Skip to content
.: Lajme nga Komuna Bejta, artistëve: Jeni pasqyrë e kombit
Bejta, artistëve: Jeni pasqyrë e kombit PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 6 Qershor – 2017Kryetari Bejta takoi drejtuesit e SHKA Jahi Hasani premton mbështetje edhe në të ardhmen  15

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta priti në kabinetin e tij një delegacion të Shoqërisë Kulturore Artistike “Jahi Hasani”, e cila sapo është kthyer nga një tur i suksesshëm aktivitetesh kombëtare dhe ndërkombëtare.

Duke iu drejtuar trupës së artistëve, kryetari Bejta u shpreh që roli dhe misioni që ata kanë është fisnik, human dhe, mbi të gjitha, në mbrojtje të interesit kombëtar.

"Çdo pjesëmarrje juaja në evenimente të ndryshme kulturore brenda dhe jashtë shtetit, prezanton kulturën, ritet, doket dhe zakonet e bukura kombëtare. Faleminderit që jeni pasqyra e kombit," tha z. Bejta.

Kryetari i Shoqërisë. z. Zani Memedi vuri në dukje që Shoqëria Kulturore Artistike e fshatit Çagran "Jahi Hasani” kohëve të fundit pati paraqitje dinjitoze në festivalin ndërkombëtar të “Balikeserit”, në Republikën e Turqisë, në festivalin mbarëkombëtar “The Door – 2017”, në Shkodër të Shqipërisë, si dhe në festivalin mbarëkombëtar “Shkupi Folk – Fest 2017”.

Kryetari, z. Nevzat Bejta përgëzoi kryesinë dhe anëtarët e Shoqërisë për rezultatet e arritura, duke theksuar se do të vazhdonte të mbështeste aktivitetin e saj.

“Komuna e Gostivarit ka mbështetur financiarisht Shoqërinë tuaj Kulturore Artistike dhe do ta bëjë këtë edhe në të ardhmen," theksoi ai.

Në përfundim të takimit, të pranishmit pozuan për fotografi në mjediset e Komunës.

Shërbimi për Informim
Komuna e Gostivarit

Kryetari Bejta takoi drejtuesit e SHKA Jahi Hasani premton mbështetje edhe në të ardhmen  1

 

Kryetari Bejta takoi drejtuesit e SHKA Jahi Hasani premton mbështetje edhe në të ardhmen  4

Kryetari Bejta takoi drejtuesit e SHKA Jahi Hasani premton mbështetje edhe në të ardhmen  7

Kryetari Bejta takoi drejtuesit e SHKA Jahi Hasani premton mbështetje edhe në të ardhmen  15

Kryetari Bejta takoi drejtuesit e SHKA Jahi Hasani premton mbështetje edhe në të ardhmen  17

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1095
Content View Hits : 2577665