Skip to content
.: Lajme nga Komuna Komuna e Gostivarit gati aktvendimet tatimore për vitin 2017
Komuna e Gostivarit gati aktvendimet tatimore për vitin 2017 PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 12 Qershor – 2017Aktvendimet tatimore

Të nderuar qytetarë,
Nga dita e hënë komuna e Gostivarit fillon me shpërndarjen e Aktvendimeve tatimore për tatimin në pronë për vitin 2017 dhe aktvendimeve për taksën komunale.
Shpërndarja e të njëjtave do të kryhet nga administrata komunale – përfaqësuesit e autorizuar të komunës ose përmes postes.

Do të shpërndahen gjithsej 14.876 Aktvendime për tatim në pronë për persona fizik ,81 për persona juridik, si dhe 3654 Aktvendime për Taksa komunale.
Të gjitha qytetarët që kanë pronësi të patundshme dhe që nuk e kanë paraqitur pronën ose prona e paraqitur ka pësuar ndryshime, konform Ligjit për tatime janë të obliguar të paraqesin të gjitha këto në departamentin për tatime dhe në Qendrën komunale për shërbime.I ftojmë qytetarët e komunës së Gostivarit të cilët nuk i kanë kryer pagesat e detyrimeve te vjetra tatimore, ti bëjnë të njëjtat.

Komuna e Gostivarit obliguesve tatimor ju mundëson edhe lehtësime duke mos arkëtuar kamatë ndëshkuese për mos pagesën e tatimit në kohë por ju mundëson dhe pagesën në këste të detyrimit tatimor, në rast se pagesën e kryejnë në kohë.
Për çdo vërejtje apo informatë plotësuese, qytetarët mund të drejtohen në Departamentin e tatimeve dhe në Qendrën komunale për shërbime.
Poashtu, njoftohen qytetarët se Komuna e Gostivarit gjithashtu është një nga komunat e rralla në vend e cilae ka instaluar softuerin e ri E-TATIME ne ueb faqen e komunës, model që u mundëson gjithëve qytetareve pa marre parasysh se ku gjinden përmes aplikacionit të instaluar në ueb faqen e komunës mund të marrin informata për obligimet tatimore.
I njoftojmë qytetarët se gjatë periudhës në vijimtë punësuarit e autorizuar për vlerësim të pronës së patundshme, do të dalin në terren për të bërë vlerësimin dhe rivlerësimin e pronave të patundshme, me çka qytetarët do fitojnë pasqyrë reale për pronën e tyre në treg dhe poashtu do të zgjidhen edhe kërkesat e hershme të palëve të cilat kanë ngelur të pazgjidhura dhe do të plotësohen të drejtat e palëve të parashtruara nëpërmjet kërkesave të tyre dhe fletëparaqitjeve të reja tatimore.
Të nderuar qytetarë,
Investoni në ardhmërinë tuaj – paguani tatimet dhe taksat komunale, për më shumë investime, për më shumë punë, për më shumë projekte.

INVESTIM QË IA VLEN
Të gjithë Bashkë të kontribuojmë për një komunë më të bukur dhe më bashkëkohorë, Bashkë ta ndërtojmë Gostivarin!


Me respekt;

Sektori për çështje financiare
Komuna e Gostivarit

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1093
Content View Hits : 2431825