Skip to content
.: Lajme nga Komuna Këshilli i Komunës së Gostivarit realizoi seancën e 36-të, u aprovua raporti i punës së Stacionit Policor të Gostivarit për vitin 2016
Këshilli i Komunës së Gostivarit realizoi seancën e 36-të, u aprovua raporti i punës së Stacionit Policor të Gostivarit për vitin 2016 PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 14 Mars – 2017Këshilli i Komunës së Gostivarit realizoi seancën e 36-të u aprovua raporti i punës së Stacionit Policor të Gostivarit për  vitin 2016 3

Këshilli i Komunës së Gostivarit realizoi seancën e 36-të me radhë e cila u karakterizua me miratimin e raportit të punës së Stacionit Policor të Gostivarit për vitin 2016, disa pika të rendit të ditës që ndërlidhen me buxhetin komunal, si dhe shumë pika të tjera të rëndësishme.
Në prani të drejtuesve të Komunës si dhe 29 këshilltarëve komunal, shefi i Stacionit Policor të Gostivarit, Gazi Abdurahmani paraqiti raportin për punë për vitin paraprak të institucionit që drejton.

Abdurahmani vuri në dukje që Stacioni policor në Gostivar gjatë viti 2016 ndërmori masa permanente dhe aktivitete në kuadër të autorizimeve ligjore me qëllim të pengimit, prevenimit dhe shkatërrimit të të gjitha formave të kriminalitetit dhe sjelljeve devijuese.

“Në periudhën e lartpërmendur në funksion të zbulimit të veprave të kryera penale në nivel të Stacionit Policor në Gostivar është arritur efikasiteti gjithëpërfshirës prej 60,2% në krahasim me vitin 2015 ki u arrit vetëm 56%”, deklaroi Abdurahmani, i cili duke folur për sferën e sigurisë në trafikun rrugor, potencoi që gjatë vitit 2016 janë ndërmarrë një numër i madh i masave dhe aktiviteteve me qëllim të sigurimit të rregullit dhe sigurisë më të madhe për mbarëvajtjen e trafikut rrugor, njëkohësisht ndërmerren edhe shumë masa me karakter preventiv-represiv.

Vlerësim pozitiv për raportin e paraqitur bëri kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i cili potencoi që bashkëpunimi reciprok mes Pushtetit Lokal dhe Stacioni Policor ka qenë i frytshëm dhe në llogari të sigurisë dhe në të mirën e qytetarëve të Gostivarit.
“Për kaq kohë sa Stacioni Policor i Gostivarit drejtohet nga Gazi Abdurahmani, mua si kryetar Komune nuk më ka ardhur asnjë vërejtje për punën e tij. Jemi të kënaqur me angazhimin e pjesëtarëve të Stacionit Policor të Gostivarit për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve të Gostivarit”, tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta.
Me 18 vota PËR, këshilltarët miratuan edhe propozim – konkluzionin për miratimin e raportit kuartal- IV për realizimin e buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2016.
Për këtë pikë si dhe për propozim – Llogarinë vjetore të buxhetit të komunës së Gostivarit për vitin 2016, si dhe propozim – vendimin për ndryshim të shpërndarjes së mjeteve në Buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2017, para këshilltarëve foli përgjegjësja e Sektorit për Çështje Financiare, Fitore Aligega, e cila bëri me dije që buxheti i komunës së Gostivarit për vitin 2016 ka qenë i planifikuar në vlerë prej 1.003.165.000 denarë dhe ka realizim prej 922.528.275,00 denarë ose me 92% .

“Në kuadër të buxhetit të konsoliduar,buxheti themelor ka realizim prej 83.94 %,buxheti i aktiviteteve të vetëfinancimit 91.27%,buxheti i dotacioneve me 99.99%,buxheti i donacioneve me 47.67% dhe buxheti i kredive me 60.23%.Në krahasim me realizimin buxhetor të vitit 2015 kemi rritje në realizim në buxhetin e konsoliduar prej 8%,te buxheti bazë 10.15%,buxheti i vetëfinancimit 17.52%,buxheti i dotacioneve 0.01% dhe buxheti i krediverritje në realizim prej 60.23%,rënie prej 10.29% kemi në buxhetin e donacioneve”, tha mes tjerash Aligega.
Sipas saj, nëse krahasohet realizimin e të hyrave ndër vite nga viti 2013 deri në vitin 2016 mund të konstatohet që ka rritje gradualetëtë hyrave ku për periudhën katërvjeçare rritja arrin 57.279.689,00 denarë.

