Skip to content
.: Lajme nga Komuna Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional “Mirë se erdhe o Resulall-llah”
Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional “Mirë se erdhe o Resulall-llah” PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 18 Prill – 2017Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional Mirë se erdhe o Resulall-llah 7

Në organizim të Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar dhe me mbështetje financiare nga Komuna e Gostivarit, javës që lamë pas organizoi manifestimin tradicional me rastin e ditëlindjes së profetit Muhamedit, ditë kjo që paraqet një ngjarje të madhe për besimtarët e Botës Islame.

I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe kryetarit Nevzat Bejta i cili në prononcimin për mediat shprehu respekt dhe falënderim për Muftininë e qytetit me rastin e organizimit për ditëlindjen e profetit Muhamed.

“Muhamedi është drita e pashuar e njerëzisë. Me ardhjen e Muhamedit, shoqërisë në gjithë Botën i erdhi paqja. Ne si Komunë edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të përkrahim organizimin e mevludit për ditëlindjen e profetit tonë, sepse Muhamedi a.s shoqërinë e shpiu përpara drejt rrugës së njerëzisë dhe besoj që të gjithë ata që do ta ndjekin rrugën e njerëzisë do të gjejnë drejtësi në këtë Botë dhe Botën tjetër”, tha mes tjerash kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.
Me këtë rast, muftiu i Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, Shaqir ef Fetahu vuri në dukje që ishte kënaqësi të përjetohet ky manifestim i jashtëzakonshëm me të gjitha ngjyrat e aktiviteteve të realizuara në suaza të këtij evenimenti.

Në përkujtim të jetës dhe veprës së profetit Muhamed dhe në suaza të manifestimin tradicional “Java e Muhamedit a.s”, Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar ndërmori aktivitete të shumta.

Nxënësit e medresesë në sheshin e qytetit shpërndanë fletushka, broshura dhe ëmbëlsira për të gjithë kalimtarët e rastit.
Në hapësirat e qendrës për kulturë u bë promovimi i librit “Përhapja e Islamit në Ballkan me theks të veçantë në Maqedoni prej shek. XV-XVII, shkaqet dhe mënyra e përhapjes” të autorit Mr. Ffehmi Ebibi – ligjërues dhe imam në xhamitë e Negotinës së Pollogut. U bë promovimi i albumit me Ilahije “Selam” të Korit të Muftinisë së Gostivarit.

Manifestimi qendror, ashtu si çdo vit u transmetua drejtpërdrejt në kanalin televiziv shtetëror RTM2 – programi i dytë në gjuhën shqipe.

Shërbimi për Informim
Komuna e Gostivarit

Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional Mirë se erdhe o Resulall-llah 1

Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional Mirë se erdhe o Resulall-llah 2

Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional Mirë se erdhe o Resulall-llah 3

Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional Mirë se erdhe o Resulall-llah 4 

Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional Mirë se erdhe o Resulall-llah 6

Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional Mirë se erdhe o Resulall-llah 7

Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional Mirë se erdhe o Resulall-llah 8

Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional Mirë se erdhe o Resulall-llah 9

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1068
Content View Hits : 2251664