Demaskohet kurthi qesharak i opozitës: Futën revista në Komunën e Gostivarit për të akuzuar Bejtën Printoje

Nga informacione të dala prej një partie opozitare mësohet se në Gostivar ata janë përpjekur të akuzojnë Kryetarin e Komunës z. Nevzat Bejta duke futur dhe me pas duke fotografuar në Komunën e Gostivarit një revistë të cilësuar si mjet informimi kundër qeverisë së Turqisë, transmeton portali nga Shkupi, Aktuale.MkKomuna e Gostivarit

Duke u përpjekur të mashtrojnë qytetarët dhe besimtarët gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ky akt vjen vetëm pak ditë pas vizitës së suksesshme të z. Bejta në Turqi, ku ai u takua me kryetarë të disa komunave atje. I pyetur për këtë rast, Kryetari i Komunës së Gostivarit tha se dënon çdo tentativë politike dashakeqëse që tenton të gënjejë njerëzit, sidomos e bërë gjatë muajit të Ramazanit.

“Ne si komunë kemi bashkëpunim shumë të mirë me shumë komuna nga Republika e Turqisë, dhe gjatë këtij muaji të Ramazanit bëjmë edhe iftare të përbashkëta me qytetarë te komunës sonë, të organizuara në bashkëpunim me komunat turke.

Ky akt i shëmtuar është bërë jo rastësisht në prag të iftareve të përbashkëta me komunën Ejup dhe komunën e Bajram Pashës që organizohet në komunën e Gostivarit.”

Bejta thekson se Komuna e Gostivarit mirëpret rregullisht mjete të informimit nga Bashkimi Evropian dhe organizata të tjera. Kështu, opozita ka tentuar të fusë mjete për të akuzuar, por është demaskuar duke dështuar.

Link : http://www.aktuale.mk/demaskohet-kurthi-qesharak-i-opozites-futen-revista-ne-komunen-e-gostivarit-per-te-akuzuar-bejten/