Skip to content
.: Lajme nga Komuna Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta kërkon mendim nga ana e kompetentëve mbi funksionimin e institucioneve lokale pas mbarimit të mandatit
Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta kërkon mendim nga ana e kompetentëve mbi funksionimin e institucioneve lokale pas mbarimit të mandatit PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 4 Prill – 2017

Duke u nisur nga fakti që qytetarët nuk janë fajtorë për gjendjen e krijuar politike dhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale për shkak të skadimit të afateve ligjore për shpallje nga ana e kryetarit të Parlamentit, kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta dërgoi deri tek Qeveria, Parlamentidhe Ministria e Pushtetit Lokal e Republikës së Maqedonisë, kërkesë për mendim sa i përket veprimit të mëtejmë të funksionimit pas mbarimit të mandatit, i cili sipas ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, mbaron me 14 Maj të vitit 2017.

Me qëllim që të mos vijë deri tek bllokimi i funksionimit të Pushtetit Lokal dhe me qëllim që qytetarët të mos kenë ngecje në marrjen e shërbimeve nga ana e Komunës, kërkohet zgjidhje ligjore që nuk do të cenonte interesin e përgjithshëm të qytetarëve.
Në vazhdim ua sjellim tekstin nga Kërkesa për Mendim të adresuar në institucionet e lartpërmendura :

Deri te: Qeveria e Republikës së Maqedonisë,

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë,

Ministria e Pushtetit Lokal e Republikës së Maqedonisë

Të nderuar,

Duke pasur parasysh situatën e re të krijuar dhe mosshpalljen e zgjedhjeve lokale në kohë dhe duke marrë parasysh Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë e cila garanton e drejtën e qytetarëve në vetëqeverisjen lokale, garanton pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrjen për pyetje nga vetëqeverisja lokale, drejtpërdrejtë dhe nëpërmjet përfaqësuesve të shërbimeve publike, urbanizmi dhe planifikim rural, mbrojtje të mjedisit, zhvillim lokal ekonomik, financim lokal shërbime lokale, kulturë, sport, arsim, mbrojtje shëndetësore dhe lëmi të tjera të parapara me ligj.

Në bazë të nenit 49 të ligjit për vetëqeverisje lokale kryetari zgjidhet çdo katër vjet, në zgjedhje të drejtpërdrejta dhe të përgjithshme me votë të fshehtë.
Kryetari sapozgjedhur detyrën e merë nga kryetari paraprak në afat prej shtatë ditë nga dita e zgjedhjeve në pajtim me nenin 52 paragrafi 1 të ligjit.

Në pajtim me nenin 16 të kodit zgjedhor zgjedhjet e këshillave dhe kryetar komunash mbahen çdo katër vjetë njëkohesishtë në të gjithë komunat, në pjesën e parë të muajit maj, në pajtim me ndryshimet e reja të kodit zgjedhor.

Duke marrë parasysh të lartëcekurën kërkojmë nga ana e Juaj që të prononcoheni për veprim të mëtutjeshëm.

Me respekt,

Nevzat Bejta, kryetar i Komunës së Gostivarit

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1025
Content View Hits : 2042845