Skip to content
.: Lajme nga Komuna Të martën do të bëhet dezinsektimi hapësinor në territorin e komunës së Gostivarit
Të martën do të bëhet dezinsektimi hapësinor në territorin e komunës së Gostivarit PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 30 Qershor - 2017Të martën do të bëhet dezinsektimi hapësinor në territorin e komunës së Gostivarit

Informohen qytetarët e Komunës së Gostivarit, me theks të veçantë mbarështuesit e bletëve, se të martën ( 4 Korrik - 2017) do të bëhet dezinsektimi në territorin e komunës së Gostivarit për zhdukjen e mushkonjave të rritura dhe dëmtuesve të tjerë.

Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje prej ora 21:00 deri në ora 01:00 dhe në orët e hershme të mëngjesit prej ora 03:00 deri në ora 06:00, vetëm në kushte të mira atmosferike, dhe në rast të kohës me shi ose me erë të fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike.

Në bazë të planit paraprakisht të përgatitur për dinamikën e aktiviteteve, dezinsektimi do të realizohet në këto lokacione:
- Lumi Vardar - në pjesën e fshatit Raven
- Kanali për ujitje në lagjen Maleardi
- Lagja Fazaneria – përgjatë kanalit për ujitje
- Lumi Jahorka në fshatin Forinë

Dezinsektimin do ta kryejë ndërmarrja e autorizuar për këtë lloj veprimtarie SH.T.P.SH DREAM-MS. Për dezinsektim do të përdorët Aqua-Kothrine tretur në bazë të kërkesave të Organizatës Shëndetësore Botërore (prej 50 deri 100 ml/hektar).

Luten bletarët që t’i ndërmarrin të gjitha masat e duhura për mbrojtjen e bletëve të tyre gjatë realizimit të dezinsektimit.

Shërbimi për informim,
Komuna e Gostivarit

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1068
Content View Hits : 2251640