Skip to content
.: Lajme nga Komuna Me mbështetjen e Komunës së Gostivarit shoqata e shurdhëmemecëve hap zyrë në qytet
Me mbështetjen e Komunës së Gostivarit shoqata e shurdhëmemecëve hap zyrë në qytet PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 4 Gusht – 2017Me mbështetjen e Komunës së Gostivarit shoqata e shurdhëmemecëve hap zyrë në qytet 1

Në një ceremoni të thjeshtë u inaugurua dje në Gostivar zyra e shoqatës së shurdhëmemecëve, ku morën pjesë edhe drejtues të Lidhjes nacionale të shoqatave të shurdhmemecëve.

I pranishëm në takim, kryetari i Komunës së këtij qyteti Nevzat Bejta përgëzoi shoqatën për punën që kryen dhe u shpreh se ata janë pjesë e krenarisë së Gostivarit.

"Një nga gjërat për të cilat qytetarët e Gostivarit janë më krenarë se çdo gjë tjetër është shumëllojshmëria. Por shumëllojshëria nuk është vetëm komunitetet e ndryshme etnike. Shumëllojshmëria nuk është vetëm besimet e ndryshme fetare. Shumëllojshmëria është edhe të kesh aftësi në gjëra të ndryshme," u shpreh Bejta.

Z. Bejta shtoi se puna e shoqatës është e domosdoshme në të mirë të komunitetit që ajo përfaqëson.

"Kjo shoqatë është shembull për qytetarinë e Gostivarit. Të gjithë duhet të punojmë në të mirë të komunitetit tonë, duke kontribuar kështu edhe në të mirë të qytetit tonë. Komunën, mua personalisht, por edhe qytetarët e Gostivarit do t'i keni krah në punën tuaj," tha Bejta.

Kryetari i Lidhjes nacionale të shoqatave të shurdhmemecëve Vasko Markov falënderoi Komunën për mbështetjen.

"Pas 30 vitesh shoqata bëhet me zyrë. Falenderojmë kryetarin Nevzat Bejta dhe Komunën e Gostivarit për kujdesin e treguar. Është herë e parë që i jepet mbështetje institucionale shoqatës së Gostivarit dhe jemi mirënjohës," u shpreh z. Markiv.

Mirënjohje shprehu edhe Nuhi Memedi, kryetari i Shoqatës së Shurdhmemecëve në Gostivar.

"Falë ndihmës suaj, nga kjo zyrë do t'i organizojmë aktivitetet tona. Falënderojmë kryetarin Bejta për kujdesin dhe mbështetjen e dhënë."

Kryetari i Komunës Nevzat Bejta siguroi se mbështetja do të jetë edhe në vazhdim.
"Gostivari i do të gjithë qytetarët e tij," tha ai.
"Faleminderit që jeni pjesë e krenarisë sonë të shumëllojshme".

Shërbimi për informim

Me mbështetjen e Komunës së Gostivarit shoqata e shurdhëmemecëve hap zyrë në qytet 2

 

Me mbështetjen e Komunës së Gostivarit shoqata e shurdhëmemecëve hap zyrë në qytet 3

Me mbështetjen e Komunës së Gostivarit shoqata e shurdhëmemecëve hap zyrë në qytet 4

Me mbështetjen e Komunës së Gostivarit shoqata e shurdhëmemecëve hap zyrë në qytet 5

Me mbështetjen e Komunës së Gostivarit shoqata e shurdhëmemecëve hap zyrë në qytet 8

Me mbështetjen e Komunës së Gostivarit shoqata e shurdhëmemecëve hap zyrë në qytet 9

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1073
Content View Hits : 2284905