Skip to content
.: Lajme nga Komuna Komuna e Gostivarit jep sqarim për mungesën e kuadrove për trajtimin e fëmijëve me autizëm
Komuna e Gostivarit jep sqarim për mungesën e kuadrove për trajtimin e fëmijëve me autizëm PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 18 Prill – 2017Komuna e Gostivarit

Mungesa e kuadrove profesionale respektivisht mësimdhënësve për trajtimin e fëmijëve me autizëm është evidente dhe pamundëson plotësimin e vendeve të punës në institucionet edukative, respektivisht çerdhet publike të qytetit.

Në disa institucione edukativo – arsimore është arritur të merret pëlqim nga institucionet gjegjëse, mirëpo me konkursin e publikuar nuk është arritur të plotësohen vendet e hapura të punës për shkak të mungesës së kuadrove të specializuara për këtë drejtim.

Rast eklatant ishte konkursi i hapur në shkollën e mesme teknike komunale ku në konkursin e hapur për vendin e lirë nuk u paraqit asnjë kuadër i kualifikuar për fëmijët me autizëm.

Mungesën e kuadrit të tillë nëpër institucionet edukativo – arsimore e kemi të evidentuar dhe punojmë për plotësimin e vendeve të punës.

Në disa raste, siç është rasti me Institutin Publike, Çerdhet për Fëmijë “Gëzimi Fëmijëror”, me iniciativë të drejtuesve të këtij institucioni kemi adresuar kërkesë deri tek Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për hapjen e vendeve të punës, edukator për fëmijët me autizëm.

Përgjigja ishte që për shkak të zhvillimeve politike, me rekomandim të Komisionit për Antikorrupsion ka ndalesë të përkohshme për punësime, dhe se pas formimit të qeverisë së re kërkesa do të rishqyrtohet.

Por, në esencë problemi qëndron tek mungesa e kuadrove profesionale për trajtimin e fëmijëve me autizëm. Në qoftë se do të paraqitet ndonjë kuadër i diplomuar, Komuna e Gostivarit do të merr për sipër sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare për rrogën dhe kontributet shtesë, me qëllim që sa më shpejt të evitohen mungesat e tilla.

Me problem të tilla përballen edhe qytete të tjera, dhe zgjidhje duhet të kërkohet në instanca nacionale me stimulimin e gjeneratave të reja që të studiojnë në drejtime të tilla specifike.

Fëmijët me nevoja të veçanta janë dhuratë nga Perëndia, dhe Ne jemi të obliguar të bëjmë kujdes maksimal për trajtimin dhe mirëqenien e tyre.

Lusim subjektet politike, në këtë rast subjektin politike “Besa”, që të përmbahet nga keqpërdorimi i rasteve të tilla të ndjeshme në shoqëri me motive politike.

Shërbimi për Informim
Komuna e Gostivarit

 

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1039
Content View Hits : 2111031