Skip to content
.: Lajme nga Komuna Bejta uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit
Bejta uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 26 Maj – 2017Bejta uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta përmes një mesazhi ka uruar besimtarët e fesë Islame me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

“Në muajin e shenjtë të Ramazanit, simbol i sakrificës, devotshmërisë, bamirësisë dhe adhurimit, të gjithë të jemi të bashkuar për të ndihmuar nevojtarët, jetimët dhe njerëzit e vetmuar, që edhe ata të ndihen të barabartë me gjithë të tjerët.

Është ky muaji që na sjell begati dhe gëzime në sofrat tona dhe na jep mundësinë që të pastrohemi nga mëkatet dhe të shpërblehemi për agjërimin dhe gjërat e mira që bëjmë. Në emrin tim personal, bashkëpunëtorëve dhe administratës komunale, të gjithë qytetarëve ua uroj nga zemra Muajin e Madhërishëm të Ramazanit duke ju uruar agjërim të lehtë, me dëshirat më të mira që të mbretërojë paqja dhe harmonia midis nesh. Me fat ju qoftë Muaji i Bekuar i Ramazanit!” thuhet në urimin e Kryetarit të Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta.

Sikurse edhe viteve të tjera, Komuna e Gostivarit do të kyçet në shumë aktivitete që do të realizohen me rastin e muajit të Agjërimit.

Shërbimi për Informim
Komuna e Gostivarit

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1073
Content View Hits : 2284896