Skip to content
.: Lajme nga Komuna Zyrtarizohet iniciativa për vëllazërim të Komunës së Gostivarit me Komunën Ejup të Stambollit
Zyrtarizohet iniciativa për vëllazërim të Komunës së Gostivarit me Komunën Ejup të Stambollit PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 9 Qershor – 2017Zyrtarizohet iniciativa për vëllazërim të Komunës së Gostivarit me Komunën Ejup të Stambollit 3

Vendim për vëllazërim të Komunës së Gostivarit me Komunën e Ejupit (Stamboll) të Republikës së Turqisë ishte vendimi i parë i aprovuar nga shumica e këshilltarëve në seancën e 38-të me radhë.

Me këtë vendim, zyrtarizohet iniciativa e ndërmarrë nga drejtuesit e dy komunave, ndërkaq ceremonia e shpalljes zyrtare pritet të bëhet brenda muajt qershor, respektivisht muajt të Ramazanit.

Para këshilltarëve u drejtua shefi i kabinetit të Kryetarit të Komunës, z. Bashkim Hasani i cili vuri në dukje që: “Brenda muajt qershor një delegacion i Komunës së Gostivarit i kryesuar nga kryetar, z. Nevzat Bejta qëndruan për vizitë në Republikën e Turqisë ku u vizituan disa Komuna të Stambollit”.

“Vizita ishte e suksesshme dhe mes tjerash u bisedua për realizimin e disa projekteve. Një nga ata është projekti për kanalizimin e ujërave fekale në fshatin Banjicë. Po ashtu, disa vite me radhë me Komunën Ejup organizojmë iftare kolektive në qytetin e Gostivarit. Duke u nisur nga ky bashkëpunim lindi ideja e binjakëzimit të dy Komunave”, tha Hasani i cili bëri me dije që nga Komuna Ejup vendimi është miratuar, andaj ftoi këshilltarët që të aprovojnë vendimin.

Kujtojmë që binjakëzimi mes dy komunave, nga kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta u vlerësua iniciativë e natyrshme nga fakti që në Komunën Ejup jetojnë gati dyzet për qind banorë me prejardhje nga rajoni i Gostivarit të shpërngulur në periudhat e mëhershme.

Komuna Ejup numëron 349,470 banorë sipas regjistrimit të vitit 2012 dhe shtrihet në 223.78 km2.. Është pjesë e Stambollit dhe me ekonomi të zhvilluar.

Ndër pikat e miratuara me shumicë të votave ishte edhe vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për Klubin e Basketbollit “Gostivar 2015”. Me këtë vendim ndahen 1 milion e 500 mijë denarë, mjete që do të shfrytëzohen për investimet e nevojshme për plotësimin e kushteve për të garuar në ligën e parë republikane. Në këtë drejtim u miratua edhe vendim për ndarje të mjeteve financiare për Shkollën Fillore Komunale “Bashkimi”, në Gostivar.

Po ashtu, me 17 vota për këshilltarët miratuan aktvendimin për emërim të anëtarëve të këshillit drejtues të Universitetit të Punëtorëve "Vëllezërit Milladinovci”, edhe atë, z. Nuri Ibrahimi si dhe zonj. Angjelina Ugrinoska.

Këshilltarët miratuan disa vendime për inkorporim të objekteve të ndërtuar pa leje në dokumentacionin e planit urbanistik, si dhe për sjelljen e dokumentacionit planor urbanistik për persona fizik.

Gjatë seancën së 38-të këshilltarët miratuan vendimin për aprovimin e mandatit të këshilltarit z. Enver Veliu, i cili zë vendin e ish këshilltarit nga radhët subjektit politik, RDK, z. Vesel Memedi.

Shërbimi për Informim
Komuna e Gostivarit

Zyrtarizohet iniciativa për vëllazërim të Komunës së Gostivarit me Komunën Ejup të Stambollit 1

 

Zyrtarizohet iniciativa për vëllazërim të Komunës së Gostivarit me Komunën Ejup të Stambollit 2

Zyrtarizohet iniciativa për vëllazërim të Komunës së Gostivarit me Komunën Ejup të Stambollit 3

Zyrtarizohet iniciativa për vëllazërim të Komunës së Gostivarit me Komunën Ejup të Stambollit 4

Zyrtarizohet iniciativa për vëllazërim të Komunës së Gostivarit me Komunën Ejup të Stambollit 5

Zyrtarizohet iniciativa për vëllazërim të Komunës së Gostivarit me Komunën Ejup të Stambollit 6

Zyrtarizohet iniciativa për vëllazërim të Komunës së Gostivarit me Komunën Ejup të Stambollit 7

Zyrtarizohet iniciativa për vëllazërim të Komunës së Gostivarit me Komunën Ejup të Stambollit 8

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1095
Content View Hits : 2577658