“Në buxhetin bazë të hyrat tatimore kanë realizim prej 191.463.741,00 denarë,të hyrat jotatimore 8.793.213,00 denarë,të hyrat kapitale 34.194.732,00 denarë,transferedhe donacione 74.454.208,00 denarë.Kur jemi te buxheti themelor mund të themi që veç rritjes së realizimit prej 10.15 % kemi dhe rritje të të hyrave prej 10.200.685,00 denarë.Të dalat e buxhetit themelor janë 305.251.232,00 denarë,nëtëcilën janë të përfshirë pagat dhe kompensimet me 94.65%,rezervat dhe shpenzimet e padefinuara 43.33%,mallra dhe shërbime 78.17%,pagim kamatash 47.70%,subvencione dhe transferime 74.24%,benefite sociale 75.14%,shpenzime kapitale 83.56% dhe pagimi i kryegjësë 99.64%.Saldo në buxhetin e konsoliduar deri më 31.12.2016 kemi 11.772.592,00 denarë”, përfundoi Aligega.
Këshilltarët aprovuan edhe propozim – konkluzionin për miratimin e Raportit të punëve të kryera në Komunën e Gostivarit gjatë vitit 2016. Programi përmban realizimin e 75 projekteve siç janë: ndërtimi i rrugëve dhe rrugicave, ndërtimi i trotuareve, Instalimi dhe riparimi i ndriçimit publik në qytet dhe vendbanime të tjera , ndërtimi i terreneve sportive, ndërtimi i kanalizimeve fekale dhe atmosferike, e tjerë.

Me shumicë votash u aprovua edhe propozim – vendimi për dhënie pëlqim Planit vjetor për punësimin e nëpunësve shtetëror në komunën e Gostivarit për vitin 2018.
Një pikë e rëndësishme që u miratua nga shumica e këshilltarëve komunal ishte edhe propozim konkluzion për miratimin e Planit Akcional për përfshirje sociale në intervalin kohor nga viti 2017 deri në vitit 2021, i realizuar në kuadër të projektit “Partneritetet Lokale për Përfshirje Sociale“ (dhjetor 2015 deri në gusht 2017) i realizuar nga ana e Asociacionit për Iniciativa Demokratike – ADI, Gostivar.
U miratua edhe propozim –vendimi për azhurnim të rregullt të “Vlerësimit të rrezikshmërisë në territorin komunës së Gostivarit nga të gjitha risqet dhe rreziqet për vitin 2017”.

Këshilltarët aprovuan edhe 11 vendime që lidhen me funksionimin e Ndërmarrjeve Publike “Komunalec”,“Parkingu i qytetit dhe gjelbërimi” si dhe NPEOS “Rinia”.
Në këtë drejtim u aprovua edhe propozim - konkluzion për dhënie pëlqim vendimit të Këshillit Drejtues të Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, për vërtetimin e Vendimit për huazim afatgjatë kreditor për financim të projektit “Ujësjellës dhe kanalizim për faza e parë, hapi i dytë”. Për këtë pikë të rendit të ditës, para këshilltarëve sqaroi Pajtim Saiti, përgjegjës i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe implementim projektesh.
Këshilltarët aprovuan edhe propozim – programën për ndryshim dhe plotësim të Programës për aktivitetet në Komunën e Gostivarit nga sfera e arsimit për vitin 2017.
U aprovuan edhe dy propozim – aktvendime për shkarkim dhe emërim të anëtarëve të këshillit drejtues të shkollës fillore “Liria” të fshatit Vërtok, si dheshkarkimin dhe emërimin e anëtarëve të këshillit drejtues të shkollës fillore “Bashkimi” në Gostivar.

Nga sfera e arsimit dhe edukimit, u aprovua edhe propozim – vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për Institutin Publik “Gëzimi fëmijëror”, në Gostivar.
Këshilltarët komunal, po ashtu, miratuan edhe 13 vendime për përfshirje të objekteve të ndërtuar pa leje në dokumentacionin e planit urbanistik për po aq persona fizik, 1 vendim për mos përfshirje, si dhe katër vendime për sjelljen e dokumentacionit planor urbanistik për po aq persona fizik, banorë të Komunës së Gostivarit.

Shërbmi për Informim

Këshilli i Komunës së Gostivarit realizoi seancën e 36-të u aprovua raporti i punës së Stacionit Policor të Gostivarit për  vitin 2016 1

 

 

Këshilli i Komunës së Gostivarit realizoi seancën e 36-të u aprovua raporti i punës së Stacionit Policor të Gostivarit për  vitin 2016 2

Këshilli i Komunës së Gostivarit realizoi seancën e 36-të u aprovua raporti i punës së Stacionit Policor të Gostivarit për  vitin 2016 3

Këshilli i Komunës së Gostivarit realizoi seancën e 36-të u aprovua raporti i punës së Stacionit Policor të Gostivarit për  vitin 2016 4

Këshilli i Komunës së Gostivarit realizoi seancën e 36-të u aprovua raporti i punës së Stacionit Policor të Gostivarit për  vitin 2016 5

Këshilli i Komunës së Gostivarit realizoi seancën e 36-të u aprovua raporti i punës së Stacionit Policor të Gostivarit për  vitin 2016 6

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1068
Content View Hits : 2251693