Skip to content
.: Lajme nga Komuna Apel: Uji për pije të shfrytëzohet vetëm për nevojat e amvisërisë
Apel: Uji për pije të shfrytëzohet vetëm për nevojat e amvisërisë PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 2 Korrik – 2017Apel Komuna e Gostivarit

Për shkak të temperaturave të larta dhe ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje në ditët në vazhdim, apelojmë deri tek qytetarët e komunës së Gostivarit të bëjnë kujdes të shtuar gjatë përdorimit të ujit të pijshëm.

Luten qytetarët që t’i shmangen përdorimit të ujit nga sistemi i ujësjellësit, për vaditje të arave, sipërfaqeve të gjelbra, oborreve, larjen e automjeteve dhe të ngjashme.
Në disa lagje dhe fshatra përreth, ndjehet mungesa e ujit të pijshëm. Për atë shkak dhe me qëllim të mundësohet që të gjithë shfrytëzuesit e sistemit të ujësjellësit të kenë ujë të pijshëm dhe për nevojat themelore për jetesë, Komuna e Gostivarit apelon deri tek qytetarët që uji të shfrytëzohet në mënyrë racionale dhe vetëm për nevojat e amvisërisë.

Urojmë që të gjithë të sillemi në mënyrë të ndërgjegjshme dhe çdo amvisëri të mund të sigurojë furnizim me ujë të pijshëm në këtë periudhë të nxehtë që po e kalojmë.

Shërbimi për informim,
Komuna e Gostivarit

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1085
Content View Hits : 2343620