Skip to content
.: Lajme nga Komuna Komuna morri kompetencat mbi Universitetin e Punëtorëve në Gostivar
Komuna morri kompetencat mbi Universitetin e Punëtorëve në Gostivar PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 11 maj – 2017Komuna morri kompetencat mbi Universitetin e Punëtorëve në Gostivar 3

Këshilli i Komunës së Gostivarit mbajti seancën e 37-të me radhë, në të cilën fillimisht miratuan deklaratën me të cilën u dënua dhuna e ushtruar ndaj deputetëve dhe ekipeve të mediave në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.

"Në emër të grupeve të këshilltarëve të përfaqësuar në Këshillin e Komunës së Gostivarit, bashkërisht vendosëm të dënojmë aktet e dhunshme të 27 Prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ku huliganët sfiduan demokracinë funksionale. Aktet e tilla janë të papranueshme dhe si të tilla nuk duhet të përsëriten. Me këtë rast, inkurajojmë organet kompetente që ngjarjet të zbardhen në tërësi dhe fajtorët të dalin para drejtësisë", tha këshilltari Zhupani në emër të kolegëve të tij.

Pikë e rëndësishme e rendit të ditës dhe që u miratua me shumicë votash, ishte vendimi për marrjen për sipër të Universitetit të Punëtorëve në Gostivar, me çka, kompetencat mbi këtë institucion, tani e tutje do t’i takojnë Komunës së Gostivarit.

Me shumicë votash, këshilltarët miratuan raportin kuartal - I për realizimin e buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2017. Para këshilltarëve, detaje paraqiti përgjegjësia e Sektorit për Çështje Financiare, Fitore Aligega.

Aligega vuri në dukje që në buxhetin e komunës së Gostivarit për kuartalin e parë janë realizuar te hyra në vlerë prej 217.957.750,00 denarë, nga i planifikuari 1.096.684.000,00 denarë ose 20 % nga buxheti i përgjithshëm i komunës se Gostivarit.

“Shpenzimet e realizuara janë në shumë prej 204.791.293,00 denarë, nga i planifikuari 1.096.684.000,00 denarë ose 19 % nga buxheti i përgjithshëm i komunës se Gostivarit. Llogaria e buxhetit bazë ka realizim të të hyrave15 % ,ndërsa të dalave 14%. Të hyrat e realizuara nga llogaria e vetëfinancimit janë 38%, kurse të dalat janë 16%”, shtoi Aligega.

Të hyrat rrjedhëse operative për shfrytëzuesit e mjeteve nga llogaria e bllok dotacioneve janë 26 % kurse të dalat rrjedhëse operative janë gjithashtu 26% .Të hyrat dhe te dalat nga llogaria e donacioneve dhe krediteve për kuartalin e parë nuk kanë realizim dhe të njëjtat priten të realizohen në kuartalet vijuese.

Nga aspekti financiar, këshilltarët miratuan vendimin për ndryshim të shpërndarjes së mjeteve, si dhe vendimin për zgjerimin e mjeteve në Buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2017, ndërkaq u miratuan edhe vendimet për ndarjen e mjeteve financiare për Shkollën Fillore “Bashkimi, “Mustafa Kemal Ataturk”, si dhe për Ndërmarrjen publike për ekonomizimin me objektet sportive ”Rinia”.

Këshilltarët miratuan edhe vërtetimin për huamarrje afatgjate të brendshme të Komunës së Gostivarit në kuadër të projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale.

Nga sfera e arsimit, këshilltarët miratuan konkluzionet për dhënie pëlqim mbi programin për realizimin e ekskursionit të nxënësve të shkollave “Faik Konica”, Debresh, “Liria”, Vërtok, “Enver Stafai”, Gostivar, si dhe Gjimnazit të Gostivarit.
U aprovua edhe konkluzioni për dhënie pëlqim Vendimit të Këshillit Drejtues të NP “Komunalec”, për miratimin e Raportit financiar Gostivar, me gjendjen e 31.03.2017, si dhe Vendim për lirim nga pagesa e kompensimit për përcaktimin e statusit juridik të hapësirave afariste dhe një pjese të hyrjes së sallës si objekt afarist të Ndërmarrjes Publike për ekonomizim me sallën sportive “Rinia”.

Këshilltarët miratuan edhe vendimin për miratimin e Аktit të Përgjithshëm për fshatin Zdunjë, me sipërfaqe të përfshirjes së planit prej 73.07 ha, si dhe vendim për mjete të rezervuara për eksproprijim në Buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2017.

Si zakonisht, pikat e fundit të rendit të ditës ishin vendimet për sjelljen e dokumentacionit planor urbanistik si dhe vendimet për përfshirjen e objekteve të ndërtuar pa leje në dokumentacionin e planit urbanistik.

Shërbimi për Informim
Komuna e Gostivarit

Komuna morri kompetencat mbi Universitetin e Punëtorëve në Gostivar 1

 

 

Komuna morri kompetencat mbi Universitetin e Punëtorëve në Gostivar 2

Komuna morri kompetencat mbi Universitetin e Punëtorëve në Gostivar 3

Komuna morri kompetencat mbi Universitetin e Punëtorëve në Gostivar 4

Komuna morri kompetencat mbi Universitetin e Punëtorëve në Gostivar 5

Komuna morri kompetencat mbi Universitetin e Punëtorëve në Gostivar 6

Komuna morri kompetencat mbi Universitetin e Punëtorëve në Gostivar 7

Komuna morri kompetencat mbi Universitetin e Punëtorëve në Gostivar 8

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1095
Content View Hits : 2522681