Skip to content
.: Lajme nga Komuna Legalizohen objektet fetare, Bejta: Detyra jonë në emër të mirësisë
Legalizohen objektet fetare, Bejta: Detyra jonë në emër të mirësisë PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 7 Gusht – 2017Legalizohen objektet fetare Bejta Detyra jonë në emër të mirësisë 28

Me një ceremoni, u ndanë sot legalizime për rreth 15 xhami dhe mektepe në territorin e komunës së Gostivarit.

Kryetari i Komunës Nevzat Bejta mori pjesë në aktivitet, duke përgëzuar Muftininë dhe Bashkësinë Fetare Islame nëpërmjet muftiut të Gostivarit Shaqir Ef. Fetahu.

Z. Bejta priti gjithashtu përfaqësues të xhamive të cilët pranuan akt-vendimet për legalizim.

Kjo është detyra jonë në emër të mirësisë, u shpreh Bejta.

"Rreth 15 Xhami dhe Mektepe në qytetin dhe në fshatrat tona do të jenë tani të legalizuara. Edhe më herët komuna ka ndarë akt-vendime për legalizim të objekteve fetare, një ndër to edhe objekti i Muftinisë së Gostivarit. Gjithashtu, më herët Këshilli i Komunës ka liruar edhe nga taksat e nevojshme subjektet fetare. Por, të gjitha këto arritje janë shumë pak përballë asaj çka ne i detyrohemi Zotit, udhëheqësve shpirtërorë dhe njëri tjetrit në emër të mirësisë," u shpreh Bejta.

Nga ana e tij, Muftiu i Gostivarit Shaqir. Ef. Fetahu shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e Komunës.

"Ne sot duhet të mburremi që bashkëpunimi Komunë – Muftini, bën një vepër kaq madhore sa që nuk do të jetë një e mirë vetëm për Muftininë por për Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë. E them këtë sepse ky akt filloi në Komunën e Gostivarit me në krye Nevzat Bejtën shumë vite më parë. Komuna e Gostivarit në krye me z. Nevzat Bejta sot kanë bërë një tjetër vepër të madhe, një vepër që respekton besimin Islam, që respekton Zotin, që respekton besimtarët Islam, që respekton të gjithë njerëzit në përgjithësi," tha Muftiu i Gostivarit.

Disa nga objektet që përfituan akt-vendime të plotfuqishme për legalizim ishin Xhamia e Kadrit, Xhamia e Lajthisë, Xhamia Loke dhe Xhamia e vjetër në fshatin Çegran, Xhamia e re, e vjetër dhe e Bedrit në fshatin Forinë, Xhamia e re dhe e vjetër në fshatin Balindoll, Xhamitë e fshatit Debresh, Fazanerisë, Banjicë e Epërme, Xhamia e Malësisë, si dhe objekti i ndihmës së Muftinisë së Gostivarit.

Të pranishmit, pas ceremonisë në sallën e Këshillit Komunal, bënë fotografi përpara Komunës.

Shërbimi për informim

Legalizohen objektet fetare Bejta Detyra jonë në emër të mirësisë 1

 

Legalizohen objektet fetare Bejta Detyra jonë në emër të mirësisë 2

Legalizohen objektet fetare Bejta Detyra jonë në emër të mirësisë 3

Legalizohen objektet fetare Bejta Detyra jonë në emër të mirësisë 4

Legalizohen objektet fetare Bejta Detyra jonë në emër të mirësisë 5

Legalizohen objektet fetare Bejta Detyra jonë në emër të mirësisë 7

Legalizohen objektet fetare Bejta Detyra jonë në emër të mirësisë 8

Legalizohen objektet fetare Bejta Detyra jonë në emër të mirësisë 9

Legalizohen objektet fetare Bejta Detyra jonë në emër të mirësisë 28

Legalizohen objektet fetare Bejta Detyra jonë në emër të mirësisë 29

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1093
Content View Hits : 2431817