Skip to content
.: Lajme nga Komuna Këshilli i Komunës së Gostivarit ndau mjete për familjen Miftari
Këshilli i Komunës së Gostivarit ndau mjete për familjen Miftari PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, 01 Gusht – 2017Këshilli i Komunës së Gostivarit ndau mjete për familjen Miftari   1

Në seancën e 39-të me radhë të Këshillit të Komunës së Gostivarit, këshilltarët me shumicë prej 29 votash miratuan propozim – vendimin për ndarje të mjeteve financiare për familjen Miftari nga fshati Simnicë, në vlerë prej 180 mijë denarë.

Në drejtim të ndarjes së mjeteve financiare nga buxheti i Komunës së Gostivarit, këshilltarët miratuan propozim – vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për Klubin e futbollit “Gostivari”, me vlerë prej 1 milion denarë. Klubi i Gostivarit, në stinorin e ri do të garon në ligën e dytë republikane.

 

Mjete financiare u ndanë edhe për dy shkollat e mesme publike të Komunës së Gostivarit, Gjimnazin dhe Shkollën Ekonomike. Këshilltarët miratuan propozim – vendim për ndarjen e mjeteve financiare Shkollës së Mesme Komunale “Gostivari”, edhe atë 145 mijë denarë për procesin e mbikëqyrjes të sallës sportive, si dhe 313 mijë denarë për rinovimin të sistemit të nxemjes qendrore. Po ashtu, u aprovua propozim – vendimi për ndarjen e mjeteve financiare SHMEK ”Gostivar”– Gostivar, me vlerë 90 mijë denarë për rinovimin e shkollës.


Me shumicë votash, u miratuan propozim – konkluzionet për dhënie pëlqim vendimit për miratimin e raporteve financiare të NP “Parkingu i qytetit dhe gjelbërim”, dhe NP “Komunalec”.
Nga sfera e urbanizimit, këshilltarët miratuan propozim – vendimin e PDU-së për Bllok 19, KK Gostivar 1 – për periudhën e planit (2016-2021), sipërfaqe të përfshirjes (31.845 ha), si dhe disa propozim – vendime për sjelljen e dokumentacionit planor urbanistik dhe për sjelljen e dokumentacionit planor urbanistik për persona fizikë.

Shërbimi për informim

Këshilli i Komunës së Gostivarit ndau mjete për familjen Miftari   2

 

Këshilli i Komunës së Gostivarit ndau mjete për familjen Miftari   3

Këshilli i Komunës së Gostivarit ndau mjete për familjen Miftari   4

Këshilli i Komunës së Gostivarit ndau mjete për familjen Miftari   7

Këshilli i Komunës së Gostivarit ndau mjete për familjen Miftari   9

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1095
Content View Hits : 2522759