Skip to content
.: Lajme nga Komuna Demaskohet kurthi qesharak i opozitës: Futën revista në Komunën e Gostivarit për të akuzuar Bejtën
Demaskohet kurthi qesharak i opozitës: Futën revista në Komunën e Gostivarit për të akuzuar Bejtën PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Nga informacione të dala prej një partie opozitare mësohet se në Gostivar ata janë përpjekur të akuzojnë Kryetarin e Komunës z. Nevzat Bejta duke futur dhe me pas duke fotografuar në Komunën e Gostivarit një revistë të cilësuar si mjet informimi kundër qeverisë së Turqisë, transmeton portali nga Shkupi, Aktuale.MkKomuna e Gostivarit

Duke u përpjekur të mashtrojnë qytetarët dhe besimtarët gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ky akt vjen vetëm pak ditë pas vizitës së suksesshme të z. Bejta në Turqi, ku ai u takua me kryetarë të disa komunave atje. I pyetur për këtë rast, Kryetari i Komunës së Gostivarit tha se dënon çdo tentativë politike dashakeqëse që tenton të gënjejë njerëzit, sidomos e bërë gjatë muajit të Ramazanit.

“Ne si komunë kemi bashkëpunim shumë të mirë me shumë komuna nga Republika e Turqisë, dhe gjatë këtij muaji të Ramazanit bëjmë edhe iftare të përbashkëta me qytetarë te komunës sonë, të organizuara në bashkëpunim me komunat turke.

Ky akt i shëmtuar është bërë jo rastësisht në prag të iftareve të përbashkëta me komunën Ejup dhe komunën e Bajram Pashës që organizohet në komunën e Gostivarit.”

Bejta thekson se Komuna e Gostivarit mirëpret rregullisht mjete të informimit nga Bashkimi Evropian dhe organizata të tjera. Kështu, opozita ka tentuar të fusë mjete për të akuzuar, por është demaskuar duke dështuar.

Link : http://www.aktuale.mk/demaskohet-kurthi-qesharak-i-opozites-futen-revista-ne-komunen-e-gostivarit-per-te-akuzuar-bejten/

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1073
Content View Hits : 2284895