këtë lokacion atraktiv për shfrytëzim të lirë 24 orësh në ditë," shpjegoi për të pranishmit z. Patçe.
Pjesëmarrësit i inauguruan pajisjet duke përdorur disa prej tyre.

Shërbimi për informim

FOTO  Bejta stërvitje në parkun e Gostivarit inaugurohen pajisjet sportive 1

 

FOTO  Bejta stërvitje në parkun e Gostivarit inaugurohen pajisjet sportive 2

FOTO  Bejta stërvitje në parkun e Gostivarit inaugurohen pajisjet sportive 3

FOTO  Bejta stërvitje në parkun e Gostivarit inaugurohen pajisjet sportive 4

FOTO  Bejta stërvitje në parkun e Gostivarit inaugurohen pajisjet sportive 6

FOTO  Bejta stërvitje në parkun e Gostivarit inaugurohen pajisjet sportive 7

FOTO  Bejta stërvitje në parkun e Gostivarit inaugurohen pajisjet sportive 8

FOTO  Bejta stërvitje në parkun e Gostivarit inaugurohen pajisjet sportive 9

FOTO  Bejta stërvitje në parkun e Gostivarit inaugurohen pajisjet sportive 11

FOTO  Bejta stërvitje në parkun e Gostivarit inaugurohen pajisjet sportive 12

FOTO  Bejta stërvitje në parkun e Gostivarit inaugurohen pajisjet sportive 13

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1095
Content View Hits : 2577673