Skip to content
.: Lajme nga Komuna U inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga që lidh dy pjesët e qytetit të Gostivarit
U inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga që lidh dy pjesët e qytetit të Gostivarit PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 13 Prill – 2017U inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga që lidh dy pjesët e qytetit të Gostivarit 13

Në prani të qindra qytetarëve të Gostivarit, mysafirëve dhe delegacionit të udhëhequr nga kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta të enjten u inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga e re e hapur që lidh dy pjesët e qytetit.

Në fjalimin e tij para qytetarëve të pranishëm, kryetari z. Nevzat Bejta u shpreh që: “Sot është një ditë e veçantë për mua si kryetar komune, administratën komunale dhe qytetarët e Gostivarit, sepse përurojmë një projekt të shumëpritur dhe me rëndësi të veçantë për qytetarët e Gostivarit”.

“Për realizimin e projektit “Ndërtimi i urës mbi lumin Vardar”, Komuna e Gostivarit arriti të siguron fonde nga Fondit për Zhvillim Infrastrukturor të Komunave – MIDF. Në emrin tim, qytetarëve dhe administratës komunale, shprehin mirënjohje deri te ky institucion për përkrahjen që na dhanë në realizimin e këtij projekti”, tha kryetari Bejta, duke shtuar që: “Me urën dhe rrugën e re do të lidhen pjesa jugore dhe veriore e qytetit, me çka do të lehtësohet qasja deri tek Institucionet arsimore të qytetit, tre shkollat e mesme, institucionet e drejtësisë si dhe dy stadiumet e qytetit.

“Ura dhe rruga e re bëjnë lidhjen e shumë lagje dhe fshatra me autostradën Gostivar – Tetovë – Shkup, dhe magjistralen Gostivar – Kërçovë dhe Gostivar – Dibër”, shtoi kryetari Nevzat Bejta.

Kryetar Bejta tha që ky projekt ishte premtim elektoral në zgjedhjet e vitit 2013, dhe se ndjehet i lumtur që u arrit që ky premtim të bëhet realitet.

“Në zgjedhjet e vitit 2013 motoja ime ishte “Unë e dua Gostivarin”. Unë vazhdoj ta dua Gostivarin dhe besoj që me mbështetjen tuaj do të vazhdojmë të punojmë që Gostivarit tu ngjan qyteteve perëndimore”, vijoi kryetari Nevzat Bejta.

Ndërtimi i urës si dhe ndërtimi i rrugës së re bashkë me sistemin e kanalizimit fekal dhe atmosferik, ndriçimit publik dhe trotuareve, kapin vlerën e përgjithshme të investimit prej mbi 1 milion euro.

Gjatësia e urës së Demokracisë është 42 metra, gjerësia 20 metra. Janë ndërtuar katër korsi për vetura nga 3 metra të gjera, 2 korsi shtesë për biçiklistët me gjerësi nga 1.5 metra, si dhe 2 trotuare për këmbësoret me gjerësi nga 2 metra në të dyja anët e rrugës. Ura mbështetet në 8 shtylla mbajtëse prej betoni.

Edhe rruga i ka të njëjtat performanca. Është ndërtuar sistemi i kanalizimit atmosferik, ndriçimi publik, si dhe sinjalizmi horizontal dhe vertikal.

Shërbimi për Informim
Komuna e Gostivarit

U inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga që lidh dy pjesët e qytetit të Gostivarit 1

U inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga që lidh dy pjesët e qytetit të Gostivarit 2

U inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga që lidh dy pjesët e qytetit të Gostivarit 3

U inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga që lidh dy pjesët e qytetit të Gostivarit 4 

U inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga që lidh dy pjesët e qytetit të Gostivarit 5

 

 

U inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga që lidh dy pjesët e qytetit të Gostivarit 6

U inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga që lidh dy pjesët e qytetit të Gostivarit 7

U inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga që lidh dy pjesët e qytetit të Gostivarit 8

U inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga që lidh dy pjesët e qytetit të Gostivarit 9

U inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga që lidh dy pjesët e qytetit të Gostivarit 10

U inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga që lidh dy pjesët e qytetit të Gostivarit 11

U inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga që lidh dy pjesët e qytetit të Gostivarit 12

U inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga që lidh dy pjesët e qytetit të Gostivarit 13

U inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga që lidh dy pjesët e qytetit të Gostivarit 14

U inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga që lidh dy pjesët e qytetit të Gostivarit 15

U inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga që lidh dy pjesët e qytetit të Gostivarit 16

U inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga që lidh dy pjesët e qytetit të Gostivarit 17

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1068
Content View Hits : 2251662