Skip to content
.: Lajme nga Komuna Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë
Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Stamboll, me 29 Maj – 2017Kryetari i Komunës së Gostivarit z. Nevzat Bejta po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë  6

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë të hënën realizoi takim me kryetarin e Komunës Eyüp (Ejup), të Stambollit, Remzi Aydin (Ajdin).

Gjatë takimit miqësor, mes tjerash u bisedua për zyrtarizimin e iniciativës për binjakëzimin e dy Komunave si dhe realizimin e projektit për kanalizimin e ujërave të zeza në fshatin Banjicë.

Sa i përket iniciativës për binjakëzim, kryetari Bejta theksoi që ideja u mbështet fuqishëm nga qytetarët e Gostivarit, nga fakti që shumë banorë nga rajoni i Gostivarit janë shpërngulur më herët në Komunën Ejup dhe janë krijuar lidhje familjare mes dy lokaliteteve.

Brenda kohës, Këshillat Komunale të dy Komunave do të zyrtarizojnë procesin e binjakëzimit dhe e njëjta do të konkretizohet me një ceremoni solemne.

Në drejtim të realizimit të projektit për kanalizimin e ujërave të zeza në fshatin Banjicë, Komuna e Gostivarit do të nis një kërkesë zyrtare për mbështetje financiare, dhe po ashtu, brenda kohës do të gjindet mundësi për realizimin e këtij projekti me përkrahje nga ana e Komunës Ejup.

Kryetari Nevzat Bejta përgëzoi autoritetet turke për zhvillimin ekonomik dhe njëkohësisht jetës kulturore si dy komponentë të ndërthurura mes veti dhe që rezultuan me përparim të gjithanshëm.

Në takim u bisedua edhe për realizimin e iftarit të përbashkët në qytetin e Gostivarit, dhe që disa vite me radhë organizohet nga Komuna Ejup, iniciativë kjo që synon njoftimin dhe bashkimin familjar mes familjeve gostivarase dhe familjeve që migruan më herët në territorin e Stambollit.

Në fund të takimit, dy homologët këmbyen dhurata me simbole të qyteteve reprezentative, ndërkaq u ra dakord që komunikimi të vazhdon edhe në të ardhmen.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i shoqëruar nga shefi i kabinetit, z. Bashkim Hasani si dhe përgjegjësin e Qendrës për Informim, Gëzim Haxhi Ejupi po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë. Ditëve në vijim, delegacioni nga Komuna e Gostivarit do të realizon takime edhe me kryetarët e Komunave Bayrampaša (Bajram Pasah) edhe Sultangazi (Sultan Gazi) të Stambollit.

Shërbimi për Informim
Komuna e Gostivarit

Kryetari i Komunës së Gostivarit z. Nevzat Bejta po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë  1

 

Kryetari i Komunës së Gostivarit z. Nevzat Bejta po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë  2

Kryetari i Komunës së Gostivarit z. Nevzat Bejta po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë  3

Kryetari i Komunës së Gostivarit z. Nevzat Bejta po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë  4

Kryetari i Komunës së Gostivarit z. Nevzat Bejta po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë  5

Kryetari i Komunës së Gostivarit z. Nevzat Bejta po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë  6

Kryetari i Komunës së Gostivarit z. Nevzat Bejta po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë  7

Kryetari i Komunës së Gostivarit z. Nevzat Bejta po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë  8

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1054
Content View Hits : 2187468