Skip to content
.: Lajme nga Komuna Kryetari Nevzat Bejta përgëzon drejtuesit e Klubit të Basketbollit “Gostivar – 2015“, për inkuadrimin në ligën e parë republikane
Kryetari Nevzat Bejta përgëzon drejtuesit e Klubit të Basketbollit “Gostivar – 2015“, për inkuadrimin në ligën e parë republikane PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 27 Prill – 2017Kryetari Nevzat Bejta përgëzon drejtuesit e Klubit të Basketbollit Gostivar  2015 për inkuadrimin në ligën e parë republikane  8

Klubi i Basketbollit “Gostivar – 2015“, nga sezoni i ri 2017 – 2018 do të garon në ligën e parë republikane. Për ta njoftuar kryetarin e Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta me rezultatet e arritura, kryesia e klubit vizitoi Komunën e Gostivarit.

“Kryesia e Klubit më dha një lajm shumë të gëzueshëm që nga sezoni i ri klubi i basketbollit nga Gostivari do të garon në ligën e parë republikane. Qyteti i Gostivarit ka pasur traditë të basketbollit, për shkak se edhe në ish federatën jugosllave edhe pas demokracisë, kemi pasur ekipe që kanë garuan në ligën e parë. Pas 10 vitesh, klubi që mban emrin e qytetit inkuadrohet në ligën elitare dhe ky është një sukses. Ne si Komunë do të vazhdojmë të mbështesim klubin e basketbollit dhe bashkë me afaristët e qytetit dhe qytetarët që admirojnë basketbollin, do të kontribuojmë që klubi të ketë kushte solide për të vijuar garën në nivel shtetëror dhe ligën e parë republikane”, deklaroi kryetari Bejta, duke informuar opinionin që Komuna e Gostivarit morri për sipër që në suaza të Palestrës Sportive “Rinia”, të krijon kushtet dhe kriteret e parapara nga Federata e Basketbollit për garim në ligën e parë republikane nga Klubi i Basketbollit “Gostivari – 2015“.

Kryetari i Klubit të Basketbollit “Gostivar – 2015”, Igor Ristovski shprehu falënderim për kryetarin Bejta dhe Komunën e Gostivarit për mbështetjen e ofruar financiare në funksionimin e klubit.

“Me nder dhe kënaqësi të veçantë, në këtë moment e zyrtarizojmë lajmin që Klubi i Basketbollit “Gostivar – 2015”, sezonin e kaluar 2016 – 2017 e mbaroi me plasim në vend të parë dhe me sukses e meritë e fitoi statusin për garim në ligën e parë. Në këto momente e falënderojmë kryetarin Bejta dhe gjithë afaristët dhe qytetarët që dhanë mbështetjen e tyre, për të arritur deri tek ky rezultat. Meritorë janë lojtarët por mbështetje nga ana e institucioneve, publikut dhe bizneseve është shumë e rëndësishme”, tha Ristovski.

Në shenjë respekti për mbështetjen e dhënë nga Komuna e Gostivarit, kryetari i klubit, z. Igor Ristovski kryetarit z. Nevzat Bejta i ndahu mirënjohje dhe dresin me numrin 1 në emër të kryetarit Bejta.


Shërbimi për Informim
Komuna e Gostivari

Kryetari Nevzat Bejta përgëzon drejtuesit e Klubit të Basketbollit Gostivar  2015 për inkuadrimin në ligën e parë republikane  1

 

Kryetari Nevzat Bejta përgëzon drejtuesit e Klubit të Basketbollit Gostivar  2015 për inkuadrimin në ligën e parë republikane  2

Kryetari Nevzat Bejta përgëzon drejtuesit e Klubit të Basketbollit Gostivar  2015 për inkuadrimin në ligën e parë republikane  3

Kryetari Nevzat Bejta përgëzon drejtuesit e Klubit të Basketbollit Gostivar  2015 për inkuadrimin në ligën e parë republikane  4

Kryetari Nevzat Bejta përgëzon drejtuesit e Klubit të Basketbollit Gostivar  2015 për inkuadrimin në ligën e parë republikane  5

Kryetari Nevzat Bejta përgëzon drejtuesit e Klubit të Basketbollit Gostivar  2015 për inkuadrimin në ligën e parë republikane  6

Kryetari Nevzat Bejta përgëzon drejtuesit e Klubit të Basketbollit Gostivar  2015 për inkuadrimin në ligën e parë republikane  7

Kryetari Nevzat Bejta përgëzon drejtuesit e Klubit të Basketbollit Gostivar  2015 për inkuadrimin në ligën e parë republikane  8

Kryetari Nevzat Bejta përgëzon drejtuesit e Klubit të Basketbollit Gostivar  2015 për inkuadrimin në ligën e parë republikane  9

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1068
Content View Hits : 2251670