Skip to content
.: Lajme nga Komuna U mbajt iftari kolektiv, Bejta: Ky organizim i afron qytetarët
U mbajt iftari kolektiv, Bejta: Ky organizim i afron qytetarët PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 10 qershor – 2017U mbajt iftari kolektiv Bejta Ky organizim i afron qytetarët 7

Në hapësirat e Bashkësisë Fetare Islame përballë Qendrës për Kulturë në Gostivar, të shtunën u shtrua iftar kolektiv i organizuar nga Komuna Ejup në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit.

Në një atmosferë festive, rreth 2000 persona shijuan iftarin kolektiv, ku të pranishëm ishin edhe një delegacion i gjerë prej 50 vetash i kryesuar nga kryetari i Komunës Ejup, Remzi Ajdin, deputetë, këshilltarë dhe funksionarë të tjerë qeverisë turke.

Në fjalimin e tij, kryetari Nevzat Bejta u shpreh se ky iftar i afron qytetarët e Gostivarit, u sjell dashur me njëri tjetrin, dhe se qëllimi i Ramazanit është që të ndihmohemi dhe të afrohemi me njeri tjetrin.

“Ky organizim i afron qytetarët e Gostivarit, u sjell dashur me njëri tjetrin. Qëllimi i Ramazanit është që të ndihmohemi dhe të afrohemi me njeri tjetrin. Komuna e Gostivarit e ka përkrahur këtë organizim për disa vite me radhë, dhe besoj që edhe viteve të ardhëshme bashkë me Komunën Ejup, do të vazhdojmë këtë traditë të bukur. Dëshiroj t’u njoftoj që para se me ardhur këtë, bashkë me kryetarin e Komunës Ejup, z. Remzi Ajdin në Komunën e Gostivarit nënshkruam memorandumin për binjakëzimin e Komunës së Gostivarit. Prej sot, banorët e dy komunave tona janë më afër. Ne si drejtues të komunave do të bashkëpunojmë dhe do të realizojmë projekte në të mirë të qytetarëve tanë”, tha para të pranishmëve kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta.

Kryetar i Komunës Ejup (Eyup), Remzi Aydin tha se ideja e organizimit të iftarit erdhi nga qytetarët me prejardhje nga Gostivari që të vijnë dhe të vizitojnë vendlindjen e të parëve dhe që të takohen me familjarët që i kanë këtu.

Iftari i shtruar në Gostivar u shoqëruar me një program artistik të interpretuar nga Korri i Muftinisë dhe Medresesë së Gostivarit.

Para iftarit, delegacioni i shoqëruar edhe nga kryetari Nevzat Bejta, vizitoi Muftininë e Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, ku u pritën nga Muftiu, z. Shaqir Fetahu.

Aktiviteti u ndoq nga disa media turke.

Shërbimi për informim,
Komuna e Gostivarit

U mbajt iftari kolektiv Bejta Ky organizim i afron qytetarët 1

 

U mbajt iftari kolektiv Bejta Ky organizim i afron qytetarët 2

U mbajt iftari kolektiv Bejta Ky organizim i afron qytetarët 4

U mbajt iftari kolektiv Bejta Ky organizim i afron qytetarët 5

U mbajt iftari kolektiv Bejta Ky organizim i afron qytetarët 6

U mbajt iftari kolektiv Bejta Ky organizim i afron qytetarët 7

U mbajt iftari kolektiv Bejta Ky organizim i afron qytetarët 8

U mbajt iftari kolektiv Bejta Ky organizim i afron qytetarët 10

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1095
Content View Hits : 2577664